LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të pavaksinuarit, shumë më të rrezikuar nga ‘Delta’/ Paralajmëron epidemilogu

28 Korrik 2021, 19:42, Lifestyle CNA
Të pavaksinuarit, shumë më të rrezikuar nga

Epidemiologu Alban Ylli tha për Euronews Albania se rreziku i infektimit me variantin ?Delta? të COVID-19 është shumë më i madh tek personat e pavaksinuar se sa ata që kanë bërë një vaksinë, çfarëdolloj qoftë ajo.

Edhe pse rastet me këtë variant janë shumë të pakta në Shqipëri për të krijuar një ide të qartë lidhur me prirjen e tij, mjeku shpjegoi se përvoja e vendeve ku ?Delta? është mbizotërues, si në Britani të Madhe, SHBA apo Indi ka treguar se personat e vaksinuar janë shumë më të mbrojtur nga ky variant i virusit.

Këtë, tha epidemiologu, e konfirmon edhe fakti që grupmoshat më të prekura deri tani nga ky virus janë të rinjtë, që janë masivisht edhe personat më të pavaksinuar.

Z. Ylli u shpreh se situata aktuale e epidemisë në vendin tonë, nisur nga shifrat është e riskut të ulët dhe kjo sipas tij mund të zgjasë edhe pak.

Por, nisur nga prirja globale, tha mjeku, duket e pashmangshme një rritje graduale e numrave që mund të pasohen në të ardhmen afërt me vdekjet.

?Shoqëria dhe qeveria nuk duhet të harrojnë se jemi një stad të përparuar të pandemisë?, u shpreh ai./euronews

Lajmet e fundit nga