LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skënderbeu zhgënjen në miqësoren e radhës, mundet nga Gjilani

28 Korrik 2021, 18:16, Sport CNA
Skënderbeu zhgënjen në miqësoren e radhës, mundet nga

Skënderbeu është mundur sot nga Gjilani në testin e dytë miqësor të kësaj faze përgatitore. Korcarët kanë testuar edhe një herë veten pas dy javësh përgatitje dhe kanë mundur të shohin se deri në ccfarë pike përgatitore janë në këtë moment.

Por duket se pas suksesit në testin e parë ndaj Maliqit ekipi ka qënë më i ngarkuar fizikisht duke mos arritur të përballojë dot të gjithë 90 minutëshin e këtij takimi që është fituar nga miqtë e Gjilanit me rezultatin 1-3.

Në këtë takim duket se Memelli kishte hedhur në fushë lojtarët e konfirmuar thashmë si pjesë e Skënderbeut duke shtuar edhe dy afrimet e fundit të merkatos për të parë se cfarë janë në gjendje të bëjnë dhe sa janë shkrirë me ekipin.

Golin e vetëm për Skënderbeun e shënoi Belajdi Pusi. Korçarët do luajnë sfida të tjera miqësore në ditët në vijim, në kuadër të fazës përgatitore për sezonin e ri futbollistik 2021-2022. / CNA.al

Lajmet e fundit nga