Connect with Us

Skënderbeu mbyll merkaton, skuadra korçare nuk pret më afrime

Sport

Skënderbeu mbyll merkaton, skuadra korçare nuk pret më afrime

Publikuar

-

Skënderbeu mbyll merkaton me afrimin e Bismarkut dhe Asantes. Me shumë mundësi këto të dy do të jenë lëvizjet e fundit në radhët e korçarëve për këtë sezon, pavarësisht dëshirave të trajnerit Migen Memelli për të afruar të tjerë futbollistë në repartin difensiv.

Veç Bismarkut që firmosi, edhe mbrojtësi Asantes është drejt konfirmimit si firmë e radhës te Skënderbeu, të paktën nga ato çfarë drejtuesit kanë parë te lojtari. Testi që do të vendosë për të ardhmen e mbrojtësit të krahut është ai ndaj Gjilanit pasditen e sotme, atje ku 24-vjeçari do të testohet nga Memelli si titullar në këtë takim, për të parë më saktësisht nëse do të jetë ai zëvendësuesi i Meksit në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Ndërsa sa i përket Bismarkut, lojtari duket se ka një farë garancie në fushë dhe sigurisht që pritet të provohet se si do të funksionojë në dyshe me Mensah, që me shumë mundësi do të kthehet brenda kësaj jave. Kjo do të jetë me interes nga Memelli për të parë se si vija e parë e sulmit do të formohet me dyshen ganeze, që veç cilësisë, mund të jenë burim të ardhurash financiare te Skënderbeu.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

ZYRTARE/ Një numër 10 për Kukësin në limit, zbulohet lojtari që firmosi dhe zëvendëson Ibraimin te verilindorët

Publikuar

-

Nga

Klubi i Kukësit ka arritur të godasë në limitet e merkatos, teksa ka prezantuar zyrtarisht dhe mesfushorin serb, Luka Milunoviç.

28-vjeçari ka firmosur dje një kontratë 1-vjeçare me verilindorët duke u bërë kështu lojtari i ri i skuadrës. Milunoviç shihet si pasuesi ideal i Agim Ibraimit dhe gjithashtu ai më parë është aktivizuar edhe me fanellat e Debrecen, Aris Selanik, Partizan i Beogradit, Zulte, Melah, Sabah Vozdovac dhe së fundmi ishte pjesë edhe e Napredak në kampionatin serb të futbollit.

Lajmin e zyrtarizimit të Milunoviç e ka bërë vetë klubi i Kukësit me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen mesfushorit 28-vjeçar.

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT –

“Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Luka Milunoviç është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 28-vjeçar ka firmosur ditën e djeshme me klubin një kontratë njëvjeçare duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

⚽️ Mesfushori serb vjen te skuadra jonë nga ekipi i Napredak ku u aktivizua së fundmi në kampionatin serb, teksa ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Debrecen, Aris Selanik e Partizani i Beogradit.

💪🏻 Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Welcome Luka 🤝

Skeda e Lojtarit:



Emri: Luka Milunoviç

Mosha: 28 vjeç

Kombësia: Serb

Gjatësia: 1.80 m

Pozicioni: Mesfushor

Klubet e meparshme: Napredak, Debrecen, Melaka, Sabah, Vozdovac, Aris, Platanias, Partizani Beograd, Zulte.”

LEXO TE PLOTE

Sport

A do zhvillohet sërish Brazil-Argjentinë? Kombëtarja “albiceleste” mund ta fitojë në tavolinë

Publikuar

-

Nga

Një vendim do të merret brenda 72 orëve. Kaq shumë hije mbi ndërhyrjen e autoritetit shëndetësor brazilian në ndeshjen e ndërprerë mes Brazilit dhe Argjentinës.

Tani bëhet fjalë për të kuptuar se cilat do të jenë pasojat e pezullimit të bujshëm të Brazilit-Argjentinës, e vendosur nga një ndërhyrje nga autoritetet shëndetësore braziliane pas 6 minutash lojë, marrë nga  La Gazzeta dello Sport.

Në Argjentinë ekziston siguria e fitimit në tavolinë por çështja është në duart e komisionit disiplinor të FIFA -s i cili do të vendosë brenda 72 orëve nga pezullimi i sfidës.

Polemika e ashpër mbi incidentin dhe metodat e ndërhyrjes së autoriteteve braziliane, të cilët hynë në fushë.



Ndërkohë, delegacioni argjentinas u kthye në shtëpi pasi u mbyll në dhomën e zhveshjes për më shumë se dy orë. Ndërhyrja e ambasadorit argjentinas, i cili shoqëroi Messin dhe shokët e tij në aeroportin e Sao Paulos ishte vendimtar.

FAKTET – Autoritetet shëndetësore braziliane bastisën fushën për të kërkuar dëbimin e katër lojtarëve argjentinas që luajnë në Premier League, të akuzuar se kanë falsifikuar hyrjen në Brazil, duke mos deklaruar që mbërritën nga Anglia.

Sipas rregulloreve aktuale, kushdo që mbërrin në Brazil nga Mbretëria e Bashkuar duhet të respektojë 14 ditë karantinë, gjë që nuk ndodhi për katër lojtarët e “paditur” (Martinez, Romero, Buendìa dhe Lo Celso).

SKENARET- Sipas thashethemeve të para, ekzistojnë dy skenarë të mundshëm të marrë në konsideratë nga FIFA: nga njëra anë, shtyrja e sfidës, me vështirësitë shoqëruese në gjetjen e një date të dobishme, nga ana tjetër për të caktuar fitoren e Argjentinës.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Dede flet “pa doreza”: Me Uzunin është bërë padrejtësi te Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Trajneri Nevil Dede ka thënë se me Myrto Uzunin është bërë padrejtësi te Shqipëria, duke parë formën e mirë që ai ka kaluar në dy vitet e fundit. Në emisionin “Skaner”dede, Dede është shprehur se trajneri Reja ka lojtarët më të mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

“Unë mendoj që ky grup lojtarësh është në moshë të re dhe kanë një të ardhme përpara. Po punohet mirë te ekipet e moshave. Po vijnë lojtarë me shumë prespektive. Broja ka një shpejtësi të frikshme, për sa i përket një euriopiani.



Ai mendoi se me shpejtësinë që ka, mund të shkëputet dhe ia dilte. Me Uzunin është bërë padrejtësi, duke parë formën e mirë që ka kaluar në dy vitet e fundit. Reja ka lojtarë më të mirë nga e kaluara. Gjimshiti është gjithmonë te Atalanta dhe për këtë arsye flasim për të. Ne duhet ta rrisim Brojën. Duhet të bëjmë diçka më shumë. Ishim më mirë fizikisht se Hungaria.”, u shpreh Dede.

LEXO TE PLOTE