Connect with Us

“Shtrëngohet litari”/ Ish-ministri socialist bën paralajmërimin e frikshëm: Do e pësojnë dhe fëmijët

Politikë

“Shtrëngohet litari”/ Ish-ministri socialist bën paralajmërimin e frikshëm: Do e pësojnë dhe fëmijët

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë në qeverisjen e socialistëve, Arben Malaj shkruan se litari i borxheve të shtetit shqiptar sa vjen e po shtrëngohet, gjë të cilën sipas tij do ta paguajnë edhe fëmijët e sapo lindur.

Në një postim në rrjetet sociale, Malaj shkruan se qeveritarët përgjegjës duan të justifikojnë shkeljet ligjore dhe borxhet e rënda me përgjegjësinë kolektive, me “përgjegjësinë e tufëzuar”. Por, Malaj thekson se përgjegjësia është individuale.

Mirmëngjesi, litari i borxheve nga vendimet e gjykatave shqiptare për pushimet nga puna dhe gjobat e albitrazhit ndërkombëtar nga vendimet jo ligjore, nga disa oligarkë – po bëhet gjithnjë e më i trashë dhe mbytës edhe për fëmijët e sapo lindur. Tufëzat u prishën në 1991, por janë shfaqur shpesh në qeverisjet e tranzicionit dhe kanë kulmuar në qeverinë e të paditurve, inatçorëve, arrogantëve, të babëzitur dhe të kapur.

Qeveritarët përgjegjës duan të justifikojnë shkeljet ligjore dhe borxhet e rënda me përgjegjësinë kolektive, me “përgjegjësinë e tufëzuar”.

Përgjegjësia është personale edhe kur shkeljen e ligjit e kanë shkaktuar me pa-përgjegjshmërinë e tyre një grup qeveritarësh,

LEXO EDHE:  Video-Zjarr në fushën e mbetjeve/ Fieri “pushtohet” nga shtëllunga tymi  

Shpërdorimi i detyrës është direkt dhe indirekt.

Përpara ligjit të gjithë (duhet) të jenë të barabartë.

Është urgjent krijimi i listën së zezë të politikanëve, qeveritarëve dhe nënpunësve që sipas vendimeve përfundimtare të gjykatave vendase dhe ndërkombëtare u kanë krijuar kaq shumë borxhe të rënda taksapaguesve shqiptarë, të cilët duhen përjashtuar me vendim gjykate 5 deri në 7 vite nga mandate politike dhe në administratë siç po aplikohet në vetingun në Drejtësi.

Dite të mbarë pa borxhe të rritura nga të babëziturit në politikë, administratë dhe biznes”-shkruan Arben Malaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

75 policë me probleme besueshmërie, rrezik për nxjerrje të “sekretit shtetëror”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

75 policë kanë rezultuar me probleme sa i takon besueshmërisë. Atyre u është refuzuar pajisja me certifikate sigurie. Kontrolli i brendshëm ka skeduar edhe më shumë efektivë që mund të nxjerrin “sekretin shtetëror” e që nuk duhet të njihen me informacion të klasifikuar.

Zyrtarë të ndryshëm të policisë së shtetit nuk kanë kaluar “klasën” sa i takon sigurisë për të njohur, ruajtur, administruar apo transferuar një informacion të klasifikuar si sekret shtetëror.

Raporti i fundit për vitin 2020 i shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave ka evidentuar 115 policë që përbëjnë rrezik për “sekretin shtetëror”, ndërsa drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka refuzuar pajisjen me certifikate sigurie për 75 prej tyre.

Në bazë të ligjit ata duhet të transferohen në detyra ku nuk njihen me informacione konfidenciale, ndërsa ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj propozoi që në këto rrethana ato të përjashtohen nga radhët e policisë, propozim që u rrëzua në atë kohë nga deputetët e mazhorancës.



LEXO EDHE:  Hyn në fuqi Paketa Fiskale 2017, ja të gjitha ndryshimet në tatime dhe taksa

LEXO EDHE:  Afrimi i motit të ftohtë/ Evropa në alarm nga koronavirusi

Nivelet e certifikatës së sigurisë në Shqipëri janë 3“Konfidencial”, “Sekret” dhe “Tepër sekret”.

Refuzimi i certifikatave të sigurisë për punonjësit e policisë vjen në një kohë kur dhjetëra efektivë kanë rezultuar të përfshirë në trafiqe, korrupsion apo vepra të tjera penale./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas diskretitimit nga Luan Rama/ Reagon deputeti i Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Luan Rama, i cili është larguar nga LSI, së fundmi degjeneroi hapur nënkryetarin e LSI –së, Petrit Vasili, i cili vetëm me 302 vota do të jetë pjesë e legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama, pa i përmendur emrin, tha se aq vota sa ka marrë ai deputeti, i merr pelqime në rrjete sociale.



LEXO EDHE:  Video/ Pesë vite dështime të qeverisë Rama

LEXO EDHE:  “Hap e mbyll, si ajo loja "syllambyllurazi"!”/ Mjekja leksion qeverisë: Çfarë duhet të kishte bërë në 10 muaj pandemi

Sot, gjatë një interviste në Euronews Albania, Petrtit Vasili është pyetur edhe për dorëheqjen e Luan Ramës.

Jam njohur me dorëheqjen e gjatë dhe shteruese të z. Rama dhe nuk kam çfarë t’u heq e t’u shtoj atyre që ai ka parashtruar po vetë në të”,  tha Vasili, duke mos komentuar më tej./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputeti 300 votash nuk heq dorë nga çmenduritë/ Çudit Petrit Vasili, i dështuari i LSI

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti 300 votësh, Petrit Vasili, ka kërkuar që të zbardhet masakra zgjedhore.

Kjo deklaratë e tij çudit të madh dhe të vogël, pasi me 300 vota, s’ka Ligj, Kod Zgjedhor dhe Prokurori që ti bëjë derman.

Ishte vullneti i qytetarëve për ta lënë jashtë dyerve të Kuvendit Petrit Vasilin dhe dëshira e Monika Kryemadhit për të futur në Kuvend një deputet që qytetarët nuk e kanë votuar.

Në këmbim Vasili bën megafonin e Kryemadhit, duke qenë se kjo e fundit pas zgjedhjeve të 25 Prillit, qëndroi larg mediave, duke mos komentuar asnjë rrethanë politikë.



Sot në një intervistë Euronews Albania Petrit Vasili tha se nuk do të ketë marrëveshje tjetër me maxhorancën për ndryshimet kushtetuese.

Ndryshime kushtetuese kërkojnë edhe kompromisin dhe votimin nga ana e Rilindjes. Për të vajtur dhe ndërtuar kompromise të tilla, pa zbardhur këto përgjegjësi shumë të rënda që janë masakrimi i zgjedhjeve, reforma në drejtësi dhe çështjet e shkatërrimit ekonomik, nuk mund të shkojmë për një arsye shumë të thjeshtë sepse ne kemi bërë një sprovë shumë të madhe në 5 qershor”, tha ai.

LEXO EDHE:  Mjeku Dasho: Shqipëria ka dështuar me masat ndaj COVID-19

LEXO EDHE:  Hyn në fuqi Paketa Fiskale 2017, ja të gjitha ndryshimet në tatime dhe taksa

Ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes të Euroneës Albania për mundësitë e krijimit një grupi parlamentar, por theksoi se nuk ka kohë për të humbur me asnjë burokraci parlamentare.

Misioni i vetëm i parlamentit të Shqipërisë është që të nxjerrë në foltoren e parlamentit të vërteta të mëdha që janë fshehur”, u shpreh Vasili, teksa shtoi se do të përdorin të gjithë format për të bërë opozitë, përfshirë edhe protestat./CNA.al

LEXO TE PLOTE