Connect with Us

Rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet, problemet që mbetën pa zgjidhje dhe ato që u shtuan nga 2017-ta

Aktualitet

Rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet, problemet që mbetën pa zgjidhje dhe ato që u shtuan nga 2017-ta

Publikuar

-

Rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet, problemet që mbetën pa zgjidhje dhe ato që u shtuan nga 2017-ta

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit përplasi politikën shqiptare. PD pretendoi se ODIHR konfirmoi masakrën zgjedhore, ndërsa për PS ky raport ishte më i miri ndonjëherë.

Në dokumentin e ODIHR flitet për disa probleme që kanë qenë në 2017-ën, dhe disa të tjera që shtohen për 2021-shin dhe theksohen si rekomandime prioritare për t’u përmirësuar në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Rekomandimi për ndërhyrje në ligjin zgjedhor përsëritet në rekomandimet e vitit 2021, me nevojën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Ajo që theksohet në pikën e parë të rekomandimeve për 2021-shin është konsensusi që duhet për të qartësuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Një tjetër problem në këto zgjedhje, evidentuar edhe në 2017-ën, lidhet me fshehtësinë e votës dhe presioni për votuesit.

Po ashtu, edhe shitblerja e votës mbetet një problem për të cilin ODIHR kërkon zgjidhje, njëjtë siç kishte kërkuar pas zgjedhjeve të 2017-ës. Në raport theksohet se duhen hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës. Qytetarët duhet gjithashtu të raportojnë dhe të japin prova të çdo rasti blerje votash ose presioni.

Mbrojtja e të dhënave personale, kryesisht e shkaktuar nga publikimi i sistemit të patronazhistëve pak ditë para zgjedhjeve, është një tjetër shqetësim që ka ODIHR.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 Prillit/ ODIHR: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor donin më shumë kohë për tu konsultuar

Në raport kërkohen ndryshime ligjore që do i jepnin pavarësi mediave e do i mbante larg presioneve financiare gjatë fushatave. Rrjedhimisht, lajmet nuk do kontrolloheshin e as prodhoheshin nga partitë.

Ndërkohë, çështje si depolitizimi i administratës zgjedhore, e drejta e votës për personat me aftësi të kufizuara apo transparenca për materialet zgjedhore, ndryshe nga raporti i 2017-ës, në dokumentin e 2021-shit, nuk përmenden më si këshilla parësore.

Megjithëse zgjedhjet ndryshojnë, teknologjia e përdorur po ashtu, edhe paratë e shpenzuara rriten, problematikat mbeten të njëjta. Në çdo palë zgjedhje shtrohet diskutimi për një reformë të re dhe gjërat ndryshojnë vetëm pak muaj para se shqiptarët të shkojnë në kutitë e votimit, pa i lënë kohë as institucioneve.

Reformat zgjedhore pak muaj para zgjedhjeve kanë treguar se nuk kanë qenë plotësisht të efektshme, dhe në shtator, një nga detyrat më emergjente të Parlamentit të ri do të jetë përfundimi sa më shpejtë i paketës ligjore për zgjedhjet. Parlamenti i ri do na gjejë sërish me nevojën për një reformë zgjedhore dhe dialog mes palëve./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

“Rivaksinim çdo 5-6 muaj”/ Izraeli përgatit dozën e katërt anti-Covid

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Pavarësisht se Izraeli është shteti me vaksinimet më të larta të popullsisë, rritja e shifrave të infektimeve i ka detyruar autoritetet të marrin një tjetër vendim.

Tashmë popullsia në Izrael po bëhet gati për vaksinimin e dozës së katër anti-Covid, me qëllim për të shmangur mutacionet e reja të këtij virusi që ka pushtuar gjithë globin.

Zyrtari izraelit i deleguar për t’u marrë me pandeminë, Selman Zarka, ka thënë se tani, qytetarët duhet të kuptojnë se ata do të vaksinohen më shpesh kundër virusit, “çdo 5 deri në 6 muaj”.



“Izraeli pritet të sigurojë vaksina që janë zhvilluar posaçërisht për të trajtuar mutacione të ndryshme të koronavirusit deri në fund të vitit 2021 ose në fillim të vitit 2022,” tha ai për radion shtetërore Kan.

LEXO EDHE:  “Me 30 Qershor u rrëmbye pushteti vendor”/ Ish ministri i Ramës: ODIHR e konfirmoi

LEXO EDHE:  “Djalli që po lexon biblën”/ Olli i “përvishet" Ramës: Ky është një mashtrim i madh

“Meqenëse virusi është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu, ne do të duhet të përgatitemi për një dozë të katërt. Kjo do të jetë jeta jonë tani e tutje, ne do të përjetojmë valë të njëpasnjëshme të koronës. Duket se nëse mësojmë mësime nga vala e katërt, duhet të marrim parasysh shfaqjen e valëve të reja me mutacione të reja, siç është mutacioni i ri” Mu “nga Amerika e Jugut”, përfundoi ai.

Izraeli po vendos një rekord të ri për Covid-19, me një valë të katërt që po godet vendin. Të mërkurën e kaluar në Izrael u regjistruan 1,892 raste të reja të Covid./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vlerësimet për Nënë Terezën/ Profesori “dush të ftohtë” politikës: Jeni hipokritë

Publikuar

-

Nga

Profesor Artan Fuga ka reaguar në lidhje me komentet që figura të ndryshme të politikës, kanë bërë për Shenjtoren Nënë Tereza.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se është hipokrizi që nga një anë të bësh korrupsion dhe të mos bësh asgjë vullnetare, por nga ana tjetër thua “jam krenar që Nënë Tereza ishte shqiptare”.

Kjo pyetje më mundon:

A mundesh njëherësh të bësh korrupsion, kurrë të mos ndihmosh financiarisht solidaritetin social, të kërkosh tendera dhe projekte me të gjitha energjitë korruptive, duke shkëmbyer privilegje, mos bësh asgjë vullnetare, të kërkosh pasuri pa fund, sende lluksi, të përbuzësh atë që rri te kafja veshur me rroba Gabi, të mbledhësh pasuri në miliona euro, të jetosh në supervila, dhe njëherësh



LEXO EDHE:  Zgjedhjet në filtër të ODIHR/ Flet ambasadorja Ursula Gacek

LEXO EDHE:  Ankimimet e PD për zgjedhjet/ Yuri Kim thirrje autoriteteve: Merrini me seriozitet

të thuash se sot e kemi pushim meqë përkujtojmë Nënë Terezën!

A mundesh pra të jesh edhe rob i vesit të interesit material si vlerë kryesore e jetës tënde dhe të thuash se je krenar që Gonxheja ishte shqiptare!

I fortë duhet të jesh si hipokrit ta bësh! Ose je budalla që nuk kupton se çfarë flet! Nuk kupton kush je, sepse hipokrizia të pengon të shohësh thellë brenda teje!”-shkruan Artan Fuga./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Talebanët i japin fund rezistencës së vetme/ Pretendojnë fitore në Luginën Panjshir

Publikuar

-

Nga

Talebanët thanë të hënën se e kanë pushtuar Luginën veriore Panjshir, duke i dhënë fund rezistencës së vetme të armatosur ndaj sundimit të tyre në Afganistan.

“Kjo fitore i jep fund luftës në mbarë vendin dhe hap rrugën për një jetë paqësore dhe përparim në një atmosferë pavarësie,” tha në një deklaratë zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid.

Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga forcat opozitare, të njohura si Fronti i Rezistencës Kombëtare, (NRF) të udhëhequr nga komandanti Ahmad Massoud.

Talebanët e shpallën fitoren disa orë pasi Ahmad Massoud tha se i mirëpriste propozimet e dijetarëve fetarë për bisedime paqësore me talebanët, nëse ata tërhiqnin forcat e tyre nga vendlindja e tij, Panjshir.

Ahmad Massoud e bëri ofertën përmes një postimi në faqen e organizatës së tij në facebook në ditën kur forcat talebane pretenduan se kishin hapur rrugën për në kryeqytetin e provincës, Bazarak, pasi pushtuan pjesën tjetër të provincës.

Burime të shumta konfirmuan gjithashtu vrasjen e zëdhënësit zyrtar të NRF-së, Fahim Dashty, së bashku me kushëririn e Massoudit, gjeneralin Abdul Wudood, gjatë luftimeve të së dielës.

“Fronti Kombëtar i Rezistencës është gati të ndalojë luftimet menjëherë në mënyrë që të arrijë paqe të qëndrueshme, nëse grupi taleban përfundon sulmet dhe lëvizjet e tij ushtarake në Panjshir dhe Andarab”, thuhet në postimin në Facebook duke cituar Massoudin. Andarabi është një zonë në provincën fqinje Baghlan dhe shtrihet në hyrje të Panjshirit.

Deklarata e Massoudit ishte përgjigje të raportimeve në mediat afgane që thanë se një këshill i dijetarëve fetarë u kishte bërë thirrje talebanëve të pranonin një marrëveshje të negociuar për t’u dhënë fund luftimeve.

Panjshiri është zona e fundit e mbetur e rezistencës së armatosur ndaj sundimit të talebanëve që kur ata pushtuan 33 provincat e tjera afgane, përfshirë kryeqytetin, Kabulin, muajin e kaluar në një goditje të rrufeshme, ndërsa forcat qeveritare të stërvitura nga perëndimi u rrëzuan dhe presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi.

Por, një javë më vonë NRF-ja, në të cilën janë përfshirë pjesëtarë të forcave afgane të sigurimit të stërvitur nga Shtetet e Bashkuara dhe milicitë fisnore lokale, rimori Andarabin dhe dy rrethe të tjera ngjitur në Baghlan.

Talebanët e dënuan sulmin si një shkelje të amnistisë së tyre të përgjithshme për të gjithë pjesëtarët dhe politikanët e qeverisë së përmbysur afgane. Ata në mënyrë të përsëritur u kishin kërkuar udhëheqësve të NRF-së që të dorëzojnë armët dhe të gjejnë një zgjidhje të negociuar.

Bisedimet përfundimisht u ndërprenë, ndërsa secila palë fajësoi tjetrën për dështimin e tyre, duke bërë që talebanët të ndërmarrin një ofensivë të madhe disa ditë më parë për të rimarrë zonat e humbura.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 Prillit/ ODIHR: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor donin më shumë kohë për tu konsultuar

LEXO EDHE:  "Me 30 Qershor u rrëmbye pushteti vendor"/ Ish ministri i Ramës: ODIHR e konfirmoi

Përparimet gjithashtu u hapën rrugën talebanëve të sulmonin dhe të hynin në Panjshir, shtëpi e pakicës etnike taxhike të vendit që shtrihet në veri të kryeqytetit, Kabul.



Në postimet në rrjetet sociale, zyrtarët talebanë, duke iu përgjigjur ofertës me kushte të bisedimeve, thanë se forcat e tyre po vazhdonin përpara me ofensivën për të pastruar Panjshirin nga rezistenca e armatosur, duke shtuar se luftimet po vazhdonin brenda Bazarakut.

Pretendimi nuk mund të vërtetohej nga burime të pavarura, dhe të dyja palët kundërshtare kanë publikuar të dhëna të fryra mbi përfitimet e tyre që nga shpërthimi i luftimeve.

Babai i Massoudit mbrojti me sukses provincën në kohën kur talebanët sunduan pjesën më të madhe të Afganistanit nga viti 1996 deri në vitin 2001.

Mungesa e kontrollit mbi të gjithë Afganistanin me sa duket i ka penguar talebanët të shpallin një qeveri të re.

Grupi islamik është nën vëzhgimin ndërkombëtar për të përmbushur premtimet se sistemi i tyre i qeverisjes do të përfaqësojë të gjitha grupet etnike afgane dhe do të respektojë të drejtat e njeriut, veçanërisht ato të grave, ndryshe nga regjimi i tyre i mëparshëm i ashpër në Kabul.

Të shtunën, grupe të vogla të grave dolën në rrugë në Kabul dhe në pjesë të tjera të Afganistanit perëndimor, duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre dhe përfaqësimin në qeverinë e re.

Luftëtarët talebanë shpërndanë një tubim të dhjetëra grave në kryeqytet për t’i penguar ato që të shkojnë në pallatin presidencial.

Pamjet në rrjetet sociale shfaqën demonstrueset që ishin përballur me luftëtarët e armatosur talebanë, duke mbuluar gojën dhe duke u kollitur, ndërsa një grua tha se rojet e sigurisë kishin përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë tubimin.

“Talebanët bllokojnë protestën me rrahje dhe gaz lotsjellës: për fat të keq, kjo është shumë e njohur për një grup që mbështetet në forcën brutale për të shtypur kundërshtimet” shkroi në twitter Patria Gossman, nga grupi Human Rights Watch.

Talebanët vendosën një sistem brutal të drejtësisë, ndaluan gratë nga puna dhe parandaluan vajzat e rritura që të shkollohen kur grupi fundamentalist mori pushtetin në Afganistan në vitin 1996.

Udhëheqësit talebanë, megjithatë, kanë premtuar se do të vendosin një qeveri gjithëpërfshirëse në Kabul, për të cilën thonë se do t’i lejojë gratë të punojnë dhe të shkollohen brenda kuadrit të ligjit islamik, ose Sheriatit. Shumë afganë dyshojnë në besueshmërinë e premtimeve të tyre.

“Do të jetë një sistem apo qeveri gjithëpërfshirëse e fortë qendrore dhe e qëndrueshme”, tha për Zërin e Amerikës të premten, Bilal Karimi, anëtar i komisionit kulturor të talebanëve./VOA

LEXO TE PLOTE