LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pazare mes ish-gruas së Ramës dhe KLGJ”/ Zbulohet skema mafioze?

28 Korrik 2021, 12:20, Denoncim CNA
“Pazare mes ish-gruas së Ramës dhe KLGJ”/ Zbulohet skema

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me marrëveshjen mes Institutit East-West dhe KLGJ, për menaxhimin e dosjeve gjyqësore, stoku i të cilave, sipas tij, për shkak të dështimit të reformes ne drejtesi ka arritur në mbi 100 000.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Instituti Esat-West që iu besua menaxhimi i 100 mijë dosjeve stok te gjykatave të vendit në Shqiperi drejtohet nga ish bashkëshortja e e kryeministrit Edi Rama, Delina Fico, e cila aktualisht është bashkëshortja e ministrit të brendshëm Bledi Çuçi.

Sipas Berishës, ky fakt ngre dyshime të forta për korrupsion dhe pazare mes drejtueses së KLGJ dhe Delina Ficos.

?A po ndajne para Delina Fico me Llagamin e KLGJ?

Te dashur miq, disa dite me pare mediat njoftuan se midis Institutit East-West dhe KLGJ u arrit marreveshja per menaxhimin e dosjeve gjyqesore stoku i te cilave per shkak te deshtimit te reformes ne drejtesi ka arritur ne mbi 100 000.

Ne kete kontekst shtoj se shpreh mirenjohjen me te thelle per çdo dollar te takpaguesve amerikan qe vjen si ndihme per Shqiperine dhe qytetaret shqiptar.

Por pasi mesova nga burime serioze nga SHBA se Instituti Esat-Ëest qe iu besua menaxhimi i 100 mije dosjeve stok te gjykatave te vendit ne Shqiperi drejtohet nga ish bashkeshortja e Edvin Rames dhe aktualisht bashkeshortja e ministrit te brendshem Çuçi, e konsideroj kete marreveshje midis Llagamit dhe Ficos fort te dyshimte per korruptive dhe te papranueshme.

Une nuk mendoj se gruaja e ministrit te Brendshem eshte personi qe duhet ti besohet menaxhimi i dosjeve gjyqesore. Kete Llagami, e emeruar aty ne aplikim te standarteve te dyfishta e di shume mire. Por natyrisht asaj i intereson se me Zj Çuçi-Fico duket i ka me te lehta pazaret.?-shkruan Berisha.

Më tej, ai thekson se duke emëruar në organet drejtuese familjarë dhe të afërm të ministrave të PS, ?drejtësia shqiptare rilind e tëra si drejtësi e familjeve mafioze të narkoqeveritareve të sotëm.?

?Duke i dorezuar menaxhimin e dosjeve gjyqesore bashkshortes se ministrit Çuçi, Delina Ficos pas emerimit ne krye te organeve drejtuese te vellezerve, motrave, kuneterve te ministrave te PS si Pamela Ballukut ne KPK, vellait te ish ministres Gjermeni, Artur Metanit ne krye te ILD, kuntatit te Ish ministres Kodheli, Genti Ibrahimit ne krye te KLP, ish ministrit Panda ne Gjykaten e Larte dhe zyrtareve te tjere, drejtesia shqiptare rilind e tera si drejtesi e familjeve mafioze te narkoqeveritareve te sotem.?-përfundon postimin e tij Sali Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga