Connect with Us

Pas incidentit me policinë/ Gazetari jep dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës

Aktualitet

Pas incidentit me policinë/ Gazetari jep dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës

Publikuar

-

Pas incidentit me policinë, gazetari i News 24 Ergys Gjencaj është thirrur në Prokurorinë e Tiranës ku dhe ka dhënë dëshminë e tij përsa i përket ngjarjes.

Pas daljes nga Prokuroria, gazetari iu ka bërë apel institucioneve të drejtësisë të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin drejtësi.

“U thirra nga ana e prokurorisë për të dhënë dëshminë time përsa i përket ngjarjes së djeshme. Unë kreva detyrën time dhash dëshminë time duke treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes po ashtu dhash edhe dy videot e regjistruara nga aparati im celular dhe apeloj që institucionet e drejtësisë të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe të vendosin drejtësi.”- tha Gjençaj.

LEXO EDHE:  “Po qeverisemi nga të çmendur”/ Artan Hoxha: Rama rri me persona të krimit

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës po kryen hetime në lidhje me veprimet e efektivëve të policisë të cilët janë përfshirë në incident./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Dënimi i Adriatik Llallës/ Shehi: Ndjej kënaqësi perverse që të dënohen ca hajdutë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, e sheh dënimin e ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, si një histori që çedon.

Shehi shprehet se ndjen një kënaqësi perverse për dënimin e tij madje, ai thekson se për Llallën duhet bërë një gjykim i madh.

Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë”, ka thënë Shehi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin.



Dënimin e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla politikani Dashamir Shehi e sheh si një histori që çedon. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehi tha se ndjen kënaqësi perverse për dënimin e tij, ndërkohë që shtoi se “duhet të dënohen ca hajdutë”. Sipas Shehit, Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe nuk mund të dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet.

“Kjo histori çedon në disa gjëra dhe mua nuk më pëlqen. Jo se nuk më pëlqen të dënohen fuksionarët e lartë, unë biles pres që të dënohen. Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë. Meqë 30 vjet kam qenë i ndershëm dhe jetoj në mënyrë modeste. Ç’janë këto horra që na rrethojnë që duhet të bëjnë patjetër miliona, pallate dhe ne të tjerët qenkemi budallenj.

Pse duhet të jetojnë këta në luks dhe ne të ndershmit të jetojmë keq. Unë ndjej një kënaqësi perverse, të gjithë e ndjejnë, por unë e shpreh. Dua të venë gjërat në vend. Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet. Siç mund të dënohet një prokuror i zakonshëm që nxjerr nga burgu një hajdut pulash. Për të duhet bërë një gjykim i madh, përndryshe ne këtu përfundojmë tek kafet e Nexhmie Hoxhës. Ky ose ka bërë zullume ose jemi në një situatë qesharake”, është shprehur kreu i LZHK./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Nuk po merremi vesh’/ Aleati i Bashës nxjerr të palarat, si u grisën fletët e votimit

Publikuar

-

Nga

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log”, ku mes të tjerave ka folur dhe për vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së për të grisur fletët e votimit kur po zgjidhej kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Duka tha se ai nuk ishte njoftuar për këtë gjë dhe një moment panë që deputetët demokratë filluan të grisnin fletët e votimit tek kutia.



 “Opozita është dobësuar ama. Ne nuk po merremi vesh në asnjë lloj vendimi. Nuk dinim gjë çfarë vendimi kanë marrë këta për kryetaren e Kuvendit, dhe ne u detyruam të marrim vendime individual kur shkuam për të votuar. Aty pamë që po grisnin fletët e votimit”, tha Duka.

LEXO EDHE:  Vrasja në Gjirokastër/ Zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit në polici: Gëzimi më shau dhe më qëlloi i pari

LEXO EDHE:  Vrasja në Gjirokastër/ Zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit në polici: Gëzimi më shau dhe më qëlloi i pari

Kujtojmë që Duka ndryshe nga veprimi i PD-së që grisi fletët e votimit, zgjodhi të bojkotonte procesin duke mos marrë pjesë në votim.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Besimi në SPAK ‘çështje politike’ për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Shqiptarët janë të ndarë dhe shfaqin “preferenca politike” kur vjen puna tek vlerësimi i punës së institucioneve të drejtësisë.

‘Barometri’ në Euronews Albania zbulon se 41% e shqiptarëve kanë besim te Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndërsa 30 % e tyre nuk besojnë.

Votuesit e Partisë Socialiste janë më besnikët ndaj SPAK-ut. Sipas gjetjeve, 75% e tyre besojnë tek puna e këtij institucioni.

LEXO EDHE:  “Po qeverisemi nga të çmendur”/ Artan Hoxha: Rama rri me persona të krimit

LEXO EDHE:  Gjesti i policit shkodran që habiti të madh e të vogël (FOTO)



Kurse në kampin e Partisë Demokratike vihen re se ka një besim shumë më të zbehtë, ose e thënë ndryshe 16% e votuesve të kampit blu nuk besojnë tek institucionet e reja të drejtësisë.

Sondazhi pyeti 1000 qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë nga intervista ballë për ballë në periudhën 10-28 gusht 2021./euronews

LEXO TE PLOTE