LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk janë studiuar efektet afatgjata”/ Alimehmeti kundër vaksinimit të fëmijëve

28 Korrik 2021, 19:38, Lifestyle CNA
“Nuk janë studiuar efektet afatgjata”/ Alimehmeti kundër

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, është shprehur  kundër vaksinimit të fëmijëve ndaj Covid-19.

I ftuar në studion e ?Ditari? në A2, ai tha se kur flasim për efekte afatgjata të vaksinës, është ndryshe për një 70-vjeçar dhe ndryshe për një 17-vjeçar.

?Kjo sëmundje ka pasur një lidhje eksponenciale me moshën. Sa më e madhe mosha, aq më shumë rriteshin rastet e rënda dhe fatalitetet.

Që në fillim, pamë që rastet e rënda te fëmijët ishin tejet të rralla. Në Gjermani janë studiuar familjet me të paktën një rast koronavirusi dhe u pa se fëmijët sëmuren 41% më pak sesa të rriturit. Gjithashtu, edhe antitrupat ishin më të shumtë te fëmijët.

Po të marrim rezultatet e këtyre studimeve, unë jam kundër vaksinimit të fëmijëve. Kur flasim për efekte afatgjata të vaksinës, është ndryshe për një 70-vjeçar dhe ndryshe për një 17-vjeçar. Me kaq pak muaj sa kemi me vaksinën, nuk janë studiuar efektet afatgjata të saj. Do një kujdes më të madh kjo punë, duhet marrë një vendim shumë të bazuar në prova?, u shpreh Alimehmeti./CNA.al

Lajmet e fundit nga