LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më paragjykonin se jam nga Tropoja, më thonin maloke”/ Soni Malaj rrëfen vështirësitë që ka hasur gjatë karrierës së saj

28 Korrik 2021, 12:17, Lifestyle CNA
“Më paragjykonin se jam nga Tropoja, më thonin maloke”/

Soni Malaj është një nga këngëtaret më të pëlqyera shqiptare dhe ka një karrierë shumë të gjatë muzikore me shumë hite.

Së fundi ajo ka qenë e ftuar në emisionin Abc-ja e mëngjesit dhe ka rrëfyer për vështirësitë që ka hasur gjatë karrierës së saj dhe njëra prej tyre është pikërisht origjina.

Soni zbulon se shpesh është paragjykuar për faktin se është nga Tropoja dhe i thonin maloke.

?Paragjykimi ka qenë shumë i madh. Thonin hajt se prej Tropoje, maloke. Por nga e keqja ishte dhe e mira se nuk është se më ngacmonin shumë. Nuk kam patur ngacmime që mund të ndodhin shpesh në shoëbizz. E kam parë dhe nëpër komente këtë gjë.?, tregoi këngëtarja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga