LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbajtja e armëve pa leje dhe lëndëve narkotike/ Arrestohen 4 persona

28 Korrik 2021, 08:23, Aktualitet CNA
Mbajtja e armëve pa leje dhe lëndëve narkotike/ Arrestohen 4

Policia e Durrësit bën me dije se janë aarestuar 4 persona për  vepra penale të ndryshme.

G.B 26 vjeç, banues në Napoli, Itali, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, në çantën e shpinës iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

F.C dhe E.C janë proceduar penalisjht për veprat dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe kundërshti  të punonjësit të policisë. Këta shtetas, më datë 22.07.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit D. C., 24 vjeç (djali i shtetasit F. C.) dhe dyshohet se e kanë kanosur atë me armë zjarri.

Në vijim të kontrolleve nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 370 fishekë, 3 krehra, armë e ftohtë (thikë) dhe pjesë të armës së zjarrit (të cilat i kishin hedhur në lumin Erzen). Gjatë momentit të konstatimit të tyre dhe shoqërimit nga shërbimet e Policisë, këta shtetas i kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin A. Ç., 25 vjeç, banues Shijak, pasi më datë 12.07.2021, gjatë shoqërimit për sqarimin e rrethanave të një konflikti, ka kundërshtuar me dhunë forcat e Policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Plepa-Durrës, ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit, shtetasin B. D., 55 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga