Connect with Us

Lajm i mirë/ Pala greke lehtëson masat për shqiptarët

Aktualitet

Lajm i mirë/ Pala greke lehtëson masat për shqiptarët

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pala greke njofton se ka lehtësuar sërish masat në pikat kufitare për emigrantët shqiptarë.

Sipas njoftimit të autoriteteve greke, të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin, duhet të kenë formularin plf, certifikatën e vaksinimit (ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës) ose testin anticovid, i cili, ndryshe nga më parë, është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test).

LEXO EDHE:  Integrimi i Shqipërisë/ Bregu: Është jetike për BE të hap negociatat për Ballkanin Perëndimor

Në çdo rast, testet anti-covid do të njihen nga efektivët e doganës greke në pikat kufitare.

Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit anti-covid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Nënë Liza “përplaset” me Bushkën/ Duam drejtësi, s’ka as shtet dhe gjykatë

Publikuar

-

Nga

Banorët e “5 majit” që u janë shembur banesat kanë qenë ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, për të diskutuar për problematikat e tyre.

Liza Marku, e njohur ndryshe si nënë Liza, e cila u nxorr me forcë nga banesa nga 4 efekticë policie, nuk i ka kursyer sulmet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, për mospraninë e tij në këtë përballje, ka ndërhyrë Klotilda Bushka e cila e ka pyetur nëse ka ardhur për politikë apo për hallin që ka. Kjo ndërprerje e Bushkës ka bërë që nënë Liza të ngrihet në këmbë dhe të mos e “kursejë” as kryetaren e Komisionit të Ligjeve.

Pjesë nga debati:

Nënë Liza: E kam ditur se do vdes, por se do vij këtu, jo. Edhe po të isha në gjak do më kishin vrarë një njeri dhe jo 13 vetë të familjes. Veliajt i kemi thënë të vijë dhe të na caktojë një datë e një ditë e një kontratë të rregullt se ku do të marrim shtëpinë. Por s’ka pranuar të vijë. Bashkisë i kemi bërë thirrje të vijë. Për të më gënjyer s’më gënjen dot  as Veliaj as Rama. Ne duam shtëpi. Mos me e nxjerrë popullin jashtë. S’jemi serbë as në Afganistan… Çfarë po bëhet në këtë shtet a ka ligje, a s’ka ligje, a  ka njerëz a s’ka njerëz ne nuk jemi duke i dhënë dum. Me i përdorur njerëzit sikur po i përdor shteti jonë, e me i nxjerr jashtë. Unë ende fle në rrënoja. 3 kate shtëpi sot janë kasolla.

Bushka: Zonja Liza që t’ju dëgjojmë, na flisni për problemin tuaj, që t’ju dëgjojmë…



Liza: Kush është një prej jush që e jep shtëpinë. Ne duam drejtësi. Shtet s’ka, gjykatë s’ka. Ne s’kemi qenë çobanë, kemi qenë familjarë të rregullt, me taksa e të gjitha. Unë ia dua metrat shtetit një më një. Të bëjë një shtet kështu, një kryetar bashkie që të mos pranojë të vijë të ballafaqohet. Unë i kam marrë te komshinjtë rrobat, ilaçet jo, lekët e bukës brenda. Turpi i botës për shtetin shqiptar. Ne kujtojmë se jemi duke hyrë në Evropë, por jemi duke hyrë në gropë me këtë shtet. Ne kërkojmë kryetarin e bashkisë të vijë këtu, se te populli s’vjen se ka frikë se e vret kush. Ku do shkojmë ne. Kryetari i bashkisë nëse është burrë të vijë në shesh të burrave.

LEXO EDHE:  BE shton kushtet për Shqipërinë/ Habit Spiropali: Jemi më afër se kurrë integrimit

LEXO EDHE:  “Do jap kontributin modest për ndryshimin politik”/ Demiraj rikthehet në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit

Bushka: Nëna Liza ke ardhur për politikë apo për hallin tënd? Të ngelemi te shqetësimi që keni

Nënë Liza: Prit, prit… Unë dua kontratën e rregullt… Unë do rri të vdes në rrënoja dhe s’dal nga shtëpia. Mos t’u vijë keq fare unë jam malësore dhe s’tremben as prej teje. 16 me 9 e kam tensionin tani. Duro njëherë, kryesorja se je grua. Unë i kërkoj kryetarit të bashkisë kontratën e rregullt, me vulë dhe firmë.

Sot banorët e “5 Majit” janë thirrur në një seancë dëgjimore me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, drejtorin e Policisë së shtetit, Gledis Nano dhe Avokatin e Popullin lidhur me shembjen e banesave të tyre. Mungesa e kryebashkiakut ka sjellë pakënaqësi të opozitës dhe reagime të forta të banorëve. Por jo vetëm kaq, ata janë të revoltuar sepse edhe Nano u largua menjëherë pasi bëri një rezyme se çfarë kishte ndodhur sipas tij te “5 Maji”. Sipas Nanos, reagimi i efektivëve ndaj qytetarëve në ditën e prishjes së banesave, ishte në proporcion me reagimin e tyre. Një gjë e tillë kundërshtohet nga banorët./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza në PD/ Bylykbashi: Vula e kryetarit dhe çekiçi i një gjyqtari nuk zëvendësojnë delegatët

Publikuar

-

Nga

Vula e një individi dhe çekiçi i një gjyqtari nuk zëvendësojnë 4446 delegatët e kuvendit të 11 dhjetorit dhe anëtarësinë e Partisë Demokratike. Kështu u shpreh në intervistën me Merita Haklajn në A2CNN deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ndikon te gjykata për të penguar dhe zvarritur procesin e regjistrimit të statutit të 11 dhjetorit.

Ka një pengesë, një zvarritje për ta çuar përtej afateve ligjore të zgjedhjeve vendimmarrjen që për një gjykatë do të ishte e vështirë të vendoste kundër kuvendit të 11 dhjetorit, që ka marrë vendim për shkarkimin e zotit Basha. Gjykata duhet të bëjë diçka të pamundur për ta rrëzuar këtë. Vetëm vonesa për të nxjerrë jashtë procesit zgjedhor e cila nuk mund të realizohet pa mbështetjen e Edi Ramës, i jep dorë Bashës që të tundë një vërtetim me të dhëna të 2017-2018-ës. Urojmë që gjykata nuk do të hyjë në komplikime që nuk do krijojnë precedentë për më vonë.  Vula e një individi nuk ndryshon votën e 4446 delegatëve që vendosën për ta shkarkuar, çekiçi i i një gjyqtari nuk zëvendëson delegatët, as vula e as çekiçi nuk zëvendësojnë delegatët e anëtarët. Janë anëtarët që zgjedhin organet e tyre”, deklaroi ai.

Si njohës i mirë i ligjit, Bylykbashi sqaron atë që thotë ligji për regjistrimin e partive për logon dhe simbolet. Në rastin konkret, ai thekson se vërtetimi nga gjykata që përdori Basha i përket vitit 2017-2018, ku logo është PD-PDSH dhe nuk i korrespondon asaj që ka vendosur Basha në statutin e 17 korrikut, që ishte vetëm PD, por i përket atij që është vendosur më 11 dhjetor 2021.

LEXO EDHE:  Xhaçka falënderon Komisionin Europian dhe Austrinë për vaksinat/ Janë miqtë e mirë në nevojë

LEXO EDHE:  Xhaçka falënderon Komisionin Europian dhe Austrinë për vaksinat/ Janë miqtë e mirë në nevojë



“Gjykata është tërësisht në shkelje të ligjit. Ligji e përcakton qartë që regjistrimi i partisë bëhet brenda 30 ditësh dhe të njëjtat procedua shërbejnë edhe kur ka ndryshime, janë të gjitha të dhën të rëndësishme si në regjistrimin e për herë të parë apo ndryshime duhet një afat dhe të gjitha këto i kanë ndodhur PD-së se ka ndryshuar inicialet, ka rikthyer PDSH, që Basha e hoqi më 17 korrik mundet për t’ia dhuruar dikujt tjetër. Në statutin që miratoi është vetëm PD. Vendimi i 11 dhjetorit e rikthen të plotë por ka ndryshuar logo dhe vula. Simbolika është gjithmonë e rëndësishme. Jemi rikthyer te logo e ‘91. Një partie këto të dhëna i duhen për fletën e votimit dhe kapërcimi i afatit që është 16 janari bën të pamundur për ne  të çojmë atë që ka vendosur anëtarësia. Me mosveprimet e saj gjykata ka bërë të mundur që vendimet e abnëtarësisë të mos bëhen ekzekutive. Vertetimi nga gjykata, Basha e përdori sikur gjykata e kishte pranuar, por duhet të sqarojmë se statuti i korrikut i Bashës atë që ai tund ende, por që është i shfuqizuar nuk ka PD e PDSH, vërtetimi thotë PD-PDSH, që do të thotë se janë të dhëna të statutit 2018 dhe ai është statuti i fundit i regjistruar në shkelje të ligjit nga gjykata. Nuk i korrespondon atij që ka vendosur Basha, por 11 dhjetorit”, tha ai./E.K-CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komisioni i Rithemelimit gati për primaret/ Kaso: Kandidatët, figura të pastra dhe me kontribut në parti

Publikuar

-

Nga

Ivi Kaso: PD është e gatshme që të vendosë bashkërisht në parlament për reformën zgjedhore

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit është gati për primaret e 30 Janarit, ku do të zgjedhë me votë kandidatët për në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

Anëtari i Komisionit Ivi Kaso, në një prenoncim për Syri Tv, është shprehur se kandidatët do të jenë figura me kontribut në parti dhe të pa prekur nga ligji i dekriminalizimit.

Kaso tha, se votimi i kandidatëve nga anëtarësia, është risi në PD, dhe do të shërbejë si një mekanizëm përbashkimi.

LEXO EDHE:  Greqia përforcon mbrojtjen nga Turqia/ Blen avionë dhe anije ushtarake

LEXO EDHE:  Greqia përforcon mbrojtjen nga Turqia/ Blen avionë dhe anije ushtarake



Ndër të tjera, Kaso theksoi se Komisioni i Rithemelimit është në negociata edhe me aleatët tradicional të së djathtës për të qenë bashkë në këto zgjedhje.

Gjithashtu anëtari i Komisionit, komentoi edhe braktisjen që demokratët dhe baza e partisë I kanë bërë në protesta, duke thënë se Basha po merr atë që meriton./ A.E-CNA.al

 

LEXO TE PLOTE