LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

Katër gjenitë e kohës së luftës, që ndryshuan fatin e njerëzimit

28 Korrik 2021, 06:35, Blog CNA

Shumë pak gjëra i përkufizojnë speciet tona më mirë, sesa oreksi i pashtershëm për të zhvilluar luftëra. Njerëzit janë angazhuar shpesh në luftë, dhe nga ana tjetër kjo gjë ka nxjerrë në pah zellin dhe zgjuarsinë e mendjes njerëzore.

Lufta e ka dëshmuar veten si një katalizator për zhvillimin e mënyrave të reja për t?i bërë gjërat. Si e mira, ashtu edhe e keqja, kanë një vend në analet e shkencëtarëve të kohës së luftës, të cilët kanë rezultuar vendimtarë për zhvillimin e botës moderne siç e njohim ne sot.

Fric Haber

Një nga shqetësimet më serioze të shekullit XX-të, ishte shkalla me të cilën po rritej popullata globale, dhe si do të ushqeheshin njerëzit. Kapaciteti teknik për të prodhuar mjaftueshëm dhe për të përballuar rritjen e kërkesës për ushqim,ishte thjesht shumë i kufizuar.

Metodat e kufizuara, nuk mund të lejonin prodhimin në shkallë industriale të plehrave kimike, mbi të cilat bazohet sot bujqësia në mbarë botën. Dy shkencëtarë gjermanë, Fric Haber dhe Karl Bosh, ishin të vetëdijshëm për kufizimet në teknologjinë e kohës së tyre, ndaj punuan për të gjetur një zgjidhje.

Ata nisën zhvillimin e një procesi që mund të lejonte prodhimin e amoniakut duke përdorur ajrin dhe jo metodat e tjera. Bllokada ndaj Gjermanisë për burimet e tjera që duheshin për të prodhuan amoniakun gjatë Luftës së Parë Botërore, ishin një nxitje tjetër për përmirësimin e kësaj metode.

Amoniaku ishte i nevojshëm për të prodhuar eksplozivët dhe armë të tjera. Metodat e Haber, sollën përmirësime të mëdha në teknologji, duke mundësuar prodhimin e sasive shumë të mëdha të plehrave kimikë, gjë që e shtoi prodhimin bujqësor.

Alan Turing

Alan Turing ishte një gjeni britanik, i njohur për kontributin e tij të madh gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në bashkëpunim me shkencëtarë të tjerë, ai udhëhoqi një përpjekje që solli deshifrimin me sukses të mesazheve të koduara të ushtrisë gjermane.

Pjesa më e madhe e botës dixhitale që kemi sot, është rezultat i mendjes gjeniale dhe këmbëngulëse të Turing. Kontributi i tij në fushën e Inteligjencës,ku ai parashikoi krijimin e kompjuterë që mund të mësonin (Machine Learning), ishte baza e shkencës moderne kompjuterike, madje edhe e biologjisë së sistemeve.

Njohja e tij themelore e shumë prej algoritmeve,tek të cilat bazohet sot teknologjia e informacionit, ka çuar në përmirësimin e jetës tonë në shumë aspekte. Mjerisht, përparimi në këtë fushë u ndërpre disi kur ai vrau veten për shkak të diskriminimit që përjetoi për shkak se  ishte homoseksual.

Shiro Ishi

Gjatë Luftës së Dytë Botërore u zgjerua shumë diapazoni i armëve. Dhe një nga to ishin armët biokimike. Shiro Ishi, u regjistrua në ushtri si kirurg. Ai ishte mbresëlënës në shumë aspekte, dhe një personazh shumë i çuditshëm. Dijet e tij të mëdha në fushën e biologjisë, të shoqëruara me nacionalizmin e flaktë, bënë që qeveria të pranonte sugjerimin e tij për zhvillimin e armëve biokimike.

Shiro Ishi u bë drejtues i një grupi famëkeq në Kinë, të njohur si ?Njësia 731? përgjegjëse për krime të tmerrshme kundër njerëzimit në emër të kërkimit shkencor. Nën udhëheqjen e tij, kjo njësi kreu hulumtime sistematike të drejtpërdrejta të efekteve që kishin mbi njerëzit disa armë biologjike.

3.000-12.000 kinezë vdiqën si rezultat i këtyre eksperimenteve. Ato ishin aq të tmerrshme saqë nuk mund të përsëriteshin më askund. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara, i ofruan shkencëtarëve japonezë azil, në këmbim të të gjitha kërkimeve të tyre biologjike. Pa arritjet shkencore të atyre eksperimenteve të tmerrshme, sot të do të kishte shumë boshllëqe të dukshme në të kuptuarit e disa agjentëve biologjikë.

 

Robert Openhajmer

Paqja e sotme në botë, i detyrohet shumë përpjekjeve të këtij njeriu, pasi lufta e gjithanshme sot po shmanget, pasi mund të çojë në shkatërrimin absolut të botës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një nga iniciativat e shumta për të ndërtuar armë komplekse ishte Projekti Manhatan.

Ai bëri bashkë shumë shkencëtarëve,të cilët ndërtuan bombat e para bërthamore në botë. Robert Openhajmer ishte një fizikant i talentuar teorik, që kishte kohë që mendonte për dizenjimin dhe ndërtimin e një bombe bërthamore. Talenti i tij u vu re nga gjenerali amerikan Lesli Grovs, që cili e vuri atë në krye të Projektit Manhatan.

Me gjithë suksesin e jashtëzakonshme, deklarata e Openhajmerit për Bagavad Gita do të mbetet një dëshmi e vërtetë, e vetëdijes së tij mbi krijimin e forcës më shkatërruese që parë ndonjëherë njerëzimi:?Tani unë jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve?./ historyofyesterday-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga