Connect with Us

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

Politikë

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

Publikuar

-

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, i ka drejtuar kritika mjaft të forta Edmond Spahos, i cili ishte drejtuesi politik në këtë qark, për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa komentoi analizën për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Korçës, Mano tha se raporti ishte konfidencial. Nuk është pyetur as nuk është mbledhur kryesia, por raporti është bërë nga vetë Spaho, me dy-tre persona.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti” në Fax News, Mano tha se ajo që ka bërë Spaho, është përçarja e një degës së PD-së në Korçë, e cila sipas tij ka qënë për tetë vite ndër degët më kompakte.

Kjo analiza që thoni ju është bërë nga vetë zoti Spaho, me dy tre persona. Nuk ështe mbledhur as kryesia. Ne nuk e kemi lexuar këtë raport.

Pra, ka qënë një raport konfidencial i zotërisë që ka marrë me bekimin e Bashës, drejtimin e qarkut. Gjithësesi kjo është një e drejtë e Bashës, nuk na takon ne.

LEXO EDHE:  Zbardhet krimi i rëndë në Korçë/ Djali masakroi nënën

Por, kryesia as e dinte këtë raport, as është pyetur dhe as është marrë mendimi i kryesisë.

E dyta, sigurisht që gjatë fushatës ka pasur probleme. Drejtuesi i  qarkut ka qënë nga ata njerëz që ka bërë një fushatë e cila solli një përçarje shumë të madhe të degës dhe dua t’iu garantoj se ka qënë dega më kompakte në tetë vite.

Ka qënë dega më model, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çështja Berisha/ Baton Haxhiu: Basha po pranon në heshtje verdiktin amerikan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti politik Baton Haxhiu thotë se ndërgjegjja për një opozitarizëm ia lejon Lulzim Bashës të mendojë më tepër për partinë se sa për mbrojtjen e Sali Berishës. Sipas tij Basha po pranon në heshtje verdiktin amerikan.

Në emisionin “Shock” në Euronews Albania me Bruna Çifligun dhe Andi Bushatin, Haxhiu tha se Basha e ka kurajon që ta shprehë qëndrimin “pro” vendimit të SHBA, por sipas tij, ai ka përgjegjësinë që të mbajë opozitën e fortë përballë pozitës që është forcuar më tepër.

“A është më mirë ta dërgojë Berishën në shtëpi në heshtje, apo ta vazhdojë rrugën si opozitar dhe ta vendosë opozitën karshi pushtetit me opozitarizmin e tij, unë mendoj se më e mira është kjo e dyta,” – analizoi Haxhiu ato që i konsideroi si dilemat e Bashës.

LEXO EDHE:  Basha në Durrës/ Tërmeti dhe pandemia kanë shkatërruar ekonominë, qeveria keqmenaxhoi situatën

LEXO EDHE:  Investimet në aeroportin dhe stadiumin e Kukësit/ Kandidati i PD: Një javë para zgjedhjeve, s’do kenë efekt



“A duhet të heshtë Basha papërgjegjësitë e Berishës, apo ta thotë fjalën e fundit dhe ta shkatërrojë opozitën?” – vijoi Haxhiu.

Në analizën e tij Haxhiu theksoi si arsye të shëndoshë qëndrimin që po mban Basha, pasi në këtë mënyrë ai po pranon në heshtje vendimin e SHBA dhe po ruan partinë./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Heshtja për çështjen Berisha/ Bushati: Basha po luan rolin e strucit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti politik Andi Bushati tha në “Shock” se heshtja e Bashës për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA ka shkaktuar çudi të madhe tek njerëzit.

Ai thotë se Basha ka zgjedhur qasjen më të gabuar dhe po luan atë që e cilësoi si “politika e boshit”.

“Ka kohë që njerëzit e presin me çudi mungesën e Bashës për të mbajtur një qëndrim rreth çështjes Berisha. Për mua është qasja më e gabuar. Kush lë një vend bosh zëvendësohet nga personazhe dhe ide të tjera. Basha po luan “politikën e boshit” dhe kjo është gabim.”, tha ai.

LEXO EDHE:  FOTO – Homazhe në kujtim të deputetit Sokol Olldashi

LEXO EDHE:  Investimet në aeroportin dhe stadiumin e Kukësit/ Kandidati i PD: Një javë para zgjedhjeve, s’do kenë efekt



Madje për Bushatin kryetari aktual i PD-së po luan” rolin e strucit” dhe kjo është e pafalshme.

“Politika e një lideri mund të ketë qëndrime të qarta. Basha thjesht po fshihet dhe po luan rolin e strucit. Të mbajë çfarëdo qëndrimi të dojë, por nuk ka lider, që ka luksin që të mos ketë qëndrim, kjo është e pafalshme”, tha ai./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Aleatët e vegjël drejt krijimit të një grupi të ri parlamentar/ Dashmir Shehi: I bën mirë opozitës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka konfirmuar se janë në bisedime me aleatët e tjerë të vegjël për të formuar një grup të ri parlamentar.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Aktualitet” në Fax News, Shehi tha se krijimin e një grupi parlamentar veccmas atij të PD-së, ka vetëm qëllimin për t’i dhënë mundësi për të folur më shumë atyre.
“Patëm takim informal për të diskutuar krijimin e një grupi parlamentar. Është diskutuar grupi i qendrës së djathtë. Një shans i mirë për ne që të kishim më shumë hapësire brenda parlamentit.

Besoj se i bën mirë opozitës shqiptare. Opozita ka nevojë për zëra ndryshe, për debat të brendshëm. PD do bëjë mirë të na japë një shans. Duhet të mbyllet njëherë dita e parë e seancës së parë. Në seancën e parë, dytë, tretë do fillojnë të deklarohen grupet sicc e ka rregullorja.



LEXO EDHE:  Ministria i jep tender gruas së Agim Kajmakut/ Reagon PD: Të anullohet

LEXO EDHE:  Pse Sali Berisha ka qenë lider i fortë? Po Lulzim Basha?!

Një grup parlamentar është një instrument politik. Kjo na jep një shans për të pasur mundësi për të folur më shumë. Po na e dhanë do të bëjnë mirë, po s’na e dhanë pastaj do shohim mundësinë për të komunikuar me qytetarët që na kanë zgjedhur,” u shpreh Shehi.

I pyetur nga moderatori Malo nëse ka pasur një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha në lidhje me këtë temë, Shehi tha se jo, por të tjerët që janë pjesë e kësaj iniciative janë takuar me Bashën./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE