LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Franca dhe Argjentina eliminohen nga "Tokio 2020"

28 Korrik 2021, 15:09, Sport CNA
Franca dhe Argjentina eliminohen nga "Tokio 2020"

Franca eliminohet nga Tokyo 2020. Ekipi francez, i cili u paraqit në këtë turne me një skuadër të rimodeluar del me kokën ulur, e shkatërruar nga Japonia në ndeshjen e fundit të Grupit A. Japonezët fitojnë grupin, skuadra e vetme në 16 pjesëmarrës që e mbyll me pikë të plota: 4-0 falë golave ??të Kubo, Sakai, Miyoshi dhe Maeda.

Meksika gjithashtu feston dhe e mbyll në vendin e dytë duke fituar 3-0 kundër Afrikës së Jugut: golat e Vega, Romo dhe Martin. Gjermania nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Bregut të Fildishtë në grupin D, rezultat që eliminon ?Pancerat?, të cilët e mbyllën në vend të tretë me 4 pikë.

Autogoli i Benjamin Henrichs (67?) kaloi afrikanët në avantazh, por Gjermania barazoi gjashtë minuta më vonë falë rrjetës së Eduard Lowen. Edhe pse tentoi fitoren deri në fund, skuadra evropiane nuk ia doli dhe në raundin tjetër u kualifikuan Brazili (7) dhe Bregu i Fildishtë (5).

1-1 përfundoi dueli Spanjë-Argjentinë, që solli largimin e kombëtares latine nga Lojërat Olimpike. Mikel Merino (66?) kaloi iberikët në avantazh, por Argjentina barazoi tre minuta përpara fundit falë rrjetës së Tomas Belmonte.

Lajmet e fundit nga