LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

28 Korrik 2021, 19:28, Politikë CNA
Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Shkup, në kuadër të ‘Forumit Ekonomik’ që do të mbahet nesër.

Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë kësaj ecjeje ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto.

Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

?Ta bëjmë një selfie??? thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët./CNA.al

Lajmet e fundit nga