Connect with Us

Europë/ Protesta kundër vaksinimit me detyrim

Politikë

Europë/ Protesta kundër vaksinimit me detyrim

Publikuar

-

Gatishmëria për vaksinim po bie, por incidenca e infeksioneve po rritet. Vende të ndryshme në BE po marrin masat, për të nxitur sa më shumë njerëz që të vaksionohen. Por nuk po mungojnë as protesta kundër këtyre masave.

“Flatten the curve”, “të ulet kurba” është një ndër sloganet e pandemisë së koronavrusit. Me këtë parullë është fjala për kurbën e infeksioneve të reja ditore. Por aktualisht po ulet një tjetër kurbë: ajo e vaksinimeve të reja. Pasi në fillim të vitit në vendet e BE-së për shkak të mungesës së furnizimit me vaksina ishte i frenuar procesi i vaksinimit, tani vërehet që njerëzit gjithnjë e më shumë po e humbasin gatishmërinë për të marrë vaksinën.

Shumë politikanëve drejtues kjo nuk u pëlqen – për më tepër tani me rritjen e vlerave të incidencës së infeksioneve me variantin Delta të virusit. Në shumë vende si rrjedhojë ka shpërthyer debati, nëse duhet të ketë kufizime të ndryshme për të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit, ose nëse duhet vendosur detyrimi për vaksinim, në mënyrë që të krijohet imuniteti i tufës në popullsi.

Në Gjermani ky diskutim po vazhdon, ndërkohë që në vende të tjera janë marrë masat. Kryesisht sa i përket detyrimit për vaksinim për grupe të ndryshme profesionesh. Në shumë vende kanë nisur edhe protestat.

Franca ka shpallur nga shtatori vaksinimin e detyrueshëm duke e vendosur atë si kusht për ushtrimin e profesionit. Në fundjavën e kaluar në Francë protestuan në mbarë vendin mbi 160.000 vetë kundër masave të rrepta ndaj Coronës. Protestuesit janë kundër detyrimit për vaksinim duke e konsideruar këtë si një ndërhyrje në të drejtën e vetëvendosjes. Kryesisht të punësuarit në sektorin e shëndetësisë, të sigurisë dhe shërbimit të emergjencës duhet të vaksinohen në rast të kundërt atyre nuk do t’u lejohet të vazhdojnë punën.

LEXO EDHE:  “Pushtetarët të lënë agallëkun, tu shërbejnë qytetarëve”/ Neritan Liçaj shpërthen ashpër ndaj qeverisë

Protestat drejtohen edhe kundër certifikatës digjitale të vaksinimit në BE. Kjo e ashtuquajtur „Pasaportë e gjelbër” provon që personi është i vaksinuar, i shëruar apo është testuar aktualisht me rezultat negativ. Protestat paqësore kanë qenë pjesërisht edhe me eksese duke shkaktuar përplasje me policinë.

Griechenland Athen | Protest von Impfgegnern

Greqia gjithashtu ka vendosur vaksinimin e detyrueshëm. Por edhe në Greqi njerëzit kanë protestuar. Të punësuarve u është lënë afat deri në mes të gushtit që të fillojnë vaksinimin, në rast të kundërt do t’u mbahet paga mujore. Nga shtatori në Greqi hyn në fuqi vaksinimi i detyrueshëm për sektorin e shëndetësisë. Sipërmarrësve që punësojnë personel të pavaksinuar do t’u vendosen gjoba deri në 200.000 Euro. Edhe vizitat në lokalet e gastronomisë si dhe aktivitetet kulturore do të jenë të hapura vetëm për të vaksinuarit.

Kur u miratua ligji përkatës në parlament të enjten (22.07) në mbarë vendin protestuan rreth 5000 vetë. Policia përdori gaz lotësjellës dhe pompa të ujit për ta larguar turmën nga territori përpara parlamentit.

Në Itali gjithashtu ka pasur protesta kundër „certifikatës digjitale të vaksinimit”. Detyrimi për vaksinimin e personelit shëndetësor në Itali është në fuqi qysh nga marsi. Qeveria vendosi që duke filluar nga 6 gushti në shumë mjedise publike të lejohen vetëm të vaksinuarit me pasaportën e gjelbër./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Patozi: “Kthesa” e Berishës, si ajo e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Astrit Patozi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e MCN  TV, ai tha se kjo betejë do ta dëmtojë PD-në. Sipas tij  të dy palët nuk kanë të drejtë dhe as nuk kanë asnjë lidhje me parimet.

“Beteja do të përfundojë kur të vritet i pari. Sa më shumë ashpërsohet retorika, aq më shumë shohim dy kampe të ndara. Të dy palët sa më shumë e thellojnë krizën, aq më shumë zgjojnë neverinë e publikut racional. Të dy palët nuk kanë asnjë lidhje me parimet. Sa më shumë kacafyten, aq më shumë kuptojmë pse PD nuk i fiton zgjedhjet.”

Patozi e krahasoi kthesën e Berishës pas përjashtimin me ndryshimin e raporteve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

LEXO EDHE:  “Covid ka dalë nga kontrolli”/ Erion Dasho tregon si mund të zbulohen rastet e reja

LEXO EDHE:  Basha mbledh kryetarët e degëve/ Protestat do të vazhdojnë



“Berisha ka të drejtë që kërkon të dëgjohet. Por është njëkohësisht edhe një qasje staliniste. Ai e ka cilësuar poliagjent Lulzim Bashën. Në vitin ’81, Hoxha e cilësoi poliagjent Mehmet Shehun. Ai e bëri në kushtet e diktaturës, Berisha po e bën në kushtet e lirisë. Është një dogmë arkaike. Të dy palët nuk dinë ku të kapen.

Sipas Patozit, beteja e re në gjirin e PD-së tregon pse partia i ka humbur disa herë zgjedhjet.

“Kjo betejë ka vetëm një vlerë, të kuptohet që ky nuk është modeli që duhet dhe e çon PD drejt një rimëkëmbjeje. Si mund të kenë sukses këta. Ishin të gjithë bashkë dhe u mundën të dy.”

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi me drejtuesit e degëve të PD/ Basha ia vë veshin Berishës: Në fokus Reforma Territoriale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryedemokrati Lulzim Basha në kuadër të situatës së krijuar brenda partisë, këtë të mërkurë, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e degëve, duke iu kërkuar që prioritet të kenë ‘Reformën Territoriale’.

Në këtë takim mësohet se në fokus kanë qenë konsultimet për Reformën Territoriale, që është një nga prioritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik sipas Bashës. Por që gjatë ditës së djeshme ishte edhe këshilla e ish-kryeministrit Sali Berisha për aksionin e parë të demokratëve në parlament.

LEXO EDHE:  Basha mbledh kryetarët e degëve/ Protestat do të vazhdojnë

LEXO EDHE:  Aleksandër Biberaj e pranon hapur/ Kush janë dy gabimet që ka bërë PD



Sipas PD-së, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët.

Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video/ Rama u lë vendin ministrave, i nxjerr para Kryeministrisë për të njoftuar vendimet e reja

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të dytë pas krijimit, ku janë marrë disa vendime të rendësishme.

Por ndryshe nga herët e tjera, ku vendimet  e marra njoftoheshin nga vetë kryeministri dhe botoheshin direkt në Fletoren Zyrtare, në mandatin e tretë, duket se Rama ka zgjedhur tjetër strategji.

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, kanë dalë përpara kryeministrisë dhe kanë njoftuar vendimet e marra.

LEXO EDHE:  Video ekskluzive/ Ja si u rrahën protestuesit tek bunkeri i Ministrisë të Brendshme

LEXO EDHE:  Alizoti sulmon Ramën/ “Politikan në formatin e një skizofreni”



Kjo duket se do të jetë dhe mënyra se si do të komunikohen vendimet e Këshillit të Ministrave gjatë mandatit të tretë të qeverisë “Rama”./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE