Connect with Us

Elseid Hysaj i pandalshëm te Lazio, fiton penallti

Sport

Elseid Hysaj i pandalshëm te Lazio, fiton penallti

Publikuar

-

Elseid Hysaj po kthehet që të jap më të mirën e tij me trajnerin Sarri. Ky i fundit e nxori mbrojtësin shkodran dhe vuri në pah aftësitë e tij për të luajtur në elitën e futbollit italian. Pas kohëve të vështira me Napolin, lojtari i Shqipërisë do të rikthehej sërish me Sarrin te Lacio. Aktualisht është duke vazhduar përballja mes Lacios dhe Padovës, ndërsa pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-1.

Nga minuta e parë e ka nisur vetëm Elseid Hysaj, ndërsa Strakosha dhe Muriqi ndodhen në stol. Simeone Della Luto ka shënuar i pari në minutën e 18, por falë futbollistit shkodran do të barazohej rezultati në fundin e pjesës së parë. Hysaj ishte i pandalshëm në krahë dhe detyroi lojtarin e Padovës që t’i shkaktonte penallti, me Luis Alberton që nuk mund të gabonte.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Katar 2022/ Holanda shpartallon Turqinë, fitojnë Franca dhe Danimarka

Publikuar

-

Nga

Ndeshjet e sotme në kualifikueset e Katar 2022, kanë parë një superndeshje nga Holanda. Kjo e fundit ka masakruar me shifrat 6-1-Turqinë, duke bërë të qartë se kërkon me çdo kusht vendin e parë në grup dhe se nën drejtimin e Van Gal, është një skuadër krejtësisht ndryshe. Pritej një duel i ndezur mes dy ekipeve pretendente, por holandezët e nisën me gol pas pak sekondash, kur një kombinim spektakolar u finalizua nga Klasen.

Kjo bëri që në fushë të ishte thuajse vetëm Holanda e cila provoi në çdo mënyrë të shënonte dhe përfitoi nga gafat e prapavijës turke. Depaj shënoi 3 herë dhe Til e Malen çuan në 6 numrin e golave. Turqit, të cilët kishin mbetur me 10 lojtarë pas të kuqit të Sojunçu në fundin e pjesës së parë, shënuan vetëm golin e nderit me Under në shtesën e sfidës. Hap pas hapi në grup i ndjek tashmë Norvegjia e Haland i cili shënoi 3 gola në suksesin 5-1 ndaj Gjibraltarit.

Ndërkohë, Franca u është kthyer fitoreve me një Grizman i cili ka gjetur edhe një herë prekjet magjike. Dy gola spektakolarë të tij i dhanë suksesin 2-0 francezëve ndaj Finlandës dhe afruan edhe më shumë kualifikimin direkt në Botëror. Një skuadër e cila është vetëm një fitore larg Botërorit është Danimarka. Ajo vazhdon ecurinë perfekte dhe sot ka marrë fitoren e 6 në po aq ndeshje të luajtura, duke shkatërruar me shifrat 5-0 ekipin e Izraelit. Një kombinim rezultatesh mund t’i japë skuadrës daneze kualifikimin e menjëhershëm në Botëror që në ndeshjen e parë të radhës që luhet në tetor.

NDESHJET

GRUPI A

Irlandë-Serbi 1-1
87′ (ag) Milenkoviç / 21′ Milinkoviç-Saviç

GRUPI D

Bosnjë Hercegovinë-Kazakistan  2-2
71′ (p) Pjaniç, 86′ Menalo / 52′ Kuat, 90’+5′ Zajnutdinov

Francë-Finlandë 2-0
25′, 54′ Grizman

GRUPI F

Danimarkë-Izrael 5-0
28′ Poulsen, 32′ Kjaer, 41′ Skov Olsen, 58′ Dileni, 90’+1′ Kornelius



Ishuj Faroe-Moldavi 2-1
68′ Olsen, 72′ Vatnsdal / 84′ Milinceanu

Austri-Skoci 0-1
30′ Dajks

GRUPI G

Holandë-Turqi 6-1
1′ Klasen, 16′, 38′ (p), 54′  Depaj, 80′ Til, 90′ Malen / 90’+2′ Under

Norvegji-Gjibraltar 5-1
23′ Torstved, 27′, 39′ , 90’+1′ Haland, 59′ Sorloth / 43′ Stajsh

Mali i Zi-Letoni 0-0

GRUPI H

Kroaci-Slloveni 3-0
33′ Livaja, 66′ Pashaliç, 90’+4′ Vlashiç

Rusi-Maltë 2-0
9′ Smolov, 84′ Bakaev

Sllovaki-Qipro 2-0
55′ Shranz, 78′ Koshçelnik

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Portugalia nuk e fal De Biasin, Azerbajxhani u dorëzohet lehtë luzitanëve

Publikuar

-

Nga

Me siguri Gianni De Biasi kishte imagjinuar një kopje të ndeshjes kur Balaj shënoi atë gol të paharrueshëm dhe Shqipëria e tij fitoi 1-0, por nuk ndodhi kështu. Portugalia e tregoi qartë sot fuqinë e saj dhe diferencën me Azerbajxhanin.

Luzitanët, edhe pse pa Ronaldon arritën të fitojnë me shifrat e pastra 3-0. Ndërkohë që kapiteni bën gati prezantimin në Mançester, shokët e tij e mbuluan shumë mirë, duke shënuar dy herë në pjesën e parë me Bernardo Silva dhe Andre Silva në minutat 26 dhe 31.



Më pas Jota i vuri “kapakun” në minutën e 75, duke vulosur kapitullimin e pritshëm të djemve të De Biasit në këtë beteje me diferenca të frikshme në cilësi e jo vetëm.

Pa këtij triumfi, Portugalia kryeson grupin A me 13 pikë pas 5 ndeshjeve, ndërsa Azerbajxhani renditet në vendin e 5-të me vetëm 1 pikë. Fushatë e vështirë për ish-trajnerin e kombëtares sonë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Real Madrid bën njoftimin e rëndësishëm: Ja kur prezantohet Camavinga

Publikuar

-

Nga

Eduardo Camavinga u transferua nga Rennes te Real Madrid. Klubi madrilen njoftoi pak më parë se prezantimi i futbollistit do të bëhet ditën e mërkurë. Afrimi i mesfushorit 18 vjeçar ka qënë kërkesë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Ancelotti, i cili ka kohë që e ndjek atë.

“Real Madrid CF njofton se nesër, e mërkurë, 8 shtator, në orën 12:30, do të bëhet prezantimi i Eduardo Camavinga si një lojtar i ri i joni” – shkruan klubi.



Prezantimi i Camavinga mezi pritet nga tifozët e Realit të Madridit.

LEXO TE PLOTE