Connect with Us

DASH “shuplakë” qeverisë/ Shqipëria më e korruptuara në Europë

Politikë

DASH “shuplakë” qeverisë/ Shqipëria më e korruptuara në Europë

Publikuar

-

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për të cilin thotë se konfirmon se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë.

Në një deklaratë për mediat, Tabaku tha se Shqiptarët, qeverisen nga një shtet i kapur nga një qeverisje okulte që nuk respekton ekonominë e tregut dhe as konkurrencën.

Tanimë është një fakt i mirënjohur botërisht se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë; Shqiptarët, qeverisen nga një shtet i kapur nga një qeverisje okulte që nuk respekton ekonominë e tregut dhe as konkurrencën. Për rrjedhojë sot ekonomia është në krizë, shqiptarët mbledhin më pak të ardhura në fund të muajit pasi vendi është më pak për tërheqës për investimet e huaja! Specifikisht investitorët amerikanë! Këtë realitet të hidhur e përshkon qartësisht dhe pa asnjë ekuivok raporti i fundit mbi Klimën e Investimeve të Departamentit të Shtetit, Të gjithë investitorët dhe bizneset vendase apo të huaja e përjetojnë në vetën e parë korrupsionin, mungesën e sigurisë ligjore, rritjen e autokracisë së qeverisë dhe mungesën e klimës për të bërë biznes në Shqipëri. Pengesa kryesore për ekonominë është qeveria: çka nis që me procedurat korruptive, mungesa e konkurrencës e deri tek mungesa totale e transparencës në procesin ligjor dhe atë fiskal.”-tha Tabaku.

Gjithashti ajo theksoi se investimet e huaja në Shqipëri mungojnë për shkak se Shqipëria nuk ofron asnjë siguri.

Ne përditë e më shumë kemi mungesë të investimeve serioze të huaja pasi Shqipëria nuk ofron asnjë siguri juridike apo dhe ekonomike për investitorët. Ajo çfarë një investitor gjen me siguri në Shqipëri, siç edhe raporti pohon, është korrupsioni, mungesa e sigurisë së pronës dhe njëkohësisht ligje abuzive që favorizojnë klientët e qeverisë. Ky nuk është thjesht një perceptim por një realitet i provuar tanimë nga dhjetëra raporte ndërkombëtare që vërtetojnë korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë dhe abuzimet me tenderat publik. Këto janë kthyer në sëmundje kronike për Shqipërinë, pasi fatkeqësisht raporti i vitit 2021 mbi klimën e investimeve në vend vazhdon të përsërisë të njëjtat shqetësime që janë vendosur në një raport të tillë nga DASH së paku që nga viti 2015.

– Raportime të korrupsionit në prokurimet publike dhe në qeveri – Rritja e kontratave PPP që ka ulur mundësinë për konkurrencë, përfshirë edhe të investitorëve të huaj.

– Analizat e dobëta të kosto përfitimeve nga këto kontrata që shpesh janë kontrata dhe ligje preferenciale. – Rritja e informalitetit që është kthyer në rrezik dhe problem për bizneset vendase dhe investitorët e SHBA.

Sipas raportit gati mbi 40% e sektorit ekonomik të vendit është në informalitet të plotë.

– Korrupsioni endemik që ka minuar dhe minon Sundimin e Ligjit dhe pengon zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

– Të drejtat e pronësisë nuk janë plotësisht të garantueshme ndërkohë që procesi i kompensimit është i paplotë dhe inefiçent. – Grupet e biznesit shqetësohen se nuk janë palë dhe as dëgjohen në konsultime publike në lidhje ligjet.

– Investitorët ankohen se ka konkurrencë të pa barabartë dhe monopole të krijuara me qëllim për të penguar tregun e lirë. – Shqipëria ka standardet më të ulëta të transparencës fiskale. – Procesi ligjvënës ka një transparencë minimale.”-tha Tabaku.

LEXO EDHE:  DASH fundos Bashën/ Çfarë dorëzuan amerikanët në prokurori për lobimet 

Më tej, Tabaku deklaroi se PD është e vendosur të çlirojë ekonominë dhe të luftojë oligarkinë dhe korrupsionin.

Për Partinë Demokratike lufta ndaj korrupsionit fillon me ekonominë e lirë dhe konkurrencën e ndershme është lufta kundër monopoleve, kundër oligarkisë dhe klientelizmit, kundër kapjes së ekonomisë. Ne jemi të bindur që vetëm një shtet i çliruar nga oligarkia ekonomike mund të ofrojë një ekonomi tregu. Ne jemi të qartë se vetëm vizioni i një ekonomie të lirë që një qeverisje për qytetarët dhe sipërmarrësit. Fatkeqësisht sot lufta ndaj korrupsionit është propaganda e ditës, ndërkohë që parlamenti vazhdon miraton ligje specifike me emra biznesesh e kontrata korruptive. Shqiptarët janë dëshmitarë se si në 8 vjet një maxhorancë e drejtuar nga ky kryeministër nuk ka prodhuar një betejë të sinqertë dhe të vërtetë ndaj korrupsionit. Përkundrazi ka kontribuar përditë në përkeqësimin e klimës së bërit biznes, ka kontribuar në rritjen e korrupsionit dhe ka mbrojtur haptazi çdo aferë të madhe korruptive të zbuluar nga opozita apo media. Sot Shqipëria duhet të ishte në betejën për punësim me paga dinjitoze dhe për të qenë sa më mikpritës ndaj investitorëve të huaj, duke ofruar garanci më të mëdha në fushën e taksave, sigurisë ekonomike, investimeve në infrastrukturë dhe trajnimin e forcës punëtore. Fatkeqësisht, Shqipëria sot është një vend pa ligj, pa rregulla, pa drejtësi.

Ku një pakicë kontrollon pasuritë dhe paratë e shqiptarëve. Nuk mund të ketë paqe (sociale ?)në një vend ku varfëria rritet, pasiguria është gjithnjë e më e madhe dhe kur ekonomia i jep të ardhurave vetëm një grushti të vogël njerëzish. Të cilët në këmbim nuk ofrojnë asnjë mundësi për shumicën e shqiptarëve. Prandaj beteja për të rikthyer ekonominë tek qytetarët, për t’i dhuruar investitorëve vendas dhe të huaj një treg të lirë dhe konkurrencë janë hapat e parë në betejën tonë për demokraci. Shqipëria duhet të shpëtojë nga një regjim që po varfëron çdo familje dhe po e shpopullon vendin. Shqiptarëve duhet t’u rikthehet dinjiteti dhe një qeveri që punon për ta. Ndaj sot është një ditë e mirë që SPAK të hetojë korrupsionin që e ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës.”-përfundoi deklaratën e saj Jorida Tabaku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Greqia ndërton dy kampe të reja për migrantët

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Greqia ka hapur edhe dy kampe të tjera “të mbyllura” refugjatësh. “Fillon një epokë e re”, tha ministri i Migracionit, Notis Mitarachi me rastin e hapjes së objekteve në ishujt Leros dhe Kos. “Ne po i çlirojmë ishujt tanë nga problemi i migracionit dhe pasojat e tij. Imazhet që kujtojmë nga viti 2015 deri në 2019 tani janë një gjë e së kaluarës,” tha Mitarachi.

Me ishujt e saj në Egje, Greqia ishte pika kryesore e ardhjes në BE për më shumë se një milionë azilkërkues nga viti 2015, shumica e të cilëve vinin nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Ata erdhën me gomone nga Turqia – me shpresën për një jetë më të mirë në Evropë. Por atje shpesh u duhej të qëndronin në kampe të mbipopulluara për një kohë të gjatë.

 Pa liri lëvizjeje

Kampet e reja për refugjatë janë të rrethuara me gardhe me tela me gjemba, të pajisura me kamera vëzhgimi dhe makineri me rreze X për kontrollet e sigurisë, si dhe dyer dhe porta magnetike që mbeten të mbyllura gjatë natës. Ato janë të vendosura në zona të largëta, gjë që kufizon më tej lirinë e lëvizjes së migrantëve. Në ndryshim nga kampet e mëparshme, këto të rejat kanë edhe ujë të pijshëm, tualete dhe më shumë masa mbrojtëse për banorët.

LEXO EDHE:  Korrupsioni me tendera/ Tabaku akuza Ramës: Do kishim kursyer 38,5 milion euro

LEXO EDHE:  “Po kopjon ç’të mundet nga opozita”/ Tabaku tregon frikën e Ramës



 “Kushte njerëzore”

Një objekt i parë i këtij lloji u përurua në shtator dhe dy të tjerë do të hapen në ishujt Lesbos dhe Kios. Bashkimi Evropian ka kontribuar me 276 milionë euro për ndërtimin e kampeve të reja të refugjatëve.

BE po hap “një faqe të re” në politikën e saj të migracionit, u tha gazetarëve zëvendëskryetari i Komisionit, Margaritis Schinas. Evropa do të vazhdojë të jetë një “strehë për të gjithë ata që ikin nga diktatura, lufta dhe persekutimi dhe është në interesin tonë që ne të ofrojmë kushte njerëzore”, shtoi greku. Sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së, aktualisht në Greqi ka rreth 96.000 refugjatë dhe azilkërkues./DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Presion mbi delegatët që mbështesin 11 Dhjetorin”/ Paralajmëron Luan Baçi: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Luan Baçi ka deklaruar se edhe pse lidershipi aktual demokrat ka mbyllur dyert e selisë në Fier, takimet me qytetarët demokratë vazhdojnë.

Më tej teksa ka listuar emrat, Baçi thekson se demokratët janë këtu, çdo ditë e më shumë e përditë e më të fortë.

“Ne jemi ketu, çdo dite e me shume çdo dite e me te forte, takimet tona vazhdojne te perditshme edhe pse zyrat tona te PD Dega Fier i uzurpuan,  edhe pse vazhdojne te bejne presione mbi delegatet, kot e kane, kjo nuk do te na pengoj, qe ne 11 Dhjetor ne kuvendin historik te PDSH, pjesmarrja do te jete si asnjehere tjeter!



LEXO EDHE:  Raporti për drogën/ Reagon Berisha: Ja si është instaluar narkoshteti

LEXO EDHE:  “Bën batuta dy lekëshe”/ “Bashkëqeverisja” përplas Tabakun dhe Ahmetajn

Per nje PD me te forte, me te bashkuar, me te hapur! Mos harroni jane delegat i verifikoni!

Edi Spaho; Ilir Luga; Robert Marku; Fatjon Hyskaj; Lulzim Gurguri; Vladimir Dashi; Dyrmish Feleqi; Ylvi Veshi; Behar Osmani; Gentian koci; Vasil Nika; Rrapi Gjika; Pandeli Tole; Alket Osmani; Enea Laze; Ledjo Kastrati; Tomorr Avdurramani; Shefqet krasniqi; Viktor Ago; Marsel Plaka; Xhevair Kolina; Eduart Ferko”, shkruan Baçi në një postim në rrjetin social facebook.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka leksion Bashës/ Në betejë kundër diktatorëve dhe jo marrëveshje me ta

Publikuar

-

Nga

“LSI është parti e majtë”/ Paloka tregon pse PD doli me listë më vete

Deputeti i PD, Edi Paloka, ka reaguar pas skandalit të deputetit socialist Bujar Çela, ku ky i fundit uronte festat e nëntorit me foton e diktatorit Enver Hoxha.

Paloka thekson se nuk është për t’u habitur ky sinqeritet nga ana e rilindasit Çela, i cili tregoi dashurinë për Hoxhën, pasi sot ne në pushtet kemi mutacionin e diktatorit që sot mban postin e kryeministrit.

Më tej Paloka nuk harron të thumbojë edhe kreun e PD, Basha duke shprehur se në vend që opozita të jetë në shesh për të rrëzuar diktatorin e ri, bën me të marrëveshje për vetingun e politikanëve.

LEXO EDHE:  “Bën batuta dy lekëshe”/ “Bashkëqeverisja” përplas Tabakun dhe Ahmetajn

LEXO EDHE:  Korrupsioni me tendera/ Tabaku akuza Ramës: Do kishim kursyer 38,5 milion euro



“Pse habiteni nga një deputet i paemër që në fund të fundit është treguar i sinqertë me veneracionin e tij për diktatorin?! Këta janë sot në pushtet! Diktatorin, në mutacionin e tij më të shëmtuar, e kemi sot kryeministër!

Problemi është se në vend që të jemi në shesh beteje për t’i çuar ku e meritojnë, ne me këta po kërkojmë të bëjmë marrëveshje për vetingun e politikanëve që do ta bëjnë po ata!!!”, shkruan Paloka në rrjetin social facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE