Connect with Us

Briken Calja tregohet fantastik në stilin e shtytjes, ngre me sukses 190 kilogramë

Sport

Briken Calja tregohet fantastik në stilin e shtytjes, ngre me sukses 190 kilogramë

Publikuar

-

Në përfundim të të gjitha provave në stilin e shkëputjes, Briken Çalja u rendit në vendin e 7 në klasifikimin e përgjithëm, duke zhgënyer disi dhe duke qëndruar larg pritshmërive me 151 kg.

Ndërkaq, shqiptari ka shkëlqyer në stilin e shtytjes. Çalja e nisi stilin e shtytjes me peshën e realizuar 184 kg dhe e kalon me sukses.

Peshëngritësi provoi peshën 188 kg në provën e dytë, por nuk arriti të mbante shtangën lart. Ndërkaq, në provën e tretë me 190 kg, ai ia doli me sukses duke arritur një rekord personal në këtë Olimpiadë.

Të presim e të shohim nëse do ketë vend në podium për shqiptarin…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Besart Berisha akord me ekipin shqiptar?

Publikuar

-

Nga

E mban mend lojtarin që nuk vinte dot te Kombëtarja Shqiptare për shkakun e largësisë së madhe nga Australia? Bëhet fjalë për Besart Berishën që nuk e mendonte dy herë që të refuzuonte ftesat në kohën që ne vuanim aq shumë për të gjetur një sulmues. Ndërkohë historia e tij u përsërit edhe me Kosovën teksa pas një ndeshje të zhvilluar, u zhduk papritur.



Berisha nuk ishte një prej lojtarëve që i pëlqente sakrificat, por kërkonte rehatinë e tij. Pas shumë vitesh kontribut në elitën e futbollit australian, sulmuesi do të rikthehet në ekip shqiptar. Indeksioline ka zbuluar se Ballkani do të arrijë marrëveshjen me 36-vjeçarin për ta marrë në Kosovë. Akordi thuhet se eshte arritur dhe marreveshja duket afer.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Të gjithë brohorasin emrin e tij! Shaqiri është ylli i ri i Lyon-it, tifozët i tregojnë dashurinë në momentin e asistit

Publikuar

-

Nga

Xherdan Shaqiri bëri mbrëmë debutimin e tij për skuadrën e Lyon-it, ku duket se i ka rrëmbyer zemrat e tifozëve pa nisur ende mirë aventurën e tij me francezët. Sulmuesi shqiptar është ylli i ri i skuadrës prej të cilit pritet shumë këtë sezon dhe këtë e tregon fare mirë momenti kur ish-lojtari i Liverpool-it jep asistin në golin e dytë.

Sapo Shaqiri shkon pranë cepit të fushës për të ekzekutuar një goditje nga këndi, të gjithë tifozët dëgjohen duke brohoritur emrin e tij. Mbështetja e madhe e ardhur nga tribunat i jep zemër futbollistit shqiptar, që menjëherë dhuron një asist perfekt për Denayer.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Debutim ëndrash me Realin e Madridit, Camavinga në librat e historisë

Publikuar

-

Nga

Në pamundësi për të firmosur me Kylian Mbappe, presidenti i Realit të Madridit Florentino Perez në ditën e fundit të merkatos afroi te Los Blancos talentin tjetër francez Edoardo Camavinga nga Rennes për 30 milionë euro.

Fillimisht ajo e 18-vjeçarit u duk si një blerje emergjente në momentet e fundit të merkatos, por debutimi i Camavingas me Realin rezultoi një debutim ëndrrash aq sa tifozët madrilenë kanë nisur që tani të dashurohen me francezin pasi me golin që realizoi në fitoren ndaj Celta Vigos vetëm 6 minuta pasi kishte hyrë në fushë, Camavinga hyri menjëherë në librat e historisë së klubit merengues.

Në moshën 18 vjeç e 306 ditë, Camavinga është lojtari i dytë më i ri që shënon në debutimin e tij për Real Madridin në La Liga në shekullin e 21, pas Rodrygo, i cili e bëri këtë kundër Osasunas në shtator 2019 kur ishte 18 vjeç e 259 ditë.



Në këtë moshë, francezi bëhet lojtari i 33-të më i ri që ka debutuar me Real Madridin në kampionatin spanjoll, duke u renditur pas Camachos, i cili bërë atë kur ishte vetëm 18 vjeç e 268 ditë.

Camavinga hyn në listën e çudirave  të “Los Blancos” duke u bashkuar me Vinicius dhe Rodrygo, dy nga shokët e tij të skuadres aktualisht.

Listën e kohës e kryeson Odegaard, i cili debutoi nga dora e Ancelottit në La Liga vetëm 16 vjeç e 157 ditë duke tejkaluar rekordin që mbahej nga Losada, i cili debutoi 17 vjeç e 6 ditë.

LEXO TE PLOTE