LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Basha shpall fitoren”/ “Masakrohet” nga demokratët: Je gënjeshtar, largohu

28 Korrik 2021, 07:36, Politikë CNA

Ditën e djeshme, publikisht, Andrea Mano dhe një grup anëtarësh të kryesisë së PD-së së Korçës, më shumë se gjysma e saj dhanë dorëheqjen, duke e lënë këtë degë në kaos të plotë.

Njerëz që për tetë vite luftuan për fitoren e opozitës dhe mbështetën Lulzim Bashën, por edhe njerëz qytetarë që e kuptuan se kush ishte ky i fundit, dje dhanë dorëheqjen, duke e akuzuar Bashën si një njeri arrogant dhe lider i papërgjegjshëm.

Por, ndërkohë që Korça shkaktoi ?tërmet? politik, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat, ku foli për raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, duke e cilësuar si një ?fitore? e madhe.

I pyetur për ngjarjen në Korçë, Basha tentoi të justifikohet, duke thënë se po tentohet të largohet vëmendja nga ngjarja, sipas tij më e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Basha theksoi se raporti OSBE-ODIHR, faktoi atë që ai vijon ta quajë si ?masakra zgjedhore?.

Por, demokratët janë të lodhur nga premtimet boshe të Lulzim Bashës, i cili thotë se ?beteja sapo ka filluar?, por PD-së i ka shkaktuar vetëm humbje.

Konferenca e djeshme e Bashës me gazetarët është publikuar live në faqen e Lulzim Bashës në rrjetet sociale, dhe ajo që vihet re është se demokratët e kanë ?masakruar? me komente.

Ata shprehin zhgënjimin e tyre, dhe nuk i besojnë më Lulzim Bashës.

?Nese futesh ne parlament,na tradhetove besimin. Regjimet rrezohen me protesta, por ju duhet nje prijes??-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan ?Luli eshte nje komunist anti demokratik qe e ka marre peng te djathten.?

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan ?Po te kete ngelur pak burreri mos i prano keto zgjedhje dhe dil nga parlamenti. Po qe se ti vete ne parlament ti je i shitur tek Edi Rama dhe do jeshe langaraq?

Gjithashtu një komentues shkruan ?Sa te jesh drejtues i PD, poshtë e më poshtë do shkojë?.

?Raporti komfirmon te kunderten, je genjeshtar largohu?-shkruan një tjetër.

Ndërsa një komentues ironizon duke shkruar ?Ta gëzosh fitoren , o opozitari i përjetshëm.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga