LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Armando Sadiku largohet nga Bolivari dhe rikthehet në Spanjë

28 Korrik 2021, 06:25, Sport CNA
Armando Sadiku largohet nga Bolivari dhe rikthehet në Spanjë

Armando Sadiku i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Bolivarit. Sulmuesi shqiptar nuk arriti të lërë gjurmë në aventurën e tij në Amerikën e Jugut, nga ku largohet pas vetëm pak muajsh. Klubi nga La Pazi komunikon përmes faqes zyrtare ndarjen me Sadikun, i cili është përfolur për një kalim në kampionatin ku tregoi se sa vlente si futbollist.

Në Spanjë e bëjnë thuajse të kryer se lojtari i Kombëtares kuqezi do të jetë pjesë e Las Palmas. ?El Desmarque? raporton se 30-vjeçari do i bashkohet klubit spanjoll në La Liga 2, kampionat në të cilin la një paraqitje pozitive me fanellën e Malagas. Një transferim në Spanjë e afron gjithashtu Sadikun edhe me Kombëtaren.

Lajmet e fundit nga