LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau aksidentalisht shokun e tij/ Apeli nxjerr nga burgu Marjus Demën

27 Korrik 2021, 16:10, Kronika CNA
Vrau aksidentalisht shokun e tij/ Apeli nxjerr nga burgu Marjus Demën

Gjykata e Apelit në Tiranë ka zbutur dënimin për Marjus Deman, i cili akuzohet për vrasjen e shokut të tij Mehmet Qema.

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur që  Dema, i arrestuar në datën 10 Maj 2021 të qëndrojë në ?arrest në shtëpi?.

Zëvendësimi i masës së sigurisë është bërë pas kërkesës së Demës, i cili ka pranuar krimin dhe ka shfaqur pendesë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e 10 Majit. Marjus Dema ishte në një lokal së bashku me Mehmet Qemën dhe disa persona të tjerë dhe po luante me një armë tip pistoletë.

Siç edhe ka dëshmuar pa dashje ia ka drejtuar shokut të tij, Qemës dhe pa e ditur se ishte e mbushur e ka shkrepur duke e lënë të vdekur.

Vendimi:

Në ngjarjen e ndodhur më datë 10.05.2021, ora 23:30, në Tiranë, në rrugën ?5 Maji?, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M.Q, autor i së cilës dyshohet shtetasi M.D, i cili u arrestua.

Në vijim në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me zëvëndësimin e masës së sigurimit për personin nën hetim M.D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ?Vrasje me dashje? dhe ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit?, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 757/1 Regj.Them , datë 12.07.2021 ka vendosur:

-Për personin nën hetim M.D caktimin e masës ?Arrest në burg?.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personat nën hetim M.D.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 625 datë 27.07.2021 vendosi:

-Ndryshimin e vendimit Nr. . 757/1 Regj.Them , datë 12.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane
? Zëvëndësimin e masës së sigurimit ?Arrest në burg? caktuar me vendimin nr. 757 datë 15.05.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dukë caktuar si masë sigurimi? Arrest në shtëpi?..

 

Lajmet e fundit nga