Connect with Us

Vllaznia pranë goditjes së madhe në merkato, gati akordi me ish-lojtarin e Metzit

Sport

Vllaznia pranë goditjes së madhe në merkato, gati akordi me ish-lojtarin e Metzit

Publikuar

-

Prej tri javësh po stërvitet me Vllazninë edhe qendërmbrojtësi senegalez Fallou Dianje. Ky i fundit është një lojtar i afirmuar, me një CV shumë të pasur duke u aktivizuar në Francë me Metzin dhe Renenë apo Gjermani te Fraiburgu dhe Verder Bremen në Bundesligë. Megjithatë, dëmtimet e shpeshta e kanë lënë për një kohë të gjatë jashtë fushave 31-vjeçarin, i cili për herë të fundit ka qenë pjesë e klubit turk Koniaspor.

Prej një viti ai nuk është aktivizuar dhe te Vllaznia ka ardhur mbipeshë, por cilësitë e tij nuk vihen në diskutim. Në këto kushte, drejtuesit kuqebluve mësohet se i kanë ofruar një kontratë Dianjesë dhe ai pritet të firmosë në ditët në vijim. Duke qenë se do të largohet Eni Imami pas përfundimit të aventurës në Europë, senegalezi shihet si zëvendësuesi ideal.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Interi nuk fal edhe ndaj Fiorentinës, ja rezultatet e mbrëmjes në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Interi ka marrë një fitore të vlefshme në javën e 5-të të Serisë A duke mundur 1-3 Fiorentinën.

Fiorentina kaloi e para në avantazh në minutën e 23-të me Sotil në një pjesë të parë ku violët dominuan totalisht dhe Interi ishte thuajse inekzistent. Në pjesën e dytë, Darmian barazoi për zikaltrit në minutën e 52-të, ndërsa 3 minuta më vonë Xheko përmbysi gjithçka me një goditje me kokë.



Në fundin e ndeshjes, Perisiç hipotekoi fitoren duke shënuar pas një asisti të Galjardinit. Zikaltrit marrin kreun duke kaluar Napolin e cila do të luajë ditën e enjte me Sampdorian.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Atalanta mposhti 2-1 Sasuolon me dy gola të shënuar në pjesën e parë nga Gosens dhe Zapakosta.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Spektakël i Atletiko Madridit, bën përmbysjen e çmendur në minutën e 90

Publikuar

-

Nga

Atletiko Madrid është rikthyer tek fitorja në kampionat duke mundur 1-2 në transfertë Getafen.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Mitroviç në fundin e pjesës së parë, por për Atletikon mendoi Suarez. Sulmuesi uruguaian u bë i gjallë më në fund në La Liga duke u rikthyer të jetë protagonist.



Suarez shënoi golin e barazimit në minutën e 78-të, ndërsa në të 90-të shënoi dhe të dytin personal dhe golin e fitores për Atletikon.

Një 3 pikësh mjaft i vlefshëm për Atletikon që e ngjit në vendin e parë në kuotën e 14 pikëve.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Jam si vera”, Lewandowski: Po bëhem më i mirë, mendoj vetëm për Bayernin

Publikuar

-

Nga

Sulmuesit të Bayernit të Mynihut, Robert Lewandowski, iu dorëzua këtë të martë “Këpuca e Artë” e Europës, trofeu prestigjioz individual, i fituar prej tij falë 41 golave të shënuar sezonin e kaluar në Bundesligë.

Edhe pse ka mbushur 33-vjeç, polaku këmbëngul se ka ende shumë për të dhënë në nivelet më të larta dhe se është i përkushtuar për të fituar trofe të tjerë me Bayernin.

“Nuk kam pse të provoj veten në një ligë tjetër. Në Ligën e Kampionëve mund të garoj me më të mirët e kampionateve të tjera. Jam 100 për qind i fokusuar te Bayerni, nuk mendoj për asgjë tjetër veç ekipit tim”.

“Poli”, siç thirret ndryshe Lewa, ka kontratë me kampionët dhe rekordmenët gjermane deri në vitin 2023, dhe ai nuk po mendon të heqë dorë nga futbolli.



“Mosha është thjesht çështje shifrash. Ndihem shumë mirë, kam vlerat më të mira që kam pasur ndonjëherë. E di se ende mund të luaj në nivelin më të lartë për vitet në vazhdim. Jam si vera e mirë dhe shpresoj të bëhem edhe mi mirë me kalimin e kohës”.

Statistikat e Lewandowskit nuk e shmangin dot krahasimin me dy të mëdhenjtë e futbollit, që janë ende në aktivitet, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Garën e kam gjithmonë me veten time. Ajo që bëjnë ata të dy është diçka që mund të mos përsëritet për një kohë të gjatë. Unë shoh atë që mund të bëj dhe jap. Duhet shumë punë dhe respekt.

LEXO TE PLOTE