Connect with Us

Video-Parakalime të rrezikshme dhe të dehur në timon/ Qytetarët iu bëjnë “gjëmen” shoferëve “rebelë”

Kronika

Video-Parakalime të rrezikshme dhe të dehur në timon/ Qytetarët iu bëjnë “gjëmen” shoferëve “rebelë”

Publikuar

-

Shkeljet e qarkullimit rrugor janë bërë shqetësim për qytetarët të cilët kanë denoncuar në polici shkeljet e ligjit që mund të ktheheshin në rrezik jete.

Shërbimet e Policisë Rrugore bëjnë të ditur se kanë ndaluar disa drejtues automjetesh, pas denoncimeve të bëra nga qytetarët.

Policia ka ndaluar një autoveturë tip “Ford” për parakalime të rrezikshme në rrugën Shkodër-Velipojë.

Drejtuesi i automjetit A.V., pas testimit për alkool rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.56 mg/l testi i parë dhe 1.62 mg/l testi i dytë.

Gjithashtu një tjetër shofer është ndalur pranë sheshit “Karl Topia” pas denoncimeve nga qytetarët për manovra të rrezikshme.

Sakaq pas verifikimit me alkooltestues drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur në masën 1.07 testi i parë dhe 0.80 mg/l testi i dytë.

Po ashtu Patrulla e Policisë Rrugore ka ndaluar një tjetër shofer në pasi në gjendje të dehur po kryente manovra të rrezikshme.

Përditë e më shumë po vijojnë denoncimet e qytetarëve për problematika të ndryshme, ku ndërmjet tyre një numër i konsiderueshëm i dedikohen shkeljeve të qarkullimit rrugor. Qytetarët që duan rregull dhe siguri, nuk ngurojnë të japin kontributin e tyre, sa herë konstatojnë paligjshmëri dhe shkelje që cenojnë sigurinë publike dhe atë rrugore, duke telefonuar menjëherë në numrin e emergjencave 112 ose në Komisariatin Dixhital.

Nga informacionet e ardhura nga qytetarët, nga një numër jo i vogël i telefonatave në numrin 112, janë adresuar denoncime që kanë të bëjnë me sigurinë e jetës në rrugë. Nëse nuk do të reagohej në kohë nga strukturat e kontrollit të territorit, do të kishte pasoja të rënda për jetën.

1-Telefonatë e adresuar nga qytetarët në numrin 112: “Drejtuesi i një automjeti tip “Pegueot” po bën manovra të rrezikshme, mund të jete në gjendje të dehur. Drejtuesi u konstatua nga patrulla e Policisë Rrugore, në Unazë të Re, nuk pranoi të kryente testin e alkoolit dhe u shoqërua në komisariat. Pas shoqërimit në komisariat, drejtuesi i mjetit rezultoi në gjendje të dehur. Pas disa minutash, një drejtues mjeti taksi njoftoi patrullën se i njëjti automjeti i kishte aksidentuar me dashje mjetin e tij dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”.

2-Telefonatë e adresuar te 112: “Drejtuesi i një automjeti është nën ndikimin e alkoolit, po lëviz nga Brryli në drejtim të Rrugës së Elbasanit. Shërbimet e Policisë konstatuan mjetin dhe ndaluan drejtuesin, i cili rezultoi ne gjendje të dehur në masën 0.87 mg/l testi i parë dhe 0.96 mg/l testi i dytë. Gjithashtu, nga verifikimi, drejtuesi i mjetit rezultoi dhe me leje drejtimi të pezulluar deri më datë 20.02.2022”.

3-Telefonatë e adresuar te 112: “Automjeti tip “Ford” me targa të Zvicrës, që drejtohet nga një femër shkeli semaforin tek ura e Tajvanit. Pasi u lokalizua dhe u ndalua, u konstatua se drejtuesja e mjetit nuk kishte vendosur rripin e sigurisë dhe kishte mangësi në dokumentacionin e mjetit. Drejtuesja e mjetit u shoqërua për verifikime të tjera, nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

4-Telefonatë e adresuar te 112: “Në Unazën e Madhe janë disa mjete luksoze që kanë bllokuar të gjithë rrugën dhe po bëjnë videoklip. Me marrjen e njoftimit, menjëherë u nis patrulla e Policisë Rrugore, e cila konstatoi se ishin 5 automjete të ndryshme që po xhironim videoklip dhe kishin penguar lëvizjen e mjeteve të transportit rrugor gjatë xhirimeve në rruge. Në këto kushte u bë kapja në flagrancë e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, si dhe shoqërimi i tyre, bashkë me automjetet, në ambientet e komisariatit, për veprime të tjera hetimore e procedurale”.

5-Telefonatë e adresuar te 112: “Në rrugën Velipojë-Shkodër, një autoveturë tip “Ford” po kryen parakalime të rrezikshme. Shërbimet e Policisë Rrugore bënë të mundur ndalimin e mjetit tek vendi i quajtur “Harku i Berdices”. Pas testimit për alkool, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. V., rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.56 mg/l testi i parë dhe 1.62 mg/l testi i dytë.

6-Telefonatë e adresuar te 112: “Drejtuesi i automjetit tip “Toyota” po bën manovra të çuditshme në rrugën “Mine Peza”, duket nën efektin e alkoolit. Automjeti u ndalua pranë sheshit “Karl Topia” dhe nga verifikimi me alkooltestues, drejtuesi i automjetit rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.07 testi i parë dhe 0.80 mg/l testi i dytë.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Aksident i rëndë në Patok/ Humb jetën një person, plagosen dy të tjerë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Laç-Patok.

Sipas raportimeve të para mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.



Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërsa një tjetër ja humbur jetën.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau ish-bashkëshorten/ Prindërit e Sabrinës kërkojnë heqjen e kujdestarisë së vajzës nga i ati

Publikuar

-

Nga

Prindërit e 23-vjeçares kanë paditur në gjykatën e Fierit, vrasësin e vajzës së tyre Elton Metaj, duke kërkuar që t’i hiqet kujdestaria e vajzës së mitur.

Kjo padi është dorëzuar në gjykatën e rrethit Gjyqësor Fier nga avokati Saimir Visha.

Sipas asaj që raportohet, prindërit e 23-vjeçares, kanë kërkuar që babai i mbesës së tyre të mos jetë më kujdestar për të, por të kujdesen vetë.



Kujtojmë se Sabrina Bengaj u vra më 10 shtator, në shtëpinë e prindërve, nga ish-bashkëshorti i saj Elton Meta, në fshatin Zhupan të Fierit.

Në shtator të vitit të kaluar, mbajti peng familjen Bengaj për më shumë se pesë orë. Edhe pse 32-vjeçari u arrestua  pas një operacioni të forcave RENEA, nuk bëri asnjë ditë burg. Kjo pasi Gjyqtari Piro Sota dhe prokurori Çlirim Sino, caktuan ndaj tij shtrim të detyruar në spitalin burgun e Zaharisë me argumentin se vuante nga probleme të shëndetit mendor./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika mes disa adoleshentëve në Kamëz/ Përfundojnë në spital dy prej tyre

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një sherr me mjete të mprehta mes disa adoleshentëve ka ndodhur këtë pasdite në Kamzë.

Policia njofton se nga një konflikt i çastit kanë mbetur të plagosur dy të rinjtë 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak



Rreth orës 14:45, në Kamzë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të metejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE