LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vaksinimi dhe të drejtat e njeriut

27 Korrik 2021, 06:40, Blog CNA
Vaksinimi dhe të drejtat e njeriut

Nga Nikos Mouzelis ?To Vima?

Në shkencat shoqërore nuk ka asnjë lloj universaliteti për sa i përket njohurive. Asnjë teori që injoron kuadrin social nuk është bindëse. Çdo përgjithësim që e injoron atë kornizë është i zakonshëm. Do të përpiqem ta sqaroj këtë pozicion duke përdorur si shembull vaksinimin kundër Covid-19.

Kudo, qytetarët që arsyetojnë e konsiderojnë pandeminë si ?armik të padukshëm?, që rrezikon shëndetin e të gjithëve. Në shumicën e rasteve, prekja nga virusi Covid-19 të çon drejt vdekjes. Pra me fjalë të tjera, është një situatë emergjente e krahasueshme me luftën, një gjendje në të cilën disa të drejta kufizohen ose shfuqizohen.

Për shembull, kur një vend shkatërrohet ose nënshtrohet nga një vend i huaj, reagimi është një mobilizim i përgjithshëm, në të cilin të gjithë individët që kanë të drejtë të shërbejnë, rekrutohen nga ushtria për të shkuar në luftë.

Në Greqi, një segment i madh i popullsisë beson se ka të drejtë të mos vaksinohet, disa për shkak të frikës së tepruar nga efektet e mundshme anësore të vaksinave, ca të tjerë për shkak të mos-informimit të duhur, disa pasi urrejnë të mësuarit, dhe të tjerët janë viktima të teorive të konspiracionit.

Qeveria greke e Demokracisë së Re, ka zgjedhur zbatimin e një strategjie të bindjes. Ajo madje toleroi edhe mjekët dhe punonjësit e sistemin shëndetësor të mos e merrnin vaksinën kundër SARS-Co-V-2 në rast se nuk dëshironin. Një vaksinim i detyrueshëm u pa si shkelje e së drejtës së çdo qytetari për ta refuzuar atë.

Siç u shpreh kryeministri Kiriakos Micotaqis:?Unë nuk mund të detyroj askënd që të vaksinohet?. Por kjo qasje çoi në rritje të rasteve të reja me Covid-19 dhe nëmë shumë vdekje. Pas disa muajsh vonese, qeveria vendosi të miratojë vaksinimin e detyrueshëm për mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor si dhe për punonjësit në azilet e pleqve.

Por kjo masë u vendos me vonesë, dhe nuk mjafton. Natyrisht, e njëjta çështje ka shqetësuar shumicën e vendeve në botën perëndimore. Disa vende si Italia dhe më pas Franca, ndërmorën më herët iniciativa të ngjashme. Disa njerëz thanë se vaksinimi i detyrueshëm është antikushtetues.

Të tjerët nuk u pajtuan me këtë ide. Fatmirësisht, Këshilli i Shtetit vendosi kohët e fundit që për shkak të interesit publik, për kategori të caktuara punonjësish (ata të kujdesit shëndetësor, të arsimit,transportin publik e kështu me radhë) vaksinimi duhet të jetë i detyrueshëm.

Nën një vendim gjithëpërfshirës, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, vendosi se vaksinimi i detyrueshëm i popullatës nuk e shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Përkundër gjithë kësaj, për momentin një politikë radikale për vaksinimin e të gjithëve nuk është ende duke u diskutuar seriozisht.

Kjo demonstron shkallën në të cilën e drejta për të mos u vaksinuar konsiderohet ende si e paprekshme. Por nga ana tjetër,ky qëndrim i heq të drejtën një qytetari të vaksinuar për të mbrojtur shëndetin e tij nga njerëzit e pa vaksinuar, të cilët janë indiferentë ndaj pasojave të rënda të sjelljes së tyre.

Sikurse e tha dikur filozofi gjerman Emanuel Kant, liria e një personi mbaron atje ku fillon liria e një individi tjetër. Për më tepër, nëse marrim parasysh se mos-vaksinimi e zvogëlon mundësinë e arritjes së imunitetit të tufës, në një kohë që virusi po riprodhohet dhe po pëson mutacione, e drejta për të mos u vaksinuar është e paarsyeshme.

Me fjalë të tjera, në këtë rast nuk është çështje e së drejtës, por më tepër është detyrë morale e çdo qytetari për t?u vaksinuar. Prandaj, mungesa e vaksinimit të detyrueshëm është ose rezultat i kostos politike që qeveritë nuk duan ta mbajnë mbi shpinë(në Greqi dhe në vendet e tjera të botës perëndimore), ose buron nga një pikëpamje e ngulitur sipas së cilës të drejtat në shoqëritë moderne janë të pakushtëzuara, ose që të dyja bashkë.

Nuk ka asnjë dyshim se çështjet e ndërgjegjes janë komplekse. Gjithsesi, siç sugjerova në fillim të këtij shkrimi, asnjë akt shoqëror nuk mund të kuptohet jashtë kornizës në të cilën zhvillohet. Pandemia aktuale është një situatë emergjente, në të cilën liria e skeptikëve apo e refuzuesve të vaksinave, është një veprim kundër jetës së të gjithë të tjerëve. Kjo gjë nuk mund të tolerohet.

Shënim: Nikos Mouzelis është profesor i sociologjisë në Shkollën Ekonomike të Londrës./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga