Connect with Us

“Vajza nuk dinte not”/ Flet babai i 13-vjeçares që u mbyt në lumin Buna: Erdhën për t’u larë pa i thënë askujt

Kronika

“Vajza nuk dinte not”/ Flet babai i 13-vjeçares që u mbyt në lumin Buna: Erdhën për t’u larë pa i thënë askujt

Publikuar

-

U mbyt në lumin Buna/ Flet babai i 13-vjeçares: Erdhën për t’u larë pa i thënë askujt

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Shkodër ku u mbyt një vajzë 13-vjeçe.

Naim Lani, babai i vajzës 13 vjeçe që u mbyt tregon se ka qenë në Ulqin të Malit të Zi duke punuar dhe permes telefonatës urgjente të bashkëshortes së tij e ka bërë që të vijë me shpejtësi drejt Shqiperisë.

 “Vajza ka ardhur per t’u lare në lumin Buna. Bashkë me të ka qenë edhe vajza tjetër 12 vjeçe dhe djali më i vogel. Ata i kanë thënë bashkëshortes se gjoja po shkojmë tek halla që kanë në Oblikë por në fakt kanë ardhur për t’u larë në lume pa e ditur. 

Vajza nuk ka ditur mire not dhe e ka marrë rrjedha e lumit. Jam pa fjale dhe i shokuar nga kjo ngjarje. Bashkë me tre fëmijet e mi ka qenë edhe një person tjetër më i rritur që është komshi i joni. Fëmijët nuk vinin shpesh këtu në lume. Nuk di ç’të them më shumë pasi jam pa fjalë nga ngjarja e rëndë”– shprehet ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Mosdeklarim i të hollave në kufi/ Sekuestrohen 17 mijë euro në Kapshticë, procedohet 57 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë evidentuan sot një rast mosdeklarimi të ardhurash në kufi dhe sekuestruan shumën prej 17.380 euro mijë eurosh.

Si rezultat, është proceduar penalisht 57 vjeçari me inicialet O.M., banues në Bishqem, Peqin.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll shtetasin O. M., në çantën personale së të cilit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.380 euro, sasi të cilën nuk e kishte deklaruar.



LEXO EDHE:  Ish-dhëndri i vrau vajzën dhe djalin/ Babai mes lotësh: Më thërriste me shaka “babush”

LEXO EDHE:  Shtatëzania pa u fejuar, në gjyq babai që vrau vajzën

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj shtetasit O. M., 57 vjeç, banues në Bishqem, Peqin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet ne njoftimin e palote./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Varkën e marin dallgët/ Shpëtohet nga mbytja 35-vjeçari në Shëngjin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 35-vjeçar është shpëtuar nga mbytja ditën e sotme në Shëngjin.

Sipas informacioneve nga policia mjeti lundrues kishte dalë në det dhe si pasojë e dallgëve të mëdha personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në grykëderdhjen e lumit Buna.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur të shpëtohet 35-vjeçari me inicialet D.P.

Mjeti lundrues ishte nisur nga Shëngjini për në grykëderdhjen e lumit Buna, ku familjarët kanë mundur të zbrisnin, ndërsa 35-vjeçari nuk ka arritur të zbresë, pasi e tërhoqën dallgët duke e përmbysur dhe fundosur mjetin.

LEXO EDHE:  Përjetimet e tmerrshme të tri motrave/Babai iu vrau nënën me thikë

LEXO EDHE:  Përjetimet e tmerrshme të tri motrave/Babai iu vrau nënën me thikë



Ai u shpëtua dhe u dërgua në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët stalla në Lezhë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Pasditen e sotme ka rënë zjarr në një stallë në afërsi të ‘Urës me Harqe’, në Lezhë.

Mësohet se nga flakët e stallës, zjarri ka kaluar edhe në malin që ndodhet aty pranë.



Sipas asaj që raportohet, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e rënies së zjarrit.

Policia ndodhet në vendgjarje për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE