Connect with Us

Tërheqjet masive në PD e Korçës/ Harxhi del me reagimin e fortë: Alarmi i fundit për Bashën

Politikë

Tërheqjet masive në PD e Korçës/ Harxhi del me reagimin e fortë: Alarmi i fundit për Bashën

Publikuar

-

Tërheqjet masive në PD e Korçës/ Harxhi del me reagimin e fortë: Alarm i fundit për Bashën

Tërheqje masive kanë ndodhur në degën lokale të PD-së në Korçës, ku rreth 13 zyrtarë kanë dhënë dorëheqjen nga funksionet e tyre.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe Edith Harxhi e cila e cilëson si sinjalin e fundit të alarmit për situatën në të cilën ndodhet sot PD-ja.

Sipas saj pakënaqësia dhe dorëheqja masive e disa prej anëtarëve të kryesisë së degës Korçë,  tregon edhe një herë se PD-ja është kapur në çdo segment të saj dhe se anëtarët e saj nuk munden më të bëhen pjesë e lojrave të kryetarit në detyrë Basha.

Harxhi shton se situata paraqitet po aq dramatike me dorëheqje edhe në degë të tjera si Durrësi, Fieri, Shkodra, Saranda dhe të tjera.

Reagimi i plote

Raporti përfundimtari OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri ishte një përsëritje e Raportit paraprak. Pra, zgjedhjet kanë përfunduar dhe në shtator Edi Rama dhe qeveria e tij do të qeverisin përsëri keq e më keq vendin. Ndërsa opozita do të vazhdojë të paguajë haraçin e daljes nga parlamenti dhe mosfutjes në zgjedhjet vendore të vitit 2019, duke fajësuar përsëri shumicën dhe jo veten për mosmbajtjen e premtimeve për një aksion të fortë opozitar dhe për dhënien e garancive për mbrojtjen e votës që qytetarëve shqiptarë. Raporti flet qartë mbi përdorimin e burimeve të administratës qëndrore dhe vendore nga ana e shumicës. Por Kryetari në detyrë nuk merr përgjegjësinë e vendimeve për largimin nga parlamenti dhe për dorëzimin e të gjitha pushteteve Edi Ramës. Po si mund të kërkohen zgjedhje të rregullta, të lira dhe të barabarta në vend, kur këto nuk garantohen në zgjedhjet e brendëshme për Kryetar në Partinë anti-komuniste, partinë kryesore të opozitës? Partia Demokratike nuk është më demokratike dhe e lirë, dhe kryetari në detyrë, i dalë me votat e vetëm 30% të anëtarësisë, pasi përjashtoi rreth 30 mijë demokratë nga e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur nuk mban përgjegjegjësi për shtëpinë e tij.

Ajo çfarë është më shqetësuese sot është pozicioni ku ka rënë Partia Demokratike. Ajo vazhdon dhe tkurret përditë në një moment kaq kritik për vendin. Kryetari në detyrë, në konferencën e tij për shtyp anashkalon faktin që PD-ja po zien dhe po largohen demokratët e mbetur në detyrë dhe që kanë qenë në vijën e parë të sulmit në të gjitha protestat dhe aksionet opozitare, pavarësisht vaktësisë së tyre.

Dorëheqja e 14 anëtarëve të PD-së në Korçë me në krye Sekretarin e Përgjithshëm Devi Osmani dhe ish Kryetarin e PD-së në Korçë Andrea Mano, janë sinjali i fundit i alarmit për situatën në të cilën ndodhet sot PD-ja. Pakënaqësia dhe dorëheqja masive e disa prej anëtarëve të kryesisë së degës Korçë, disa prej të cilëve qëndrestarë që prej vitit 1991, tregon edhe një herë se PD-ja është kapur në çdo segment të saj dhe se anëtarët e saj nuk munden më të bëhen pjesë e lojrave të kryetarit në detyrë Basha. Të atij kryetari, i cili vetëm një vit më parë u kish premtuar demokratëve të Korçës se do të kandidonte në listat e deputetëve të Korçës vetëm të zgjedhurit e tyre dhe jo ata të përcjellë me urdhër politik nga Tirana. Ndodhi e kundërta dhe nuk është çudi, sepse Kryetari në detyrë kudo premton, por ka problem me mbajtjen e premtimit. Ҫfarë aksioni opozitar do të bëjë ky kryetar në detyrë në shtator për mbrojtjen e votes, kur nuk do ketë më mbështetjen e demokratëve më të përkushtuar?

LEXO EDHE:  Basha pret Ali Ahmetin/Shqiptarët në qeverisje për të garantuar Marrëveshjen e Ohrit e anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Në Korçë PD-ja ka pasur në zgjedhjet e 25 prillit 3000 antarë aktivë. Ndërkohë në zgjedhjet për Kryetar Partie në 13 qershor, në listat e përgatitura nga Tirana ishin vetëm 2000 anëtarë, nga të cilët votuan vetëm 630 anëtarë. Pjesa tjetër nuk u la të votojë, sepse gjoja nuk kishin dokument identifikimi si anëtarë të PD-së. Rasti i degës së Korçës, një nga më të vjetrat dhe më të mëdhatë të Shqipërisë është flagrant, por jo i vetëm. Përgëzoj demokratët e Korçës për vendimin e tyre të përgjegjshëm. Ka qenë dhe mbetet bindja ime dhe e kam shprehur publikisht se ndryshimi do të vijë nga Korça. Situata paraqitet po aq dramatike me dorëheqje edhe në degë të tjera si Durrësi, Fieri, Shkodra, Saranda dhe të tjera. Tirana është rast i veçantë, sepse që prej vitit 2014 kryetari në detyrë Basha e ka shuar degën më të madhe të gjithë Shqipërisë, Tiranën. Tirana nuk ka degë të veçantë, dhe afërsisht 900 mijë banorë dhe afërsisht 200 mijë demokratë i komandon “lideri suprem” i opozitës nga selia qëndrore e kapur prej tij.

Kjo është situata aktuale në vend! Në Shqipëri, ku korrupsioni është një me shtetin dhe kur opozita është bërë një me shumicën qeverisëse, shqiptarët janë në rrugë të madhe. Opozita është shterur dhe bjerrur dhe është reduktuar vetëm në disa numra në parlamentin e ardhshëm. Prandaj vendi ka nevojë urgjente për një opozitë të fortë, për një PD të madhe dhe të bashkuar, për një forcë opozitare që thërret një aksion politik disa dimensional. Duke filluar nga fitimi i besimit të popullit opozitar, që përbën shumicën sot për karshi një qeverie të korruptuar dhe një opozite të kapur. Ngritja e vetëdijes dhe besimit të popullit opozitar është parësore në këtë rast. Nuk është e thënë të jesh në forume të Partisë për të bërë opozitën. Ajo do të ringrihet e fuqishme dhe tejet e vendosur dhe e përkushtuar jashtë kulisave të tenderave abuzivë të qeverisë dhe opozitës të kapur nga kryetari në detyrë. Pa ringritjen e opozitës nuk do të ketë çlirim nga e keqja aktuale!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kopilat e komunizmit”/ Murrizi ‘shpërthen’ keq ndaj Bashës: Përulet para bustit të Azemit dhe i “vret” të bijën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i LDSH, Muslim Murrizi ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku dënon ‘hipokrizinë’  e kreut të PD Lulzim Basha dhe deputetëve të tjerë të cilët  kryen sot homazhe para bustit të Azem Hajdarit.

Duke i quajtur “kopila komunizmi” Murrizi thekson se Basha që sor përkulet para Azem Hajdarit, i ka shpallur armike të bijën, Rudina Hajdarin.

Sipas tij, kryedemokrati vepron njësoj si Enver Hoxha.

Reagimi i plote

Çfare hipokrizie komuniste nga bijt dhe kopilat e komunizmit!!!!

Perkulet para bustit te Azemit dhe i shpall armike te bijen Rudinen

Çfare kishte ndryshe rregjimi i Enverit???

Luan Omarit i vrau babane ( pra vrau kunatin) dhe perkedheli Luanin( te birin)

Ky perulet para bustit te te Atit dhe “ vret” te Bijen per ate qe sot eshte rikthyer si skllav ne Kuvend dhe eshte ngritur ne kembe duke u betuar para komuniste Luljetes ish delegate ne kongresin e fundit te ppsh

Po kur shoh qe ne krah ka 5 individe qe nuk kane asnje lidhje me PD, me Azemin, me opoziten 1997-2005 por jane te gjithe spurdhjake dhe hajdute pushteti 2005-2013, behet akoma me e peshtire kjo ceremoni perkujtimore

Ne 12 shtator 1998 Basha ishte ne Holande dhe as vete nuk e kujton dot se ku ishte. Nuk ishte i vogel por mbi 24 vjeç dhe nuk kishte asnje lidhje me PD pamvarsisht se Berisha ka dashur te na e paraqes si dhjetorist hahaha



Ne 12 shtator 1998 Alfred Rrushaj 24 vjeç ishte sekser dhe hajdut tenderash ne KESH ne pushtetit e ps dhe vartes i Alfred Palokes ish drejtor i pergjithshem i KESHIT. Ka shume mundesi te jete gezuar pa mase se u vra nje “ armik” i partise dhe pushtetit

Ne 12 shtator 1998 Enkelejd Alibeja 25 vjeç nuk kishte asnje lidhje me PD dhe ishte ne shkollen e magjistratures kur rregjimi flaku ne rruge qindra gjygjtare per bindje politike.

Tek PD erdhi si drejtor antikorrupsioni ne vitin 2005 e me pas si minister drejtesie ne vitin 2008 kur i lepinte kembet Argites e kur emeroi drejtore burgjesh llumin dhe kontigjente

Ne 12 shtator 1998 Grida ishte 21 vjeçe studente por asnje lidhje me PD apo forumin rinor studentore te PD

Ne 12 shtator 1998 Jorida ishte 19 vjeçe studente por asnje lidhje me PD apo forumin rinor te PD ose strukturat rinore studentore te PD

Ne 12 shtator 1998 Gazja dhe Belindi ishin 12 vjeç dhe 11 vjeç sapo kishin filluar te loznin loje çunash dhe kishin veshur tuta megjithese Lulit i duket sikur kane qene ish student dhjetori dhe bashkeluftetare me Azem Hajdarin sepse PD e njeh vetem nga prilli 2005 dhe e mendon si lope qe e moli 8 vjet dhe po e shet tek kasapi 8 vjet te tjera

E pse duhet qe te sforcoheni kot me buqeta me lule tek busti i Azem Hajdarit ,ju qe as e keni njohur, as e keni takuar, as e keni pare, as e keni simpatizuar, as e keni vleresuar kontributin e Tij ne krijimin e PD se nuk keni patur asnje lidhje me PD nga 12 dhjetori 1990 deri ne qershor 2005 kur PD ju dha pushtet e para ne saj te pushtetit???????

Na hapet barkun njelloj si sharlatane me shami te kuqe e yll ne qafe çdo 16 tetor, 11 prill e 5 maj tek varri i enverit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qeveria e re/ Meta kërkon verifikimin e ministrave të propozuar nga Rama

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Presidenti Ilir Meta ka dërguar një letër në Prokurori, nëpërmjet së cilës kërkon verifikimin e 16 emrave të propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministra.

Në shkresën drejtuar Prokurorisë thuhet se, Presidenti Meta, kërkon të informohet mbi të dhëna apo informacione për çdo kandidat të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre.

LEXO EDHE:  Klevis Balliu në listat e LSI?/ Kryemadhi: E njoh që fëmijë, jam e bindur se…

LEXO EDHE:  “Pa koment”/Rama vë përballë Bashën dhe Donald Tusk

Ndër të tjera theksohet, që përgjigjet e kërkuara të kthehen sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti të shprehet për emërimet brenda 7 ditëve.



Kujtojmë se një ditë më parë Meta e ka dekretuar Ramën, si kryeministër të Shqipërisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mediat e Ramës në mbrojtje të Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shumica e mediave pro qeveritare që janë të lidhura direkt me Ramën apo biznese afër qeverisë kanë filluar të marrin në mbrojtje Lulzim Bashën dhe të nxjerrin materiale kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në fakt Basha me veprimin e tij krejt personal ka bërë një skandal politik pasi vetë emëron, vetë shkarkon, këdo kur do dhe si do.

Tani këtij veprimi antidemokratik aspak parimor, i janë vënë në mbështetje mediat e kreut të qeverisë.

LEXO EDHE:  Një marrëveshje Rama-Basha?/ Agron Duka: Këtë nuk e pranojnë as shqiptarët

LEXO EDHE:  Drogë e municione/ Policia maqedonase arreston 4 shqiptarë në kufi

Edi Rama po bën avokatinë e Lulzim Bashës për ta marrë më pas atë në qeveri.



Avokatët e Lulzim Bashës janë nga Mero Baze, tek mediat e Irfan Hysenbelliut, Ben Blushi e co.

Titujt e mëposhtëm, janë vetëm disa nga shkrimet e fundit të mediave të vënë në shërbim të Ramës që kanë marrë në mbrojtje edhe Bashën./CNA.al


 

LEXO TE PLOTE