LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK mbyll hetimet për gjyqtaren Enkeleida Hoxha/ Sot komunikohen akuzat

27 Korrik 2021, 06:45, Kronika CNA
SPAK mbyll hetimet për gjyqtaren Enkeleida Hoxha/ Sot komunikohen akuzat

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe 9 të hetuarit e tjerë të dosjes së korrupsionit në burgje dhe pritet që ti komunikojë akuzat zyrtare dhe kërkojë gjykimin e të pandehurve në Gjykatën e Posaçme.

Sipas SPAK, Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë të implikuar ne dosje, janë përfshirë në nje skemë kriminale të favorizimit dhe lirimit të të burgosurve nga Gjykata e Krujës.

Vlerat monetare që jepeshin nga të burgosurit, nëpërmjet familjarëve të tyre shkonin deri në 12 mijë euro, ndërsa SPAK ka të provuar dy raste të korrupsionit me këtë skemë.

Sipas abcnews, në dosjen e Prokurorisë së Posaçme janë një sërë përgjimesh dhe vëzhgimesh ambientale që implikojnë të hetuarit, ndërsa vetë te akuzuarit kanë mbajtur qëndrim mohues.

SPAK do të çojë në gjykim dosjen për akuzën e ?Korrupsionit pasiv? dhe ?Korrupsionit aktiv? të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Lajmet e fundit nga