LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata problematike nga zjarret/ Prefekti i Tiranës kërkesë strukturave: Merrni masat për ditët në vijim

27 Korrik 2021, 20:44, Aktualitet CNA
Situata problematike nga zjarret/ Prefekti i Tiranës kërkesë

Temperaturat e larta dhe situata me zjarret në vend, ka bërë që Prefektura e Tiranës tu drejtohet me një shpresë bashkive të qarkut, policisë vendore dhe strukturave të mbrojtjes civile ku u kërkon të marrin masa në përballimin e situatës së zjarreve në ditët në vijim.

Prefekti i Tiranës Mersin Murataj  u ka kërkuar që të merren të gjitha masat e domosdoshme për të përballuar rreziqet e mundshme dhe të ulen maksimalisht dëmet në rast rënies së zjarreve.

Po ashtu u bëhet thirrje qytetarëve që të mos bëjnë djegie të pakontrollueshme pasi përbëjnë rrezik për zjarre masive dhe se në raste të tilla do të përballen me ligjin njësoj si zjarrvënesit me dashje.

REAGIMI I PLOTË I PREFEKTIT TË QARKUT TIRANË:

Tiranë më 27. 7. 2021

Lënda: Kërkesë për marrje masash në përballimin e situatës së zjarreve

Drejtuar :

5 BASHKIVE TË QARKUT TIRANË

STRUKTUARVE TË MBROJTJES CIVILE TË BASHKIVE

STRUKTURAVE TË MZSH-VE NË BASHKITË E QARKUT TIRANË

DREJTORISË SË MZSH-SË TË BASHKISË TIRANË

DREJTORISË VENDORE TË POLICISË SË RENDIT

TË GJITHA STRUKUIRAVE PËRGJEGJËSE PËR MBROJTJEN CIVILE NË QARKUN TIRANË

Temperaturat e larta të këtyre ditëve, të cilat kanë përfshirë dhe do vazhdojnë të përfshijnë gjithë territorin e vendit tonë, edhe në Qarkun e Tiranës kanë sjellë dhe vijojnë të sjellin shqetësime shum serioze mbi rrezikshmërinë e zjarreve me pasoja të rënda ekonomike
Ditët në vijim sipas parashikimeve, do të jenë me rrisk edhe më të lartë nga rreziku i zjarreve.

Për sa më sipër;
Nisur nga këto premisa rreziqesh, referuar Ligjit Nr. 107, datë 27.10.2016, ?Për Prefektin e Qarkut? dhe Ligjit Nr.45, datë 18.07.2019, ?Për Mbrojtjen Civile?, dhe porosive të fundit të dërguara për situatën aktuale nga Drejtori i Përgjitshëm i AKMC-së, kërkohet nga ana juaj të merren të gjitha masat e domosdoshme për të përballuar rreziqet e mundshme dhe të ulen maksimalisht dëmet në rast rënies së zjarreve.
*- Të pesë Bashkive të këtij Qarku, ( Tiranë, Vorë, Kamëz, Rrogozhinë dhe Kavajë), ju terheqim vëmendjen që në mobilizimin e strukturave të tyre të mbrojtjes civile dhe atyre të MZSH-së, që të bashkëpunojnë frytshëm dhe në mënyrë shum efikase kryesisht me strukturat vendore të policisë si dhe gjith strukturat përgjegjëse për raste fatkeqësish që veprojnë në teritorin e tyre,
*- Strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkive, në bashkëveprim të ngushtë me strukturat Vendore të Policisë së Rendit, duhet të përqëndrohen jo vetëm në identifimkimin dhe përballimin e situatave të zjarreve, por për të rritur bashkëpunimin në identifikimin dhe procedimin penal te autorëve të zjarrvënive.
*- Sipas porosive edhe të Drejtorit të Përgjitshëm të AKMC-së, duhen dhënë mediatikisht të gjitha procedimet dhe autorët e zjarreve, të cilët në shumicën e rasteve janë përsëritës dhe me dashje.
*- Të merren masat e nevojshme dhe të gjenden mënyrat e duhura nga të gjitha Bashkitë e Qarkut Tiranë, për të mundësuar gjithashtu edhe thirrje për të gjithë qytetaret, në gjithë teritorin e tyre, të cilët bëjnë djegje të pa kontrolluara, ku tu bëhet e qartë se përbëjnë rrezik potent për shkaktimin e zjarreve masive dhe me pasoja të mëdha në siperfaqe, pyjesh , kullotash, pemtari por edhe qendra të banuara.
Tu bëhet e qartë shum mirë se në raste të tilla do të përballen me ligjin njësoj si zjarrvënesit me dashje.
Meqenëse në vijim do të kemi situate me rrisk edhe më të lartë nga rreziku i zjarreve, kërkohet që gjithë strukturat e lartpërmendura të jenë në mobiolizim total për çdo premis.
Ju Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

PREFEKTI
MERSIN MURATAJ

 

 

Lajmet e fundit nga