Connect with Us

Shqipëria e treta në Europë për aplikimet për azil të fëmijëve/ Më e preferuara Franca

Sociale

Shqipëria e treta në Europë për aplikimet për azil të fëmijëve/ Më e preferuara Franca

Publikuar

-

Edhe pse në një vit pandemik, që kufizoi udhëtimet, mbi 2 mijë fëmijë nga Shqipëria aplikuan për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, dhe Zvicër. Të dhënat u publikuan nga Eurostat, në raportin e fundit për aplikimet për azil nga fëmijët (personat nën moshën 18 vjeç).

Aplikimet nga Shqipëria përbënin 12% të totalit nga shtetet Europiane (jo anëtarë të BE-së). Në vend të parë është Turqia (24% të aplikimeve totale nga Europa) dhe Rusia (23%). Të dy këto shtete kanë një popullsi shumë më të lartë se vendi ynë, duke bërë që Shqipëria të jetë rekord për aplikimet për azil të fëmijëve në raport me popullsinë.

Në vend të katërt është Moldavia me 10% dhe më pas renditet Serbia me 8%.

Franca, më e preferuara për fëmijët shqiptarë

Sipas Eurostat, në total kishte 2,125 aplikime nga fëmijët shqiptarë në vendet e BE-së dhe Zvicër në 2020-n (nga të cilët gati 83% ishin nën 14 vjeç). Në krahasim me vitin e mëparshëm aplikimet kanë rënë rreth 3 herë për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Destinacioni kryesor i aplikimeve të fëmijëve është Franca, që njihet si një shtet me praktika më sociale. Në 2020-n, ai përbënte 44% të totalit të aplikimeve, e ndjekur nga Gjermania, 22.6%, Greqia 11.3%, Belgjika 6.8%, Italia (5.8%), Suedia (3.7%).

Në vitin 2019, rreth 10% e aplikimeve nga fëmijët u bënë në Mbretërinë e Bashkuar, por në 2020-n, Eurostat nuk ka raportuar të dhëna për shtetin që ka dalë tashmë nga BE-ja.

Aplikimet e fëmijëve shqiptarë për azil në 2020-n zinin 34.3% të totalit, sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor.

Aplikimet në total

Sipas Eurostat, në vitin 2020, rreth 129.6 mijë fëmijë (persona nën 18 vjeç) paraqitën një kërkesë për herë të parë për azil në BE që korrespondon me 31% të numrit të përgjithshëm të kërkesave për herë të parë të azilit të regjistruar në BE. Midis atyre fëmijëve, 10% ishin të mitur të pashoqëruar që korrespondonin me 3% të numrit të përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë.

LEXO EDHE:  Sa orë duhet të punojnë shqiptarët për të paguar faturën e internetit?/ Të dytët më të shtrenjtë në Europë

Në të gjithë Shtetet Anëtare të BE-së, përqindja e fëmijëve në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë ndryshonte në vitin 2020 nga 54% në Gjermani në 6% në Sllovaki, ndërsa pjesa e të miturve të pashoqëruar në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë ishte më e larta në Bullgari (23%) dhe më e ulëta në Spanjë (0,1%). Në Çeki, Estoni, Letoni, Lituani dhe Hungari nuk u regjistrua asnjë aplikim nga të miturit e pashoqëruar nuk u regjistrua në vitin 2020.

Në lidhje me vendin e shtetësisë së aplikantëve të mitur për herë të parë të azilit në vitin 2020, më shumë se gjysma (52%) e fëmijëve kishin një shtetësi të një vendi aziatik, 22% afrikane, 13% nga Amerika dhe 9% kishin një shtetësi europiane nga një vend jo i BE-së. Siria, (me 25% të numrit të përgjithshëm të fëmijëve që kërkojnë azil për herë të parë) ishte shtetësia kryesore e azilkërkuesve të mitur për herë të parë në 2020.

Pjesa e të miturve të pashoqëruar në numrin e fëmijëve që kërkojnë azil për herë të parë nga kontinenti ishte 15% për Azinë dhe 11% për Afrikën, ndërsa kjo pjesë ishte e barabartë me 2% për Evropën (jo-BE) dhe 1% për Amerikën. Në vitin 2020, vendi kryesor i shtetësisë së aplikantëve të azilit që konsiderohen të mitur të pashoqëruar ishte Afganistani (41% e totalit të BE-së të të gjithë aplikantëve që konsiderohen të mitur të pashoqëruar).

Burimi: Eurostat, përpunime të Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Sot ‘Dita pa makina’/ Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve

Publikuar

-

Nga

cna sociale

Në periudhën 16-22 Shtator të çdo viti, me nismën e Bashkimit Europian, organizohet “Java Europiane e Qarkullimit”, e cila finalizohet me datën 22 Shtator, me ditën “Në qytet pa makinën time”.

Në kuadër të kësaj jave edhe Bashkia e Tiranës ka rikthyer më 22 shtator nismën “Dita pa Makina”, për të ndërgjegjësuar qytetarët që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre.

Për një aktivitet të qetë janë marrë masa  për kufizimin e qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.

Kjo nismë europiane e ka zanafillën në Francë në 1998. U deshën vetëm katër vjet që ajo të bëhej një nga manifestimet me përfshirjen më të madhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit.



Qëllimi i nismës evropiane është pikërisht ndërgjegjësimi për ndërmarrjen e politikave të sukseshme urbane nga vendimamrrësit për të mundësuar rritjen e vëllimit të transportit me mjete miqësore me mjedisin.

LEXO EDHE:  Heroinë në Itali/Çfarë i “tradhtoi” 3 trafikantët shqiptarë

LEXO EDHE:  Kreu i Antimafias Italiane/ Shqiptarët mbizotërojnë tregun e drogës

 Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

  • Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.
  • Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

  • Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”
  • Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen vranësirat/ Ulen ndjeshëm temperaturat

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Vendi ynë vijon të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të theksuara do jenë gjatë mesditës dhe lagështira e lartë në ajër do të ndihmojë në krijimin e shirave të afatshkurtër në zona të izoluara.

Por paraditja dhe mbrëmja do të jenë kryesisht në ndikimin e motit të kthjellët dhe vanësirave kalimtare.

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave/ Kryeministri Rama takon presidentin Macron

LEXO EDHE:  Mesia Macron bëhet President



Sipas MeteoAlb, Temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.

Era do të fryjeë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi  Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rriten sërish temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Mbetemi mes kthjellimeve dhe vranësira, ku në veri dhe në zona të izoluara të qendrës së vendit të rrezikohen momente me pika shiu.

Orët në vijim sjellin përmirësim të dukshme, duke bërë që kthjellimet të dominojnë në një pjesë të mirë të territorit.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por, mesdita do te ruaje vlera konstante duke u luhatur nga 12°C deri në 31°C.

LEXO EDHE:  Mesia Macron bëhet President

LEXO EDHE:  Tragjedi në një spital/30 fëmijë humbin jetën nga mungesa e oksigjenit

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE