“Mjeshtri i Madh”, feston 71-vjetorin e lindjes/ Urimi i veçantë i Julian Dedës: Kujdes, mos u gënjeni nga kjo fytyrë
Aktori i njohur i humorit, Zef Deda feston sot 71-vjetorin e...
Përpara iniciativës për të investuar, një ndër dilemat më të mëdha ka të bëjë me natyrën e investimit dhe emrin e tij. Xhuliano Makaj, 2 vite më parë vendosi që të hapë një lokal në Reç të Malësisë së Madhe. Çdo njëri që do të vizitojë këtë zonë turistike e di që në qendër të fshatit janë 3-4 restorante. Veçanërisht gjatë fundjavës është vështirë të gjesh vende të lira.
Xhuliano ishte ndër ata të rinj që mendoi se investimi duhet të kishte diçka më të veçantë se konkurrentët e tij. Ndaj vendosi që restorantin ta shoqërojë me tre shtëpiza të cilat ofrojnë edhe fjetje për turistët. Restorantin e pagëzoi me emrin ?Shija e natyrës?. Emër që menjëherë të lë shije pozitive.
Restoranti menjëherë u bë i frekuentuar jo vetëm nga Shkodranët por edhe turistë të ardhur nga vendet fqinje. Pamja relaksuese, qetësia në çdo stinë të vitit, ushqimi bio bënë që ?Shija e natyrës? të kishte klientë të shumtë. Sot është kthyer në një ndër destinacionet më atraktive, sidomos gjatë fundjavës! Të pushosh disa netë në shtëpizat prej druri në mes të pyellit, dhe të zgjohesh nga cicërimat e zogjve është ndër ndjesitë më të mira.
Xhuliano Makaj tregon për risinë që solli në fshatin Reç.
?E kisha në mendje prej kohësh. Ishte pak e sikletshme sepse Reçi ka një traditë të mirë si në restorante ashtu edhe në të bërit biznes. Nuk doja të dështoja, ndaj u mendova disa herë se si mund të ofroj diçka ndryshe.
Nga kontaktet që kisha me miq me thonin që Reçit i mungojnë bujtinat, shtëpiza ku mund të flesh. Aty siç duket mora edhe inkurajimin më të madh për të sjellë diçka që ofron më shumë se kafe, apo ushqim.
Restorantin e hapa ngjitur me ujin alpin, është në fund të rrugës me asfalt. Doja që vizitorët të kishin të lehtë aksesimin. Ndërtova 3 shtëpiza rrëzë malit. Mendoj që kanë një pamje të mirë. Shtëpizat janë për çifte por edhe për familje prej 4 anëtarësh. Jam i kënaqur me ecurinë gjatë këtyre 2 viteve.?
Fillimisht ishte e vështirë pasi Xhulianos iu desh që të hapte një pjesë mali. Duke e menduar të rëndësishëm pamjen që do të ofronte restoranti dhe bujtina e fjetjes, ai vendosi që të ngjitej disa metra sipër rrugës kryesore. Me shkallë të drunjëta, ngjitja për tek restoranti është tejet e veçantë.
Ushqimi më shumë bazohet tek produktet lokale të zonës, të kultivuara nga vetë banorët. Bazë është mishi i qingjit dhe kecit, të rritur në male. Menjëhere pas hapjes së restorantit pandemia mbylli gjithçka duke lënë në krizë bizneset, për Xhulianon ishte akoma më e vështirë, sepse kjo krizë e preku që në hapje të tij. Megjithatë duket se çdo gjë është lënë pas dhe rimëkëmbja ka nisur. Fundjava është plot, dhe prenotimet po bëhen edhe për javët pasuese. Duke rritur kështu shpresën se investimi ia ka vlejtur.
Së fundmi rreth 25 turistë nga vende të ndryshme zhvilluan një tur me motorë nëpër Ballkan. Ndalesa ishte edhe tek ? Shija e natyrës? aty ku mbetën të mrekulluar me pamjen, ushqimin dhe shërbimin që iu ofrua. Tashmë ?Shija e natyrës? ka krijuar klientët e saj, dhe Xhuliano thotë se disa prej tyre kthehen çdo muaj. Dikur zona të izoluara, sot gjithnjë e më shumë po tërheqin vizitorë të huaj e vendas.
Përveç natyrës që është treguar bujare, këto zona konkurrojnë denjësisht edhe me produktet unike me traditë qindravjeçare. Marketimi dhe promovimi i tyre do t?i ndihmonte të gjenin tregje më të mëdha dhe të kalonin kufijtë e lokales. Investimi në restorante dhe bujtina, i jep më shumë atraksion kësaj zone.
Tashmë përveç bimëve aromatike apo gështenjës së famshme Reçi gjithnjë e më shumë po njihet edhe për restorantet, gatimet dhe natyrën e veçantë e cila duhet vizituar me patjetër.
Përveç këtyre, në Reç ofrohet edhe guidë e cila do të ndihmonte së tepërmi turistët për eksplorimin e zonave të pashkelura më parë. Restoranti ?Shija e natyrës? së bashku me shtëpizat prej druri është ndalesa e çdo vizitori i cili merr rrugën për në fshatin Reç të Malësisë së Madhe./ CNA.al
Aktori i njohur i humorit, Zef Deda feston sot 71-vjetorin e...
Data 10 Korrik 1914!Dita që çdo banor I fshatit Panarit e ka...
Këngëtarja shqipatre me famë botërore Dua Lipa, prej ditësh ...
Për herë të parë pas 70 vitesh Pjetër Rraboshta fotografi i ...
MIK Festival rikthehet sërish në Korçë, me edicionin e tij t...
Sali Butka ishte një nga udhëheqësit dhe luftëtarët e lëvizj...
Ardianën nuk e sheh asnjë herë duke pushuar, në dorë mban gj...
Këtë vit Shkodra po pret një bum turistësh. Jo vetëm të ardh...
Destinacioni i rradhës për stafin tonë dhe për ju si lexues ...
Kjo është Rinalda Lika, nga Fshati Shkozë i Bashkisë Pukë. R...
Personazhi i radhës për lexuesit e CNA.al është Ardi Karanxh...
Nga Dr. Bledar Kurti21 Korriku është datëlindja e shkrimtari...
Kisha e Shën Thanasit në Voskopojë u dëmtua nga reshjet e sh...
Në Festivalin e 74-t të Filmit në Kanë, “Titani” i regjisore...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar sot aktori...
Pogradeci me liqenin dhe mikpritjen e tij po synon këtë vit ...
Xhenaro Simini është një mjek italian leçez, me shpirt revol...
Xhenaro Simini është një mjek italian leçez, me shpirt revol...
Poeti korçar, Skënder Rusi, është vlerësuar nga Këshilli Bas...
Nga Skender DemolliIku dhe Vladimir Toroveci, te limani i pë...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia e Krujës ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale G....
Zbardhet vjedhja e argjendarisë në Rrugën e Dibrës në Tira...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Ditën e martë, vendi ynë do të ketë kushte të paqëndru...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët ...
Rregulla të reja për emigrantët që jetojnë në Greqi? ...
Vendet e BE-së do të vendosin sanksione ndaj 30 zyrtar...
Pakistani mbeti një nga tri vendet me ajrin më të ndodhur ...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
Normat e interesit të depozitave u rritën në përmasa të vo...
Sot, më 19 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...