LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti OSBE-ODHIR, rrëzoi ankimimet e PD në KQZ

27 Korrik 2021, 10:50, Politikë CNA

Ndërsa Luli Basha po “debaton” online me Taulant Ballën lidhur me mënyrën se si palët politike po lexojnë Raportin e OSBE-ODHIR, ka disa fakte interesante që duhen analizuar!

Së pari vërehet indiferenca, apo më saktë mungesa e angazhimit të përfaqësuesve të mazhorancës për të analizuar dhe mbrojtur pozicionin e shumicës. Gjithçka ju la mesazhit që shpërndau në rrjetet sociale, kryetari aktual i grupit parlamentar Taulant Balla, i cili nuk harxhoi më shumë sesa 5 fjali për të perifrazuar mënyrën se si maxhoranca e lexon raportin.

Nga ana tjeter Luli Basha edhe ai me komunikim online, nuk harxhoi më shumë sesa 10 fjali (që as ato nuk i ka shkruar vetë), ku shfaqet mënyra sesi Gaz Bardhi e lexon raportin.

Askush nuk po analizon konkluzionet e raportit, të cilat referojnë në detyrat për të ardhmen.

Për sa i takon KQZ, Raporti i lë detyrë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit Rregullator (si organe të KQZ që perkatësisht, draftojnë dhe miratojnë aktet rregullatore,) që herë tjetër të bëjë atë që nuk bënë kësaj rradhe! Pra të miratonjë dhe publikojnë planin e veprimit për çdo palë zgjedhje. Plani i veprimit duhet të parashikojë me hapa dhe afate çdo veprim dhe çdo akt që duhet të shqyrtohet dhe miratohet nga organet e KQZ. Ai plan veprimi ju kërkua shpesh KQZ nga organizata që operojnë në fushën e zgjedhjeve, por ai plan nuk u demonstrua kurrë.

Raporti konstatoi mungesën e kompetencës së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve në vendosjen e sanksioneve administrative. Kjo kompetencë sipas Kodit i takon KAS, organit tjetër të KQZ që shqyrton ankimimet administrative. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve mundet të propozojë, por nuk vendos sanksione. Duhet kuptuar se ç’ndodh në këtë rast me ato 100 e ca gjobat që vuri Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe që i shpalli përpara 2 ditëve!

Raporti qartazi kur ka argumentuar përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë, e ka bërë këtë analizë duke ju referuar Kodit Zgjedhor. Per OSBE-ODHIR është i parëndësishëm rregulli i miratuar në Komisionin Rregullator që ia zgjeronte maxhorancës hapësirën e përdorimit të burimeve dhe promovimit të veprimtarive shtetërore në 4 muajt që paraprinin datën e zgjedhjeve.

Por duke referuar vetëm tek Kodi Zgjedhor, Raporti i ka hequr edhe te drejtën opozitës të ankohet për veprimet e maxhorancës, sa kohë që akti rregullator që i dha dorë të lirë maxhorancës është miratuar me vota absolute të të gjithë anëtarëve të Komisionit Rregullator. Dhe atje opozita ka 2 përfaqësuesit e vet dinjitoz.

Raporti la detyra të mëdha për Komisionerin e Mbrojtjes së të dhënave personale. Komisioneti ka emër! Quhet Besnik Dervishi dhe nëse nuk e ka nisur, duhet të nisë me urgjencë hetimin administrativ për analizën dhe vlerësimin e asaj që u quajt “mekanizmi i patronazhimit”.

Por ajo që është më e rëndësishme nga Raporti është rrëzimi që Raporti i bëri të gjitha ankimimeve boshe të PD.

Raporti vlerësoi procesin e ankimimit dhe arsyetimet e bëra në vendimmarrjen e KAS dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor.

Raporti i OSBE-ODHIR, ndërsa argumentoi keqpërdorimin e burimeve shtetërore, çertifikoi paaftësinë e PD-së për të mbrojtur me argumenta juridike dhe në rrugë ligjore shkeljet e pretenduara.

PD u përfaqësua me teste shkel e shko, të padenja për demokratët që duhet të mbrohen sot më shumë se kurrë.

Duke evidentuar dhe vlerësuar arsyetimin e vendimeve të KAS, dhe më pas Kolegjit Zgjedhor, OSBE-ODHIR çertifikoi rrëzimin e “ankimimeve” të PD, me të cilat nuk mbeti shqiptar pa u tallur.

Me sa duket këtë kuptoi edhe OSBE-ODHIR.

Ndaj bëri atë që PD-ja dhe juristët e Luli Bashës nuk e bëjnë dot./CNA.al

Lajmet e fundit nga