LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Raporti konfirmoi masakrën zgjedhore"/ Bylykbashi: Ja për çfarë do të bashkëpunonim me mazhorancën

27 Korrik 2021, 13:12, Politikë CNA
"Raporti konfirmoi masakrën zgjedhore"/ Bylykbashi: Ja për

Deputeti i zgjedhur i PD, Oerd Bylykbashi, ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit.

Bylykbashoi u shpreh se raporti konfirmoi të gjitha pretendimet e PD për zgjedhjet. Gjithashtu thekson se fenomeni i shit-blerjes së votës dhe presioni ndaj zgjedhësve janë të evidentuara në këtë raport.

I pyetur nëse do të bashkëpunin me mazhorancën nëse për të krijuar infrastrukturën për zgjedhjet të lira e të ndershme, Bylykbashi u shpreh se po nëse bëhet fjalë për interesin e shqiptarëve.

?Mjafton të lexojmë raportin, ai është faktik. Kanë marrë prova nga denoncimet që kemi çuar ne, në periudhë para zgjedhore, për t?i reflektuar në raport. Ne kemi denoncuar shkeljet. Kjo është konfirmim i raporteve të mëparshme.

Shit-blerja e votës është përsëri. Ishte kryesori në 2017-ën. Presioni ndaj administratës është përsëri. Ky raport konfirmon një traditë që është më negativja për shoqërinë shqiptare.

Gjithashtu duke konfirmuar të gjithë atë që kemi thënë ne, të gjitha janë rekomandime prioriteare. Mund të përmblidhet me 2 gjëra. Kemi një mekanizëm të ngritur në sistem, për kontrollin e zgjedhësve. Kontrollohet vota. Zgjedhësit nuk ishin të lirë. Rekomandimi kryesor ka qenë që është cënuar blerja e votës. Raporti konfirmon që kemi masakër të standardeve zgjedhore.

Reforma zgjedhore bëhet sepse duhet bërë, është e detyrueshme. Rekomandimet jo për lajla dhe lule. Shitblerja e votës, sekreti i votës si do të zgjidhen. Marrëveshja e 5 qershorit ka një virtyt. OHDIRI thotë që korniza ligjore ishte e fortë, por ligji u shkel. Ne do e ngremë më lart këtë digën. Do të përgatisim veten për të garantuar sa më shumë shqiptarëve, të drejtën për zgjedhje të lira.

Nëse ata thonë ne do të bëjmë këtë, quani si të doni. Nuk është çështje bashkëpunimi, por interes të shqiptarëve që zgjedhjet të mos jenë si këto. Zgjedhjet e ardhshme mund të jenë kudo?, shprehet ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga