LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit/ Basha: Konfirmoi shkeljet dhe denoncimet e PD gjatë fushatës

27 Korrik 2021, 10:13, Politikë CNA
Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit/ Basha: Konfirmoi shkeljet

Kreu i PD Lulzim Basha ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit.

Ai është shprehur se raporti konfirmon të gjitha shkeljet dhe denoncimet që PD ka bërë para, gjatë dhe pas fushatës.

Raporti i OSBE ODIHR po konfirmon se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore. Këtë tashmë e di gjithë bota demokratike se ky raport është vula e turpit mbi vjedhjen më të madhe të kryer në pluralizëm.

Shkrirja një  e partisë në pushtet dhe shtetit e kemi thënë ne e thotë dhe raporti, abuzimi me pushetin dhe funskionet publike, presion mbi punonjësit e amdinistratës publike, përdorimi i fondeve për të ndikuar paligjshmerisht votën, vjedhja e të dhënave private dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve, e kemi thënë ne, e konstaton edhe raporti, përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar forcë ndaj votës, mbyllja e kufijve dhe mohimi për të drejtën e votës së emigrantëve.

Asnjë nga krimet elektorale nuk është dënuar. Sic e shikon nuk po fërkojmë duart nga gëzimi se na doli fjala se ky regjim i ka shpallur luftë demokracisë, me 25 prill nuk ishte PD  që u dëmtua por shqiptarët dhe Shqipëria të cilët morën një goditje të rëndë.”, shprehet Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga