Connect with Us

Raporti i OSBE/ Këlliçi: Jam dëshmimtar okular i masakrës, nuk ka garë të ndershme me Ramën

Politikë

Raporti i OSBE/ Këlliçi: Jam dëshmimtar okular i masakrës, nuk ka garë të ndershme me Ramën

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Këlliçi shkruan se raporti konfirmoi se garë të ndershme me Edi Ramën nuk ka.

“Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR konfirmoi atë që dimë të gjithë:

Garë të ndershme me Edi Ramën nuk ka.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme i shërbejnë Shqipërisë dhe standardeve që BE kërkon prej vendit tonë.

Aty ku sovraniteti i zgjedhësve blihet me para të pista, me favore të paligjshme në tendera, konçensione e PPP, me legalizime banesash në minutë të fundit, me patronazhistë-gjurmues;

aty nuk ka zgjedhje të lira e as të ndershme.

Aty ka masakër elektorale!

Jam dëshmimtar okular i masakrës elektorale dhe nuk jam i vetmi. Në Kombinat, Vaqarr, Ndroq, Pezë, Unazë e Re, Kashar e Mëzez, kam parë e denoncuar rastet se si drejtorë e drejtoresha, prefekti e ministresha, së bashku me vartësit e tyre, braktisën punët e zyrës për t’u bërë patericë e një gojështhururi kronik.

PD është aset i Shqipërisë. Besimi i qytetarëve ndaj PD është aseti më i madh që ka forca jonë politike. Prandaj detyrimi ynë është të qëndrojmë të bashkuar përballë këtij regjimi.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Takimi me drejtuesit e degëve të PD/ Basha ia vë veshin Berishës: Në fokus Reforma Territoriale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryedemokrati Lulzim Basha në kuadër të situatës së krijuar brenda partisë, këtë të mërkurë, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e degëve, duke iu kërkuar që prioritet të kenë ‘Reformën Territoriale’.

Në këtë takim mësohet se në fokus kanë qenë konsultimet për Reformën Territoriale, që është një nga prioritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik sipas Bashës. Por që gjatë ditës së djeshme ishte edhe këshilla e ish-kryeministrit Sali Berisha për aksionin e parë të demokratëve në parlament.

LEXO EDHE:  Tallja me shqiptarët/ Kush janë 27 emrat e “listës Basha”

LEXO EDHE:  "Do shembet 30 qershori”/ Zbulohen detaje nga raporti që Opozita i  ka dërguar OSBE



Sipas PD-së, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët.

Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video/ Rama u lë vendin ministrave, i nxjerr para Kryeministrisë për të njoftuar vendimet e reja

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të dytë pas krijimit, ku janë marrë disa vendime të rendësishme.

Por ndryshe nga herët e tjera, ku vendimet  e marra njoftoheshin nga vetë kryeministri dhe botoheshin direkt në Fletoren Zyrtare, në mandatin e tretë, duket se Rama ka zgjedhur tjetër strategji.

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, kanë dalë përpara kryeministrisë dhe kanë njoftuar vendimet e marra.

LEXO EDHE:  Raporti europian/ Përmirësohet cilësia e ujërave të deteve, ja zonat më problematike

LEXO EDHE:  Raporti europian/ Përmirësohet cilësia e ujërave të deteve, ja zonat më problematike



Kjo duket se do të jetë dhe mënyra se si do të komunikohen vendimet e Këshillit të Ministrave gjatë mandatit të tretë të qeverisë “Rama”./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Basha del sërish bllof/ Justifikohet me amerikanët dhe gënjen demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i PD Lulzim Basha pas përjashtimit anti-statutorë të ish liderit historik Sali Berisha nga Grupi Parlamentar, ka tentuar të justifikohet, duke gjetur si alibi, amerikanët.

Në një deklaratë sot për mediat Basha është shprehur se “Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur.”

Me këtë deklaratë Basha e ka zhytur akoma më shumë veten e tij në “batakun” ku ka rënë duke thelluar më tej mosbesimin e demokratëve.

LEXO EDHE:  Meta “injoron” raportin e Venecias/ Draft i parëndësishëm, ja kur do flas zyrtarisht

LEXO EDHE:  Raporti europian/ Përmirësohet cilësia e ujërave të deteve, ja zonat më problematike

Qeveria amerikane nuk ka dhënë asnjë vendim që të përjashtohet Berisha nga Grupi Parlamentar, shkeljen e statutit dhe përjashtimet jane tiparet diktatoriale të Lulzim Bashës skane asnje lidhje me Amerikën.

Çështja është tek vendimet anti-statuore dhe abuzimet e Lulzim Bashës.

Kuvendi do të shqyrtojë abuzimet e skandalet e Lulit, jo vendimet e SHBA, siç gënjen Luli./CNA.al

Basha shënon “autogol”/ Deklarata që “fundos” kreun e PD  



Nevoja për Opozitë

Krimi që fsheh Lulzim Basha

 

LEXO TE PLOTE