Connect with Us

Qasja e opozitës ndaj raportit të ODHIR/ Nishani: Ka notuar në një pellg oportunizmi me veten e saj

Politikë

Qasja e opozitës ndaj raportit të ODHIR/ Nishani: Ka notuar në një pellg oportunizmi me veten e saj

Publikuar

-

Ish presidenti Bujar Nishani e cilëson oportuniste qasjen e opozitës ndaj raportit përfundmtar të OSBE ODHIR mbi zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi Nishani tha se opozita ka notuar në një pellg oportunizmi me veten e saj për qëllime të brendshme politike.

“Shikoj nota të oportunizmit. Ka qëne më i ashpër raporti paraprak i OSBE ODHIR. Prandaj them oportunizëm nga ana e opozitës sepse opozita sot nuk mund të dalë dhe të dramatizojë një proces ku ka kontributin e saj si përgjegjshmëri dhe përgjegjësi. Duke parë që raporti paraprak ishte një raport më i ashpër në gjykimin tim, raporti përfundimtar nuk e ka atë tonalitet dhe atë ngjyrim aq të ashpër sa e kishte parapraku tregon që opozita ka notuar në një pellg oportunizmi me veten e saj për qëllime të brendshme politike dhe aspak parimore.“- theksoi Nishani në Përballë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Tritan Shehu jep “alarmin”/ Po tentohet grusht shteti

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka kundërshtuar ashpër vendimin që punimet e komisioneve parlamentare, të zhvillohen online.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Shehu deklaroise mazhoranca po tenton një grusht shteti, brenda parlamentit.

Po tentohet grusht shteti brenda Kuvendit. Parlamenati duhet të jetë vendi i debateve, i vendimeve, i diskutimeve dhe i komisioneve. Askush nuk ka të drejtë t’i imponohet parlamentit. Ju doni t’ju mbyllni gojën e deputetëve ashtu siç u përdor komiteti para zgjedhjeve. Kjo është shumë e rëndë.”-tha Tritan Shehu./ CNA.al

Fillon me debate Kuvendi/ Rushaj: U mor një vendim antikushtetues



Tabaku ngre tonet në Kuvend/ Nuk keni fuqi t’i mbyllni gojën Opozitës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tabaku ngre tonet në Kuvend/ Nuk keni fuqi t’i mbyllni gojën Opozitës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur me tone mjaft të forta sot në seancën e Kuvendit, duke kundërshtuar që mbledhjet e komisioneve parlamentare të zhvillohen online.

Ajo ju drejtua mazhorancës, duke deklaruar se “nuk keni fuqi t’i mbyllni gojën Opozitës”.

Shkelqësia juaj ishit ngjitur në Opera dhe pa maska. Fëmijët po shkojnë në shkollë, autobusët janë plot.

Nuk keni fuqi të mbyllni zërin e opozitës dhe të cënoni të drejtën e qytetarëve për transparencë.



LEXO EDHE:  Si dështuan Spaho dhe Salianji në Korçë

LEXO EDHE:  Kavaja si kurrë më parë/1 mijë policë në gatishmëri ditën e zgjedhjeve

Kërkoni ti mbyllni gojën Opozitës dhe të mos kemi transparencë.

Këtu në Parlament i keni ngjitur deputetët. Dhe e vënë maskën, hë se po bëjmë foto.

E kuptoj që do merrni vendime politike që cënon çdo të drejtë të opozitës.

Në dy vite ka pasur mungesë transparence. Por, në tetë vite është shkelur çdo e drejtë. Nuk mund të vazhdoni ta bëni këtë”-deklaroi Jorida Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fillon me debate Kuvendi/ Rushaj: U mor një vendim antikushtetues

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka filluar me debate, pasi Partia Demokratike ka kundërshtuar mbledhjen e Komisioneve parlamentare online.

Deputeti i PD, Alfred Rushaj e ka cilësuar këtë si një vendim antikushtetues.

Meqënëse u diskutua për përmbajtjen e komisioneve, u mor një vendim antikushtetues në mënyrë të jashtëligjshme, tëpavlefshem që puna e komisioneve të zhvillohet onlinë. Rregullojra është e qartë. Në raste të jashtëzakonshme mund të mbahet online. Por sot nuk jemi në një gjëndje të tillë. Arsyeja pse do të bëhet kjo është sepse kërkoni të asgjësoni parlamentarizmin. Ne nuk e përkrahim. Kërkojmë që ai vendim të hidhet poshtë dhe të ndjekim rregulloren e Kushtetutës”-tha Rushaj.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili kërkoi që të shfuqizohet vendimi.

LEXO EDHE:  Tentoi të fshehë vrasjen e shoferit/ Kërkohet dorëheqja e ministrit Xhafaj

LEXO EDHE:  Si dështuan Spaho dhe Salianji në Korçë



“I kemi parë komisionet online, vitin e kaluar. Njëri në kafe tjetri në plazh, tjetri me gotën e rakisë, asnjë nuk e merrte vesh se cfarë votonte apo vepronte kur zhvillohen diskutimet online. Fëmijet shkojnë në shkolle, njerzit në punë edhe në koncerte. Për ata nuk ka problem. Vetëm ne duhet të mbrohemi. Ky është sinjal i gabuar që japim. Ai vendim duhet të shfuqizohet.

A nuk jemi në valën e vaksinimit. Deputetët të vaksinohen, të paraqesin në komisione testin. Kështu edhe garantojmë jetën e deputetëve por edhe garantojnë qytetarët që të informohen mbi punën e parlamentit të vet.

Po asgjësohet thelbi i demokracisë. Parlamentarizmi.”.-tha ndër të tjera Alibeaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE