LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Procesi i demontimit ende vazhdon….

27 Korrik 2021, 12:56, Opinione CNA
Procesi i demontimit ende vazhdon….

Nga Mentor Kikia 

Dy zv ministra pozojnë para një makinerie që pret, shkatërron apo demonton, armët e periudhës së komunizmit. Për vite me radhë vazhdojmë të bëjmë lajme dhe dalim në TV duke shkatërruar atë që trashëguam.

E nisëm me që në 1990:

Demontuam plantacionet me agrume, ullishta, serra, pemtore – dhe tani marrim kredi për ti mbjellë sërish!

Demontuam të gjithë stacionet e pompave dhe sistemet e kanalizimeve të vaditjes dhe të kullimit ? dhe tani mbajmë sytë nga qielli kur do të bjerë shi të na vadisë tokën!

Demontuam hidrovore dhe argjinatura ? dhe tani paguajmë dhjetra miliona Euro dëme nga përmbytjet çdo vit.

Demontuam shkollën, edukatën qytetare dhe marrëdhënien njerëzore, si derivate komuniste ? dhe tani kemi edhe njerëz të diplomuar që nuk dinë shkrim e këndim.

Demontuam fabrikat dhe uzinat, si ato ushqimore ashtu dhe industrinë e rëndë, i dërguam në Mal të Zi për shkrirje ? dhe tani blejmë nga jashtë edhe speca me gjizë dhe salcë domateje.

Demontuam pyjet, parqet, lumenjtë, tokën, bregdetin, si mbetje komuniste ? dhe tani hamë e vrasim njëri-tjetrin për një metër rërë.

Demontuam të gjithë ushtrinë, dhe tani kanë mbetur ende armatimet e lehta ? dhe tani dalim në TV për të reklamuar 100 palë këpucë ushtrie që na dhuron Gjermania.

Demontuam gjithëçka që lidhej me komunizmin, por vetëm vetë komunizmin si mentalitet qeverisjeje, si mentalitet njerëzor, nuk e demontuam dot ? dhe tani vuajmë ende nga një psikologji qeverisjeje dhe politikëbërjeje tipike komuniste.

A di ndonjëri nëse ka makineri që demonton komunizmin nga politika dhe mendja e njeriut?

15:02 Opinione

Dejavu PPSH-PD

Nga Denis Dyrnjaja Dje zhvilloi punimet Kuvendi Kombëtar i P...

Lajmet e fundit nga