Connect with Us

Policia vijon aksionin ndaj shoferëve/ Gjobiten 2051 drejtues, ja sa patenta janë pezulluar

Aktualitet

Policia vijon aksionin ndaj shoferëve/ Gjobiten 2051 drejtues, ja sa patenta janë pezulluar

Publikuar

-

Policia Rrugore vijon kontrollet parandaluese në zonat me risk të lartë për ngjarjet rrugore me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, me fokus shkeljet dhe mjetet që janë rrezik potencial për t’u përfshirë në këto ngjarje rrugore.

Nga kontrollet e dedikuara 🚔 në rrugët urbane dhe interurbane në të gjithë vendin, duke përdorur mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

👉Janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 33 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 177 km/h në aksin Tiranë-Durrës) dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur (deri në 1.02 mg/l).

👉Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2051 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht:

👉321 për parakalime të gabuara, 312 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 223 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 265 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë etj.

LEXO EDHE:  Video+foto-Aksidentohet prefekti i Korçës/ Ishte i dehur   

👉Në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve intensive, nisur edhe nga fakti se në shumë raste aksidentesh janë përfshirë edhe drejtues të motoçikletave, janë evidentuar dhe ndëshkuar 198 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

👉Janë ndëshkuar me masë administrative nga Policia Rrugore e Tiranës, falë edhe denoncimeve të drejtuesve të automjeteve që qëndrojnë në radhë, 267 drejtues mjetesh, për qarkullim në korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe ato të emergjencës.

👉465 drejtues mjetesh për parkime të gabuara, duke u bërë pengesë për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të këmbësorëve.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Pa Krishtin, Princin e paqes nuk ka kurrë paqe, por luftë

Publikuar

-

Nga

Nga Miron Çako

21 shtatori është caktuar si dita e paqes në botë. Pavarësisht mesazhit pozitiv që kërkon të japë kjo ditë, që kaq shumë bota ka nevojë për paqen, por që nuk e ka, ajo që të bën përshtypje, madje skandal është simboli që përdorin pacifistët për këtë ditë.

Shenja moderne e paqes u krijua nga Gerald Holtom për Fushatën Britanike për Çarmatimin Bërthamor në 1958, por  çuditërisht kjo shenjë të kujton një shenjë antikrishtere të shekujve paleokristian.

Shenja tregon një kryq me kokë poshtë me krahë të thyer brenda rrethit magjik. Këtë shenjë, që quhej kryqi i Neronit, duhet ta mbanin ata të krishterë renegatë, që nga frika mohonin Zotin Jisu Krisht, adhuronin perandorin, përfaqëuesin e pushtetit romak dhe ktheheshin në paganizëm.

Ky simbol modern i paqes, pavarësisht nëse është rastësi apo dinakëri, ajo që vlen të theksohet është se paqja nuk është një energji abstrakte në eter, por një energji, hir i Perëndisë Triadik, Atit, që e dërgon tek njerëzit me anën e Birit, nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë.

Njerëzimi në thellësinë e qenies së tij e dëshiron paqen sa edhe përshëndetjet e përditëshme mirdita, mirmbrëma në shumë kultura dhe popuj të lashtë fetar  i kanë përmbledhur me këtë fjalë, si në hebraike “shalom” (paqe) ose arabisht “salamalek”.

Kjo për arsye se të jesh në paqe dhe të jesh mirë janë thënie me një kuptim ose paralele në këto popuj.

Shpesh njerëzit, që nga lashtësia deri më sot, duke mos njohur apo injoruar burimin e paqes, që është Zoti, nuk e gjejnë paqen, prandaj  duhet të mësojnë nga ku buron paqja dhe ta pranojnë atë me përulësi dhe mirënjohje si një dhuratë prej së larti nga Ati i dritave.( Jakovi 1-17)

Bibla na mëson se njeriu u krijua sipas ikonës së Perëndisë ( Zanafila 2-26) dhe ishte i mbushur me hiret e Shpirtit të Zotit një ndër to ishte paqja (Galatasve 5-22), që do të thotë një gjendje harmonie me Krijuesin me veten , të afërmin, natyrën dhe konkretisht paqja është bekim, prehje, lavdi, pasuri, shpëtim, jetë e plotë për njerëzit.

Kjo paqe u zbeh ose humbi tek njeriu kur ai dëgjoi djallin, armikun e Zotit dhe racës njerëzore që e tundoi atë për të shkelur në liri ligjin e Zotit në kopshin paqësor të Edenit: “Ha lirisht nga çdo pemë e kopshtit, por mos ha nga pema e të mirës e të të keqes, sepse ditën që do hash prej saj do të vdesësh me siguri” (Zanafilla 2-17). Kështu njeriu ( Adami dhe Eva) mëkatoi kundër Zotit, vetes, tjetrit dhe krijimit, ashtu siç na e shpjegon Bibla ( Zanafillës3; 14-19)

Paqja është e lidhur me drejtësinë, prandaj mqs të gjithë mëkatuan në Adamin ( Romakët (5 12-19 ) dhe “Zoti shikon nga qiejtë bijtë e njerëzve për të parë nëse ndonjë prej tyre ka arsye edhe kërkon Perëndinë. Të gjithë kanë devijuar, janë korruptuar, asnjë nuk bënë të mirën as edhe një” ( Psalmi 14 2-4), paqja është kaq e brishtë tek njerëzit.

Madje edhe kur njerëzit nuk kishin luftë fizike përsëri nuk ishin në paqe mes tyre shpirtërisht, sepse paqja nuk është mungesa e luftës, por plotësia e lumturisë, që për njerëzit mëkatarë është e pamundur, sepse: “ska paqe për keqëbërësit, thotë Zoti” (Isai 48-22)

Prandaj paqja e humbur nuk mund të arrihet me përpjekje njerëzore si me tolerancë, nënshtrime, aleanca  apo edhe me luftë. Paqja është dhuratë e Zotit. Zoti është quajtur në Bibël (Jahveu Shalom ) Zoti i paqes( Gjyqtarët 6-24).

Zoti jo vetëm është paqësor, por dëshiron që edhe njerëzit ta rifitojnë paqen, ashtu siç thotë psalmisti: “I madh është Zoti që dëshiron paqen e shërbëtorit të vet” (Psalmi 35-27)

Njeriu duhet ti lutet Zotit që ta marrë paqen, por edhe kur ai lutet përsëri nuk e mer të plotë sepse paqja bashkëpunon me drejtësinë, dhe padrejtësia e mëkatit nuk e lejon paqen, prandaj nuk mjafton vetëm lutja, sepse dhurimi i paqes kërkon shkëputjen dhe shlyerjen nga mëkatet e njerëzve.

Edhe kur paqja profetizohet nga njerëzit sipas standarteve të tyre për ti qëtësuar ndërgjet e trazuara nuk është e vërtet, por e rreme ashtu si profeti Ezekiel akuzon profetët e rremë, që kërkonin t’i qetësonin njerëzit me fjalë, paqe të rreme: “Ata shëronin në sipërfaqe plagët e popullit tim duke thënë: Paqe! Paqe! e megjithatë nuk ka aspak paqe” ( Ezekieli 12 -15).

Duke qënë se njerëzmi nuk mund ta fitoj paqen e humbur nga vetvetja profeti Isaia profetizon për: “Princin e paqes” (Isaia 9-5), i cili do të japë “paqe pafund” (Isaia 9-6), ai do të krijojë një parajsë të re, sepse do të jetë “paqja vetë” ( Mikea 5-4) dhe jo vetëm paqen e njeriut me veten, por edhe kombet do të jetojnë në paqe larg luftës shekullore mes tyre” ( Isaia 2-4)

Por e gjitha kjo do të realizohet me një sakrifikim të një njeriu, që Shën Isaia e cilëson “Shërbëtori i vuajtur i Zotit”, i cili me sakrifikimin e tij do të tregojë se kush do të jetë çmimi i lartë për të rifituar paqen. (Isaia 53- 3-7)



Shpresa e profetëve dhe e të urtëve bëhet realitet në Jisu Krishtin, Birin e Perëndisë, që kur lindi në botë si njeri nga Gjithmonë Virgjëresha Zonja Shën Mari, engjëjt himnuan: “Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!”.( Luka  2, 14)

Jisu Krishti Biri i Zotit qe i vetmi që e solli paqen e Perëndisë në tokë, sepse në atë rri gjithë plotësia e Perëndisë ( Kolosianët 2-9), prandaj Jisui u thotë njerëzve mëkatarë: “Shko në paqe!”( Luka 7, 50), po me këtë fjalë ia kthen shëndetin gruas që vuante nga hemorragjia ( Luka 8, 48 ).

LEXO EDHE:  Kryetari i PD “shpërthen” ndaj policisë/As krim e as dreq nuk luftojnë “qentë”!

LEXO EDHE:  Kryetari i PD “shpërthen” ndaj policisë/As krim e as dreq nuk luftojnë "qentë"!

Krishti duke shënuar në këtë mënyrë fitoren e tij mbi fuqinë e sëmundjes dhe të mëkatit, i rikthyen paqen e humbur njerëzve që e kanë humbur nga mëkati dhe sëmundja .

Por kjo paqe është ndryshe nga paqja hipokrite e botës, produkt i nënshtrimit, oportunizmit dhe dhunës, që e kanë burimin tek egoizmi dhe mëkati.

Krishti thotë: “Ju mendoni se unë kam ardhur për të sjellë paqen mbi tokë? Jo aspak paqen, por përçarjen” ( Luka 12, 51).

Paqja e Krishtit që e mundi botën e mëkatit (Joani 16-33) nuk do t’i jepet të gjithëve, por vetëm si individ dhe popuj   që i besojnë Atij si Shpëtimtari i vetëm.

Krishti pasi i shpagoi mëkatet tona në kryq dhe shkatërroi satanin, ( Romakët 16-20) armikun e paqes, me vdekjen e tij vullnetare në kryq dhe Ngjalljen e Tij të lavdëruar iu shfaq nxënësve të frikësuar dhe ju tha:  “Paqja me ju!”(Luka  24, 36) dhe “Po ju lë paqen, po ju jap paqen time” ( Joani 14-27).

Këtë paqe apostujt duhet ta çojnë tek njerëzit, tek kombet, sipas fjalës së Krishtit: “Dhe nëpër atë shtëpi që të hyni më përpara thoni: “paqja kësaj shtëpie”. Dhe nëse aty është një bir paqeje, paqja juaj të zbresë mbi të nëse jo do të kthehet tek ju” ( Luka 1;5-6)

Atje ku njerëzit i pranuan apostujt,  jeta u qytetarizua dhe erdhi paqja, :”sepse Perëndia ka shpallur paqen me anë të Jisu Krishtit; Ai është Zotit i të gjithëve”.(Veprat e Apostujve 10, 36).

Pavarësisht se Krishti e ka mposhtur mëkatin e botës dhe na ka shpenguar me gjakun e tij (1 Petro 1 18-19), derisa mëkati nuk ka vdekur tek çdo njeri, sepse jo të gjithë i besojnë Ungjillit, paqja nuk është plotë në të gjithë njerëzit e botës, prandaj paqja e përgjithshme mbetet një e mirë, që aspirohet të vijë kur Zoti Jisu Krisht, Princi i paqes të zbresë për së dyti në Ditën e fundit, kur të krijohet “qiell i ri dhe një dhe i ri” ( Zbulesa 21 -1) dhe do të zbresi Jerusalemi qiellor( Qyteti i paqes) ( Zbulesa ,21 -10).

Deri në atë ditë nxënësi i Krishtit i mbushur me paqen  Krishtit brenda tij si një nga frytet e Shpirtit të Shenjtë (Galtasve 6-22) duhet të punojë për paqen në botë, sepse përpjekja do t’i sigurojë lumturinë e të qënit biri i Zotit, ashtu Zoti Jisu tha: “Lum ata që punojnë për paqen se do quhen bij Perëndie” (Matheu 5-9)

Paqebërës në Krishtin janë ata që me Krishtin dhe në Krishtin, nëpërmjet Mistereve të Kishës Apostolike Orthodhokse në Shpirtin e Shenjtë, çlirohen nga pasionet, sepse të jesh paqësor do të thotë të jetosh si Biri i Zotit Jisui, në paqe me veten, Perëndinë njerëzit dhe natyrën, pa frikën e ndëshkimit, privimit edhe në situatat më të tmerrshme, në vuajtje edhe në vdekje.

Nuk ka paqe pa drejtësinë, sepse: “drejtësia dhe paqja janë puthur njëra me tjetrën…Drejtësia do të ecë përpara tij dhe do të përgatisë udhën për hapat e tij” ( Psalmi 85 1-13)

Prandaj paqebërësit në Krishtin nuk bëjnë kompromise me të keqen, si me pakte, kompromise dhe deklarata me fjalë të bukura me retorik boshe, por ndeshen me të keqen e mëkatit tek vetja edhe tek bota, kudo që të jetë e ndërfutur ajo, në konflikt me frymën mëkatare pa kompromis deri në vdekje  ashtu si vetë Krishti, Princi i Paqes, i cili vetë ka shpallur se do të jetë shkaku i shumë konflikteve midis njerëzve.(Matheu 10 34-49)

Paqebërësi në Krishtin nuk i provokon të tjerët me zemërim dhe dhunë, por vetëm duke e jetuar dhe dëshmuar të vërtetën me dashuri, ai ja lë Zotit të drejtën e hakmarrjes ( Levitiku 19-18), ashtu si Jisui tha në kryq: ” O Atë, fali ata sepse nuk dinë se çfarë bëjnë” (Luka 23-34).

Paqja e plotë e botës do të vijë vetëm atëhere kur të gjithë njerëzit do ta pranojnë Krishtin si Princin e paqes.(Isaia 9-5)

Paqja e Perëndis  që kapërcen çdo  mendje ( Filipianëve 5-22)nuk gjendet sot në botën e mëkatit, as nëpër deklarata paqësore apo ditë paqeje njëherë në vit me simbol antikrisht, por gjithmonë gjendet e plotë në Kishën Katholike Apostolike Orthodhokse, e cila është “Trupi i Krishtit dhe Ai kreu i saj “( Efesianët 1-22-23), që i kapërcen dallimet racore, të klasës dhe seksit ( Galatasve 3-28 , Kolosianët 3-11) ,shkatare të konflikteve njerëzore.

Në të kundërtën kur njerëzit sado altruist dhe solidarë të jenë, po të mohojnë Krishtin, Princin e paqes dhe do t’i largohen Kishës, burimit të paqes, që ka fuqi të lajë në emër të Krishtit me Misteret e Shenjta mëkatet e njerëzve ( Joani 20;22-23) ,që janë burimi i çdo ndarjeje dhe konflikti me veten, Zotin, të afërmin, botën, paqja kurrë ska për të ardhur, por si shpagim i mëkateve dhe apostazisë do të vij shpejt konflikti, lufta dhe shkatërrimi i papritur, një histori e përsëritur për brezat apostat dhe mëkatarë që nuk e duan paqen e Zotit: “Sepse, kur thonë: “Paqe dhe siguri”, atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë mbi ta, ashtu si dhimbjet e lindjes të gruas shtatzënë dhe nuk do të shpëtojnë.” (1 Selanikasve  5-3 ).

LEXO TE PLOTE

Politikë

Trau në Rrugën e Kombit/ Nishani tregon lojën e Lulzim Bashës, thirrja e fortë për Opozitën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-presidenti Bujar Nishani e cilëson vendosjen e traut në Rrugën e Kombit, si një nga aktet më korruptive dhe vendimeve në errësirë, por edhe një akt antikombëtar, të qeverisë së Edi Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se ky akt antishqiptar, sikurse e cilëson ai, u “blindua” nga një lojë hilanjose dhe kompromentuese e opozitës së Lulzim Bashës.

Vendosja e Traut dhe Taksës në Rrugën e Kombit ishte dhe mbetet jo vetëm një prej akteve më korruptive dhe vendimeve në errësirë, por edhe një akt antikombëtar.

Trau dhe Taksa shqiptarofobe synon të frenojë sa më shumë të mundet qarkullimin e lirë të shqiptarëve, komunikimin e tyre ndër vedi.



LEXO EDHE:  Video+foto-Aksidentohet prefekti i Korçës/ Ishte i dehur   

LEXO EDHE:  Granatë kryebashkiakut të Lushnjes/ Policia vë shpërblim për gjetjen e autorit

Ky akt korruptiv dhe antishqiptar i qeverisë së E. Ramës u blindua nga një lojë hilanjose dhe kompromentuese e opozitës së L. Bashës.”-shkruan Nishani.

Më tej, ai i drejton edhe një thirrje të fortë deputetëve të Opozitës, të cilëve u kërkon të paraqesin në Kuvend iniciativën ligjore për heqjen e Traut dhe Taksës në Rrugën e Kombit.

“Ju bëj thirrje sot deputetëve të opozitës në Parlament të paraqesin menjëherë iniciativën ligjore për heqjen e Traut dhe Taksës Antishqiptare në Rrugën e Kombit.

Deputetët e opozitës të kushtëzojnë çdo përfshirje të tyre në legjislacionin e mëtejshëm, me këtë çështje madhore në interes të ekonomisë, lirisë dhe kombëtare të shqiptarëve !”-përfundon postimin e tij Bujar Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Video-Momenti kur tërmeti “shkund” gazetarët live në studio

Publikuar

-

Nga

BBC ka publikuar pamje gjatë momentit të lëkundjeve të forta të tërmetit, që shkundën pjesën juglindore të Australisë.

Në videon e publikuar nga BBC shihet momenti kur gazetarët dhe analistët ndodhen në studio, duke folur, ndihen lëkundjen e forta të termetit.

Personat në studio shihen të frikësuar, por arrijnë të përmbajnë veten.

LEXO EDHE:  Komuniteti serb feston përvjetorin e Betejës së Kosovës

LEXO EDHE:  Video+foto-Aksidentohet prefekti i Korçës/ Ishte i dehur   

Kujtojmë këtu se tërmeti 5.8 ka ballë i shkallës Righter ka goditur vendin në 09:15, sipas orës lokale, duke shkaktuar edhe panik tek qytetarët.



Foto-Njerëz të alarmuar dhe ndërtesa të rrëzuara/ Pamjet pas tërmetit të fuqishëm në Australi

LEXO TE PLOTE