LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia shtriu në tokë gazetarin/ Reagon Prokuroria e Tiranës: Po hetohen veprimet e incidentit

27 Korrik 2021, 13:25, Aktualitet CNA
Policia shtriu në tokë gazetarin/ Reagon Prokuroria e Tiranës: Po

Pas incidentit të ndodhur ditën e sotme mes policisë dhe gazetarit të Neës 24, Ergys Gjençaj, Prokurori e Tiranës ka reaguar duke thënë se po heton mbi rastin.

Sipas njoftimit thuhet se grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policisë për të përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve të tyre.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tiranë, në bashkëpunim me SHÇBA janë duke kryer verifikime të thelluara në lidhje me incidentin e ndodhur me gazetarët në rastin e operacionit policor antinarkotike ne nje zone te Tiranës.

Grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policisë për të përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve të tyre.

Sigurojmë opinionin publik që Prokuroria në bashkëpunim me të gjitha organet ligjzbatuese do jetë gjithmonë pranë qytetarëve, mediave dhe kujtdo personi që mund të cënohen nga veprimet arbitrare./ CNA.al

Lajmet e fundit nga