Connect with Us

Po lahej me familjarët/ Humb jetën në lumin Buna 13 vjeçarja

Kronika

Po lahej me familjarët/ Humb jetën në lumin Buna 13 vjeçarja

Publikuar

-

Po lahej me familjarët/ 7-vjeçarja mbytet në lumin Shkumbin

Mbytet një vajzë 13 vjeçe me inicialet Z.L në ujërat e lumit Buna në afërsi të fshatit Oblike të njësisë Ana e Malit.

7 vjeçarja po lahej me familjareët dhe pa pritur ka humbur jetën në lumin Buna.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë sqarimin e plotë të rrethanave.

Shkodër/ Informacion paraprak

LEXO EDHE:  I ka prindërit milionerë! Vajza e aktorëve të famshëm kapet duke shitur në rrugë

Më datë 27.07.2021, rreth orës 15:45, në lumin Buna, në vendin e quajtur fshati Zues, Shkodër, është mbytur duke u larë në lumë, shtetasja Z. L., 13 vjeçe, banuese në Oblikë, Shkodër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Strehonin emigrantë me destinacion BE/ Gjykata jep masën e sigurisë për 5 të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën “arrest me burg” për Rigers Vejsiun, i cili dyshohet se është arrestuar për trafik dhe strehim emigrantësh.

Ndërsa për bashkëpunëtorët e tij, gjykata ka caktuar masën “arrest shtëpie”.

Janë lënë në arrest shtëpie dy motrat: Drita Shehu, 55 vjeçe, Sanije Shehi, 64 vjeçe, shoferi Sterjo Germenji dhe Anamaria Mihallari, 24 vjeçe.

Kujtojmë së grupi trafikonte  emigrantë të huaj drejt BE, të cilët vinin në Shqpëri si turistë ose me leje pune.



Koka e këtij grupi kriminal, ishin 2 motrat, Drita Shehu dhe  Sanije Shehi, pronare të hoteleve në zonën e Laprakës. Bashkëpunëtor i ngushtë i tyre ishte dhe djali i Drita Shehut, Rigers Vejsiu.

LEXO EDHE:  E tërhoqën zvarrë duke e futur në makinë/ Zbardhen detajet tronditëse nga rrëmbimi i 13-vjeçares

LEXO EDHE:  E tërhoqën zvarrë duke e futur në makinë/ Zbardhen detajet tronditëse nga rrëmbimi i 13-vjeçares

Në funksion zbatoheshin 2 plane të mirëorganizuara, një për emigrantët që hynin në Shqipëri ilegalisht dhe një tjetër për emigrantë që vinin në vendin tonë si turistë të rregullt apo me leje pune. Qëllimi ishte destinacioni final drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Rigers Vejsiu është arrestuar në 2020 për trafik emigrantësh të paligjshëm dhe për vjedhje të parvazeve metalike dhe kangjella rrethuese për t’i shitur për skrap në pikat e grumbullimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trafiku i emigrantëve/ Arrestohet gardisti

Publikuar

-

Nga

I shpallur në kërkim për abuzim seksual/ Arrestohet 34-vjeçari në Lezhë

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, njëri prej të cilëve me detyrë punonjës i Gardës së Republikës. Arrestimi ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Pogradec.

Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe 1 shtetas tjetër, i cili transportonte 40 emigrantë të paligjshëm dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. K., 50 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë punonjës i Gardës së Republikës) dhe A. M., 59 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.

LEXO EDHE:  15-vjeçarja kineze që duket si kukull

LEXO EDHE:  I ka prindërit milionerë! Vajza e aktorëve të famshëm kapet duke shitur në rrugë



Ata kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në dalje të qytetit të Pogradecit, mjetin tip “Chevrolet”, me drejtues shtetasin D. K. dhe pasagjer shtetasin A.M, me të cilin këta shtetas po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kallashnikov dhe fishekë luftarake në banesë/ Në pranga 21-vjeçari nga Kuçova

Publikuar

-

Nga

cna, lajme , kronike

Një 21-vjeçar në Kuçovë është vënë në pranga për posedim të armëve të zjarrit.

Gjatë kontrolleve në banesë, i janë gjetur dhe sekuestuar një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarakë model 56.



“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve intensive për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri apo sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Alket  Hima 21 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarak model 56.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë 21-vjeçarin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE