Connect with Us

“Peshku i madh është bërë peshkaqen”/ Gazetari zbulon skandalin në SPAK

Kronika

“Peshku i madh është bërë peshkaqen”/ Gazetari zbulon skandalin në SPAK

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Një ditë më parë në media u raportua se Astrit Avdylaj, i cilësuar si “koka” e grupit kriminal, së bashku me 3 anëtarë të tjerë të grupit janë liruar nga qelia. Shkak është bërë kalimi i afateve të paraburgimit.

Sipas ligjit duhen 12 muaj paraburgim deri në dhënien e vendimit por deri më sot kanë kaluar 14 muaj dhe ende nuk është dhënë vendimi i shkallës së parë për Astrit Avdylajn e 3 te tjerët që janë hetuar si pjesë e grupit Volvo 4, të dosjes 339.

Por në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe gazetari Elton Qyno.

Ky i fundit, në një postim në rrjetet sociale, akuzon drejtpërdrejt prokurorët e SPAK, se kanë “djallosur” me duart e veta, një dosje që e kanë pasur mbi tavolinë.

Nëse një prokuror, do të djallosë me duart e veta një dosje që ka mbi tavolinë, është të luajë lehtësisht me afatet.

1. Me afatet e paraburgimit, duke i tejkaluar ato dhe dhënë mundësi të burgosurit të lirohet nga burgu.

2. Me afatet e hetimit të dosjes penale dhe komunikimit të akuzës zyrtare brenda afatit hetimor.

3. Shmangia e provave dhe papërdorshmëria e tyre procedurialisht.

4. Shkelje të rënda proceduriale të kryera qëllimisht, të cilat sjellin efektin “Nul”.(Pavlefshmërinë Absolute)

Një gjë e tillë ndodhi këtë javë në SPAK. Pikërisht në atë SPAK, që sot ju lëshua me tërbim hipotekës së Tiranës, për të kapur disa cironka dhe nga ana tjetër prokurorët e SPAK, hapën derën e burgut nr.313, duke liruar “Niçen” e famshëm apo Astrit Avdylaj, për shkak se këtij të fundit i kanë mbaruar afatet e paraburgimit prej gati 2 muajsh.

Dhe bashkë me “Niçen” e përgjimeve të votimeve në zgjedhjet parlamentare 2017 në qarkun e Durrësit dhe “Niçen” e Heroinës së Hasit, sot lanë qelinë dhe Jasin Kala dhe Fatos Llavdiu.”-shkruan gazetari.

LEXO EDHE:  Operacioni i SPAK në Gjykatën e Krujës/ Berisha: Përshëndes zbatimin e ligjit, po kursehen politikanë të PS

Më tej, ai thekson se nuk mund të presim arrestime të të ashtuquajtuve “peshq të mëdhenj”. Sipas tij, “peshku I madh” është bërë “peshkaqen” dhe nuk do tia dijë për rrjetën e SPAK.

Po ashtu, gazetari Qyno shkruan se sot, SPAK-u i ktheu qokën partisë.

E kam thënë dhe më parë që mos prisni më peshq të mëdhenj. Peshku i madh, sot është rritur dhe është bërë peshkaqen. I është bërë dhëmbi si i elefantit dhe nuk pyet për rrjetën e SPAK-ut.

Sot SPAK-u i Partisë ja ktheu qokën “Titit” të Partisë.

Tashmë të “çmendurit” Astrit Avdyli, njeriut që vinte në rresht të gjithë policinë dhe administratën shtetërore të Durrësit, do ti duhet të rruhet çdo ditë në ambjentet e shtëpisë së tij në Shijak, pikërisht nga punonjësit e policisë së Durrësit.

Kur do flasim…?”-përfundon postimin e tij Elton Qyno./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplasi me makinë 74 vjeçarin/ Arrestohet i riu në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi një natë më parë ka përplasur me automjet një 74 vjeçar. Policia bën me dije se shtetasi me inicialet K.P., rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në sheshin “Demokracia”, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin S.D., 74 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. Ndër të tjera mësohet se i lënduari po merr ndihmën mjekësore në spital. “K.P., 25 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, pasi më datë 07.09.2021, rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në sheshin “Demokracia”, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtatasin S.D., 74 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. I dëmtuari pasi mori ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi një natë më parë ka përplasur me automjet një 74 vjeçar.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet K.P., rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në sheshin “Demokracia”,  duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin S.D., 74 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.



Ndër të tjera mësohet se i lënduari po merr ndihmën mjekësore në spital.

LEXO EDHE:  “U manipuluan shifrat e viktimave nga Covid/ PD nuk ndal thirrjet: Të nisin hetimet!

LEXO EDHE:  Gara për kreun e SPAK/ Zbulohet kandidatura e dytë

“K.P., 25 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, pasi më datë 07.09.2021, rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në sheshin “Demokracia”,  duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtatasin S.D., 74 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. I dëmtuari pasi mori ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Shkodër  është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Operacion i madh antidrogë në Tiranë/ 7 në pranga, e pëson dhe kryeplaku i fshatit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi akuzohen për kultivim kanabisi.

Pas një hetimi proaktiv 4-mujor nën drejtimin e  Prokurorisë  së Rrethit  Gjyqësor Tiranë, nga ana e sherbimeve të Komisariatit të Policisë  Nr.1, mbështetur nga strukturat e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë si dhe nga  Forcat “Shqiponja”, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor I koduar “Kryezi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe  ndalimi I shtetasve:

L. C, 55 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ Organizator i kultivimit të bimëve narkotike në territorin e fshatit Kryezi. .

D. H, 34 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’, ‘’Shpërdorim i detyrës “.

E. M, 21 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’,

A. M, 31 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’.

K. Gj, 32 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’,



G. Gj, 36 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’.

LEXO EDHE:  Sekuestrimi i 400 kg kokainë në Kosovë/ Kraja: Operacioni tregoi efikasitetin e strukturave tona

LEXO EDHE:  Arrestimet e bujshme të ish zyrtarëve/ Balla: PS nuk mban përgjegjësi për ata që kanë hesape me drejtësinë

Xh. H, 32 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’.

Ndalimi i  këtyre shtetasve është bërë pasi nga terësia e veprimeve proceduriake si dhe provave të sekuestruara  rezulton se këta  shtetas në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë kultivuar në territorin e fshatit Kryezi të rrethit Tiranë, një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.

Nga  kontrolli  i ushtruar në banesat e tyre dhe gjate ushtrimit të kontrollit personal u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë zjarri, një armë gjuetie, municion luftarak si dhe 11 telefona të ndryshëm, konkretisht, një kallashnikov, dy pushkë , një pistoletë dhe një çifte.

Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas dyshohet  të jenë edhe autorë të  tentativës për kultivim poo në këtë fshat në vitin 2020.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale  ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve , armeve shperthyese dhe i municionit’’, ‘’Shpërdorim i detyrës “.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Me shpejtësi “skëterrë” dhe manovra në rrugë/ Policia gjobit qindra shoferë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Nisur nga fluksi i madh i automjeteve përgjatë sezonit turistik e në vijimësi, Policia Rrugore e Kavajës, ka vijuar kontrollet intensive në rrugën interurbane Kavajë-Rrogozhinë e Kavajë-Durrës, përgjatë dy muajve të fundit.

Si rezultat, gjatë kontrollit në të dyja kahet e lëvizjes, gjatë sezonit turistik janë konstatuar shpejtësi deri në 167 km/h në kulmin e fluksit shumë të shtuar.



Si rezulatat i kontrollleve  intensive vetëm javën e fundit  janë  pezulluar  25 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara që varonin nga 129 km/h deri në 152 km/h.

LEXO EDHE:  SPAK-u në gjumë/ Yuri Kim i “tërheq” veshin

LEXO EDHE:  Pengmarrja dhe vrasja e mistershme e Jan Prengës/ Dosja në dorë të SPAK

Gjithashtu janë vendosur 102  masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë po pa sanksionin plotësues , si dhe janë vendosur 8 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE