Connect with Us

Pesë të zhdukur pas një shpërthimi në një kompleks të industrisë kimike në Gjermani

Bota

Pesë të zhdukur pas një shpërthimi në një kompleks të industrisë kimike në Gjermani

Publikuar

-

Pesë persona llogariten të zhdukur dhe disa të tjerë mbetën të plagosur pasi që një shpërthim tronditi një park industrial në qytetin perëndimor gjerman të Leverkusenit të martën, duke ngritur shtëllunga tymi.

Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmë gjatë Katastrofave e cilësoi shpërthimin si “një kërcënim të skajshëm” dhe u kërkoi banorëve të qëndrojnë brenda si dhe të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.

LEXO EDHE:  Ministri gjerman mbështet hapjen e negociatave

Operatorët e kompleksit Chempark në Leverkusen, rreth 20 kilometra në veri të Këlnit, thanë se shkaku i shpërthimit është ende i paqartë. Ata thanë se zjarrfikësit dhe automjetet për zbulimin e shkallës së ndotjes u dërguan në zonë.

Policia mbyllu disa nga rrugët kryesore dhe autostradat në në afërsi.

Më shumë se 30 kompani operojnë në Chempark në Leverkusen, duke përfshirë komanitë Covestro, Bayer, Lanxess dhe Arlanxeo./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Dy vjet nga zjarri që preku katedralen “Notre-Dame de Paris”/ Zyrtarët francezë japin lajmin e madh

Publikuar

-

Nga

Duket se perpiekjeve për të ringritur “Notre -Dame de Paris” po ju vjen fundi, dy vjet pasi një zjarr shkatërroi pjesën e papafingos si edhe disa orendi të vjetra me shumë vlerë brenda katedrales.

Presidenti Emmanuel Macron, menjëherë pas zjarrit në prillit 2019, tha se katedralja, e cila daton në shekullin e 12 –të, do të rindërtohej dhe më vonë premtoi se do të rihapet për vendasit dhe turistët deri në vitin 2024.

Sipas Reuters, faza restauruese përfshin përforcimin e qemerëvë të dëmtuar nga zjarri, rregullimi i kornizave gjigande dhe ringritja e drurëve në formë harku

LEXO EDHE:  Ministri gjerman mbështet hapjen e negociatave

LEXO EDHE:  Shpërthim në Paris

Katedralja do të rikthehet në modelin e saj të mëparshëm, atij të projektuar nga arkitekti Eugene Viollet-le-Duc në mesin e viteve 1800.



Puna e restaurimit përfundimtar pritet të fillojë gjatë muajve të ardhshëm pas një procesi zyrtar ku do të zgjidhet kompania ndërtuese.

Kujtojmë se zjarri në Notre Dame shkaktoi tronditje në Francë dhe në mbarë botën.

Qëndra e Parisit po shkatërohej dhe e gjithë skena u pa nga parisianët e përlotur dhe turistët. Të gjithë mëzi presim që katedralës ti kthehet shkëlqimi i dikurshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Annalena Baerbock: Ëndrra e shkurtër për t’u zgjedhur kancelare 

Publikuar

-

Nga

cna lajem bote

Ishte atëherë ende në krye, më 19 prill 2021: Së bashku me bashkëkryetarin e partisë Të Gjelbrit, Robert Habeck, Annalena Baerbock, 40 vjeç, doli para shtypit në Berlin dhe deklaroi se do të jetë kandidatja e partisë për kancelare. E para me një shans real në atë kohë për t’u zgjedhur. Në atë kohë disa sondazhe i shihnin të Gjelbrit para Unionit CDU-CSU dhe Partisë Socialdemokrate (SPD). Në përputhje me to Baerbock u prezantua me vetëbesim me fjalët: “Kështu sot fillon një kapitull i ri për partinë tonë. Dhe nëse ne e bëjmë mirë, edhe për vendin tonë “.

Gabime dhe dështime në fushatën elektorale

Por Të Gjelbrit nuk e bënë mirë. Baerbock-ut iu desh të pranonte, se nuk i kishte raportuar siç duhet në Bundestag pagesat e partisë. CV-ja e saj zyrtare përmbante gabime, Baerbock kishte renditur organizata, në të cilat ishte gjoja anëtare, si për shembull “Fondi Marshall gjerman”. Por ajo nuk aty është anëtare. Dhe në qershor Baerbock publikoi një libër me titull: “Tani. Si të rinovojmë vendin tonë”. Në të ajo kopjoi pjesë të tëra nga autorë të tjerë, gjë që vetë e pranoi menjëherë si gabim, por popullariteti i saj ra ndjeshëm.

Tani pak para zgjedhjeve të Gjelbrit, edhe për shkak të gabimeve të kandidates së tyre, kanë vetëm rreth 15 përqind të votave. Një rezultat i mirë ky për të Gjelbrit, por larg ëndrrave të së kaluarës.

Tre vite shumë të shpejta në krye të partisë

E re, me vetëbesim, me dëshirë për pushtet: Ky ishte imazhi, që Baerbock dëshironte t’i jepte vetes, që kur u bë e njohur në mbarë vendin. Në fillim të 2018 ajo u zgjodh kryetare e partisë. E veshur me një xhaketë të zezë lëkure, deputetja e Bundestagut nga Brandenburgu eci drejt foltores në kongresin e partisë në Hanover, ku mbajti një fjalim pasionant dhe luftarak. Sidomos një fjali e saj u citua në ditët dhe javët në vijim: “Ne nuk po zgjedhim sot gruan në krah të Robertit, por po zgjedhim kryetaren e re!”, tha Baerbock mes duartrokitjeve të stuhishme të delegatëve.

Fillimisht më pak e njohur se Robert Habeck, partneri i saj në kryesinë e të Gjelbërve, ajo kishte zhvilluar prej kohësh profilin e vet: si eksperte e klimës në grupin parlamentar; si eksperte e politikës së jashtme; si aktiviste e guximshme kundër populizmit dhe ksenofobisë. Kur dyshja e suksesshme e Të Gjelbërve u konfirmua pothuajse dy vjet më vonë, në dimrin e vitit 2019, në një kongres të partisë në Bielefeld, Baerbock mori 97 përqind të votave. “Burri në krah të saj”, bashkë-kryetari Habeck, mori 90 përqind.

Sportiste dhe eksperte e së drejtës ndërkombëtare

Ajo ka qenë përherë ambicioze. Kur ishte adoleshente Baerbock, e lindur në 1980 në Hanover, ishte sportiste dhe merrte pjesë në gara. Në kampionatet gjermane në kërcimin e trampolinës ajo zuri vende të treta. Në moshën 16 vjeçare shkoi për një vit në SHBA. Më vonë ajo studioi në Hamburg dhe në “London School of Economics and Political Science”, atje mori një diplomë master. Baerbock është në gjendje të japë intervista në një anglishte të rrjedhshme. Kjo nuk është e vetëkuptueshme për politikanët gjermanë as në vitin 2021.

LEXO EDHE:  “Nuk është prioriteti ynë”/ Gjermania refuzon të ndihmojë financiarisht Turqinë

LEXO EDHE:  Gjermani, si do punësohen azilantët, përmes “kartës blu”

Pas zgjedhjes së saj dhe të Habeckut në krye të partisë, Të Gjelbrit përjetuan rezultate të mira në sondazhe, me rreth 20 përqind në të gjithë vendin, plus sukseset elektorale në zgjedhjet evropiane dhe në zgjedhjet në landet gjermane. Deri në momentin kur me avancimin e fushatës zgjedhore partia filloi të bjerë gjithnjë e më shumë në sondazhe.



Për dhënien fund të prodhimit të energjisë nga qymyri dhe kufizimin e shpejtësisë

Ashtu si dhe Habeck, Baerbock nuk i frikësohet kontaktit me politikanët konservatorë. Që kur ata të dy janë në krye të ekologjistëve, ka pasur vazhdimisht spekulime për një koalicion të mundshëm të CDU, CSU me të Gjelbrit pas zgjedhjeve. Por Baerbock, e cila konsiderohet me lidhje të forta brenda të Gjelbërve, i kushton rëndësi të madhe programit të vet ekologjik.

Ajo është për dhënien fund të prodhimit të energjisë nga qymyri në Gjermani para vitit 2038, siç planifikon qeveria aktuale. Ajo është për një limit shpejtësie prej 130 kilometrash në orë në autostrada, është kundër rritjes së shpenzimeve gjermane për mbrojtjen, edhe pse partnerë të rëndësishëm si SHBA dhe CDU dhe CSU e kërkojnë me ngulm këtë gjë.

Në programin e tyre zgjedhor Të Gjelbrit kërkojnë hapa shumë më energjikë për mbrojtjen e klimës, që vijnë pa dyshim edhe si rezultat i ndikimit të ekspertes së klimës Baerbock.

Green Deal i evropianëve me SHBA

Në një intervistë për DW në janar 2021 Baerbock ishte e lumtur për presidentin e ri të SHBA Joe Biden dhe kthimin e tij te marrëveshja e Parisit për mbrojtjen e klimës. Por në të njëjtën kohë udhëheqësja e Të Gjelbërve formuloi edhe pritjet e saj të qarta dhe konkrete: “Letrat presin me durim. Këtë e kemi përjetuar vitet e fundit. Prandaj kjo situatë duhet shfrytëzuar nga ne evropianët, qeveria gjermane, që propozimet që ka bërë administrata amerikane për një bashkëpunim neutral për klimën, të zbatohen vërtet. Ne duhet të bëjmë propozimet tona për një “Green Deal” transatlantik, evropian.”

Në programin e tyre zgjedhor, Të Gjelbrit nuk kanë deklaruar si shpesh herë në të kaluarën, se synojnë të bëjnë aleancë kryesisht me socialdemokratët. Sipas sondazheve aktuale, të Gjelbrit mund të qeverisin me SPD dhe Liberalët, ndoshta madje edhe me SPD dhe partinë e Majta. Por edhe një koalicion me CDU, CSU dhe FDP, për shembull, do të ishte i mundur.

Në kryeqytetin e Brandenburgut, Potsdam, ku jeton Annalena Baerbock, do të ketë pa dyshim një duel të fortë në zgjedhjet parlamentare: Baerbock është kandidatja e të Gjelbërve. SPD përfaqësohet nga zëvendëskancelari dhe ministri i Financave Olaf Scholz. Dhe ai është kandidati i socialdemokratëve për kancelar./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosovë-Serbi: Tensione dhe bllokadë rrugësh në veri Vazhdon reciprociteti i targave

Publikuar

-

Nga

Serbët në veri të Kosovës po mbajnë të bllokuara rrugët për në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak në kufirin Kosovë-Sebi, duke kundërshtuar kështu vendosjen e reciprocitetit nga Kosova për targat e veturave të Serbisë. Policia e Kosovës disa herë u detyrua të perdorë gazin lotsjellës  në përpjekje për të liruar rrugët, por bllokimi vazhdon duke krijuar një situatë të tensionuar.

Autoritetet e larta të Serbisë paralajmëruan kundërpërgjigje, siҫ tha presidenti Aleksandër Vuҫiq  “masa të dhimbshme politike dhe ekonomike”. Që nga mëngjesi i së hënës (20.09), policia e Kosovës nuk po lejon që veturat me targa të Serbisë të hyjnë në territorin e Kosovës. Deri tani, Serbia nuk ka lejuar veturat me targa të Kosovës të hyjnë në Serbi, por u ka vendosur targa të përkohshme.

Të njëjtën gjë po e bën nga edhe Kosova, ku autoritetet po vendosin në veturat me targa të qyteteve të Serbisë, regjistrime të përkohshme për qarkullim brenda në Kosovë. Vendosja e reciprocitetit nga Kosova në targa të veturave me Serbinë, nxiti tensione në veri të Kosovës, përkatësisht në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, ku grupe serbësh lokalë po mbajnë të bllokuara rrugët në veri. E kjo situatë ka shqetësuar bashkësinë ndërkombëtare, që po bën thirrje për qetësi dhe ulje tensionesh. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Peter Stano, tha se “tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe tha se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla”.

Liria e lëvizjes kusht themelor i BE-së

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj, se liria e lëvizjes është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, deklaroi  nga Brukseli Peter Stano.

Sipas tij, “Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes”. Edhe ambasada e SHBA-së në Kosovë ju bashkua thirrjes së Bashkimit Evropian që Kosova dhe Serbia të përmbahen dhe t’i ulin tensionet menjëherë. “Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian në thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe t’i ulin tensionet, menjëherë, pa vonesë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

LEXO EDHE:  Jemen/45 të vrarë nga shpërthimi në kampin e refugjatëve

LEXO EDHE:  Gjermania shënon rritje masive të infektimeve me Covid-19/ Merkel apel qytetarëve: Reduktoni kontaktet



Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së, bëri të ditur se i ngarkuari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë ka arritur në Beograd për ta diskutuar këtë cështje me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuҫiq. E ky i fundit pas vendosjes së reciprocitetit të Kosovës në targat e veturave të Serbisë, tha se do t’i kundërpërgjigjet Prishtinës siҫ tha me “masa të dhimbshme politike dhe ekonomike”, pas një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që e ka thirrur për të martën në Beograd.

Aleksandër Vuçiq, akuzoi Prishtinën për shkelje të marrëveshjeve të Brukselit. “Shpejt do të flasim për masat tona, do të jenë të dhimbshme, sidomos në planin ekonomik. Shpresoj të mos jetë e nevojshme të marrim këto masa”, tha Vuҫiq. Sipas tij, “Serbia duhet të jetë e gatshme për dialog edhe në kushtet më të vështira”, por tha  se “nuk shoh arsye në këtë moment për dialog”.

Kosova e kishte paralajmëruar vendosjen e masës së reciprocitetit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga ana e tij, tha se “veprimet e ndërmarra për reciprocitet në targa të veturave të Serbisë, nuk kanë për qëllim të cenojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve serb apo të provokojnë ndonjë destabilizim”.

“Si kryeministër ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zbatimin e kësaj nuk janë drejtuar kundër qytetarëve serbë, nuk kanë për qëllim të cënojnë lëvizjen e lirë qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarë do destabilizimi. Pres nga të gjithë ta kuptojnë drejt, se sot nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshme, sot po fillon zbatimi i një marrëveshjeje, me të cilën është pajtuar edhe Serbia”, tha Kurti në një seancë të parlamentit.

Kosova kishte paralajmëruar vendosjen e masës së reciprocitetit për targat e veturave të Serbisë, gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi që drejton delegacionin  e Kosovës në Bruksel, kishte thënë se marrëveshja për targat skadon më 15 shtator dhe se Kosova nuk do ta respektojë atë njëanshëm. Çështja e targave të veturave ishte e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, të arritur në korrik të vitit 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./DW

LEXO TE PLOTE