LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk do të luaj lojërat idiote të demokratëve”/ Pastori kërcënon vizitorët se do t’i dëbojë nëse hyjnë në kishë me maskë

27 Korrik 2021, 09:01, Kosova & Bota CNA
“Nuk do të luaj lojërat idiote të demokratëve”/

Një pastor në Tenese është i lodhur nga vënia e maskës me detyrim dhe ka kërcënuar predikuesit se nëse vendosin maskat brenda në kishë do t?i dëbojë.

Pastor Greg Locke, nga Neshville, e bëri këtë deklaratë në meshën e të dielës duke thënë se njerëzit që shkojnë brenda në kishë me maskë do t?iu kërkojë të largohen.

Gjatë deklaratës ai u shpreh se nuk do të luajë lojën e demokratëve në kishë. Ai u shpreh se ishte i lodhur duke folur për kufizimet e Covid-19 apo për rritjen e rasteve me variantin Delta.

“Unë nuk do të luaj këto lojëra idiote?, tha Locke, ?Një bandë pastorësh që flasin gjithë kohës se duan t?i shohin njerëzit të shërohen dhe kanë frikë t?i pagëzojnë për shkak të një varianti Delta, më kanë ardhur në majë të hundës këto?, ka thënë pastori.

Gjithashtu u shpreh  se nuk ka asnjë asrye për të cilën kisha e tij mund të mbyllet./ CNA.al

Lajmet e fundit nga