LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mungoi në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD/ Sqarohet Nishani: Refuzoj të jem pjesë e teatrit absurd

27 Korrik 2021, 19:57, Politikë CNA
Mungoi në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD/ Sqarohet Nishani:

Ish presidenti Bujar Nishani sqaron se përse nuk u bë pjesë e punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të mbajtur 10 ditë më parë.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë Nishani thotë se u distancua nga një teatër absurd.

“Plotësisht dakord me parimin i munguari është gabim por në këtë rast nuk ishte një mungesë por ishte distancim. Gjithcka pas 25 prillit po tentohej të shnderrohej në një teatër absurd. Pra u distancova nga të qënit teatër absurd sepse ne nuk kemi nevojë për absurdin. Ne kemi nevojë për një të vërtetë dhe e vërteta mund të jetë e hidhur, mund të jetë e dëmshme për dikë në kuptimin e kostove që mund të marr në karrierën politike në përgjithësi individuale por në fund të fundit është mundësia më e mirë për tu adresuar në ditët që pasojnë.” – tha Nishani në Përballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga