LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mjeshtri i Madh”, feston 71-vjetorin e lindjes/ Urimi i veçantë i Julian Dedës: Kujdes, mos u gënjeni nga kjo fytyrë

27 Korrik 2021, 08:37, Kulturë CNA
“Mjeshtri i Madh”, feston 71-vjetorin e lindjes/ Urimi i

Aktori i njohur i humorit, Zef Deda feston sot 71-vjetorin e tij. Djali i tij, Julian Deda i ka dedikuar një urim mjaft të veçantë.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa publikon një foto me aktorin e madh, Julian Deda shkruan se pas asaj fytyre, fshihet një ?uragan? me energji dhe pozitivitet.

?Kujdes, mos u gënjeni nga kjo fytyrë, në pamje të pare e qetë. Brenda saj fshihet një uragan me energji, me pozitivitet dhe me dëshirë për ta jetuar jetën në maksimumin e saj. Kështu ka qënë gjithmonë dhe vazhdon të jeteë dhe sot, tamam si një 71 vjeçar që i ka ndërruar vendin numrave. Je i mirë shumë Babush, për mua je më i miri.

Edhe 100 vite të tjera të uroj, shëndet të plotë dhe shijoje jetën, sepse e meriton…!

Të du fort artist…!?-shkruan Julian Deda.

Por, kush është Zef Deda

Zef Deda, aktori i madh i humorit shqiptar mbetet emri më i vlerësuar nga publiku. Në vitet e jetës së tij artistike, aktori Zef Deda ka sjellë me qindra role duke përcjellë momente të veçanta për publikun.

Komediani i njohur ka spikatur me personazhet e tij për tu vlerësuar si aktori i madh i humorit shqiptar, i nderuar dhe me titullin ?Mjeshtër i Madh?.

Zef Deda lindi më 27 korrik 1950, në Shkodër. Zefi rrjedh nga një familje që artin e kanë në gen.

Babai i tij ka qënë piktor dhe merrej nga pak edhe me aktrim. Daja i babait, po edhe gjyshi, kanë qënë artistë, shkrimtarë. Gjithashtu, shumë prej të afërmve kanë pasur lidhje me artin. Talenti i tij spikati që në moshë të vogël me imitime, interpretime e duke kënduar dhe ishin pikërisht këto gjëra që e vendosën Zefin në zbatimin e ëndrrës së tij të skenës, një ëndërr e kahershme, që në vegjëli.

Zef Deda është shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40 vjet në Teatrin Migjeni të Shkodrës dhe ka krijuar një galeri prej disa qindra karakteresh me një mimikë e shkathtësi të shkëlqyer.

Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran, të cilët e kanë cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Artisti i Merituar, Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë që vazhdon duke ushtruar me sukses profesionin e aktorit.

Është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy fëmijë, Julian Deda dhe Marjan Deda. Ndjehet krenar që stafetën e artit e ka kaluar tek dy djemtë e tij të talentuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga