Connect with Us

VIDEO/ Përmbysje e çmendur, Teuta kalon në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Sport

VIDEO/ Përmbysje e çmendur, Teuta kalon në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Publikuar

-

Teuta ka bërë mrekullinë duke u kualifikuar në raundin tjetër të Ligës së Konferencës. Durrsakët kanë përmbysur në transfertë humbjen turpëruese 2-0 në shtëpi përballë Inter D’ Eskaldes të Andorrës.

Sebino Plaku shënoi nga një gol në secilën pjesë loje duke çuar takimin e sotëm në shtesa ndërsa aty Kallaku me penallti realizoi golin e 3-0 që vulosi kualifikimin historik për ekipin durrsak.

FT: Inter Escaldes-Teuta 0-3

Plaku 25′ 80′, Kallaku 105′

105’+1’ GOOOL Teuta. Shënon Kallaku me penallti.

LEXO EDHE:  Ismajli skanon Superioren: Titullin e meriton Teuta, por do doja ta fitonte Partizani

105’ Top i shkëlqyer i Kallakut për Grudën i cili hyn në zonë por ndalet nga portieri në mënyrë të parregullt. Gjyqtari nuk ka dyshime dhe bën shenjë nga pika e bardhë.

Ndeshja shkon ne shtese… you

FORMACIONET ZYRTARE

INTER D’ESKALDES: Gomez, Galego, Bosh, Besone, De Nova, Moreno, Garsia, Roka, Klemente, Artigas, Sol De Vila, Trajner: A.Garsia

TEUTA: Frashëri, Kotobelli, Arapi, Aleksi, Todorovski, E.Vila, Daja, Kallaku, Plaku, Seferi, Gerogiev, Trajner: E.Martini

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Intervista speciale e Armando Brojës dhe Myrto Uzunit pas fitores me Hungarinë

Publikuar

-

Nga

Pas fitores ndaj Hungarisë me rezultatin 1-0 në stadiumin “Elbasan Arena”, falë golit të Armando Brojës, ishte ky i fundit së bashku me Myrto Uzunin të cilët kanë intervistuar njëri-tjetrin në mikrofonat e “FSHF.org”, duke shprehur të gjithë lumturinë e tyre pas këtij triumfi:

Armando Broja – “Jam shumë krenar për këtë fanellë dhe këtë ekip, është një gol me vlerë dhe jam shumë i lumtur për këtë gol. Ngadalë-ngadalë po vazhdoj përpara dhe jam në ritmin e duhur. Myrto Uzuni është lojtar shumë i mirë, luan shumë mirë në ekip, është super lojtar.”

LEXO EDHE:  Ismajli skanon Superioren: Titullin e meriton Teuta, por do doja ta fitonte Partizani

LEXO EDHE:  Finalja e Kupës së Shqipërisë/ “Shpërthen" Artan Hoxha: Titulli i vendosur, ja kush do fitojë sezonin e ri



Myrto Uzuni – “Ka qenë një ndeshje e madhe për mua, pasi vija në formën time më të mirë. Këtë e shfaqa në fushën e blertë, jam shumë i lumtur për tre pikëshin edhe vazhdojmë kështu së bashku duke shënuar dhe duke asistuar për njëri-tjetrin.”

LEXO TE PLOTE

Sport

Uruguai fiton me Bolivinë, Kolumbia dhe Kili kënaqen me barazime

Publikuar

-

Nga

Me ndërprerjen e superklasikes Brazil-Argjentinë, vëmendjen më të madhe në raundin e 8-të të sfidave kualifikuese për Botërorin Katar 2022 në zonën e Amerikës së Jugut, e mori Uruguai.

Edhe pse pa dyshen Suarez-Cavani në sulm, përfaqësuesja Celeste u rikthye te fitorja pasi mposhti lehtësisht me rezultatin 4-2 Bolivinë në një ndeshje të dominuar nga skuadra e gjeneralit Oscar Tabarez.

Një fitore me peshë që e ngjiti Uruguain në vendin e 4-t të renditjes pozicion që e kualifikon direkt në Botërorin aziatik. Në mungesë të El Pistoleros dhe El Matador, rolin e goleadorit te Uruguai e mori mesfushori i Flamengos De Arrascaeta i cili kishte shënuar edhe në barazimin ndaj Perusë 3 ditë më parë.

Në minutën e 15-të De Arrascaeta i cili në këtë sfidë u aktivizua si qëndërsulmues nga Oscar Tabarez zhbllokoi shifrat, ndërkohë që pas gjysmë ore lojë Uruguai realizoi edhe golin e dytë me mesfushorin e Realit të Madridit Federico Valverde.



Në fillimin e pjesës së dytë Agustin Alvarez trefishoi shifrat ndërkohë që Bolivia u përpoq të rikthehej në ndeshje me Marcelo Morenon, por De Arrascaeta shënoi golin e dytë personal me një 11-metërsh në minutën e 67-të duke vulosur suksesin e uruguianëve, ndërkohë që 6 minuta para fundit fitoi një 11-metërsh edhe Bolivia me Marcelo Morenon që realizoi sërish.

LEXO EDHE:  Teuta i beson eksperiencës, prezanton Sebino Plakun

LEXO EDHE:  Historia e mbretëreshës ilire Teuta

Tjetër barazim për Kolumbinë i treti radhazi dhe sërish me shifrat 1-1.

Los Cafeteros të cilët për momentin mbajnë vendin e 5-të në renditje me 10 pikë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Paraguait me Juan Cuadradon që me një 11-metërsh iu kundërpërgjigj golit të Antonio Sanabrias për vendasit.

Mori një fitore shumë të rëndësishme Peruja që mposhti 1-0 Venezuelën me një gol të Christian Cuevas në minutën e 35-të, ndërkohë që supersfida mes Ekuadorit dhe Kilit nuk prodhoi shumë emocione pasi u mbyll në një barazim pa gola.

LEXO TE PLOTE

Sport

ZYRTARE/ Një numër 10 për Kukësin në limit, zbulohet lojtari që firmosi dhe zëvendëson Ibraimin te verilindorët

Publikuar

-

Nga

Klubi i Kukësit ka arritur të godasë në limitet e merkatos, teksa ka prezantuar zyrtarisht dhe mesfushorin serb, Luka Milunoviç.

28-vjeçari ka firmosur dje një kontratë 1-vjeçare me verilindorët duke u bërë kështu lojtari i ri i skuadrës. Milunoviç shihet si pasuesi ideal i Agim Ibraimit dhe gjithashtu ai më parë është aktivizuar edhe me fanellat e Debrecen, Aris Selanik, Partizan i Beogradit, Zulte, Melah, Sabah Vozdovac dhe së fundmi ishte pjesë edhe e Napredak në kampionatin serb të futbollit.

Lajmin e zyrtarizimit të Milunoviç e ka bërë vetë klubi i Kukësit me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen mesfushorit 28-vjeçar.

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT –

“Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Luka Milunoviç është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 28-vjeçar ka firmosur ditën e djeshme me klubin një kontratë njëvjeçare duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

⚽️ Mesfushori serb vjen te skuadra jonë nga ekipi i Napredak ku u aktivizua së fundmi në kampionatin serb, teksa ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Debrecen, Aris Selanik e Partizani i Beogradit.

💪🏻 Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Welcome Luka 🤝

Skeda e Lojtarit:



LEXO EDHE:  Historia e mbretëreshës ilire Teuta

LEXO EDHE:  Teuta i beson eksperiencës, prezanton Sebino Plakun

Emri: Luka Milunoviç

Mosha: 28 vjeç

Kombësia: Serb

Gjatësia: 1.80 m

Pozicioni: Mesfushor

Klubet e meparshme: Napredak, Debrecen, Melaka, Sabah, Vozdovac, Aris, Platanias, Partizani Beograd, Zulte.”

LEXO TE PLOTE