Korça revoltë kundër Bashës/ Anëtarët e kryesisë së PD japin dorëheqjen

27 Korrik 2021, 09:24, Politikë CNA
Korça revoltë kundër Bashës/ Anëtarët e

14 anëtarë të kryesisë së PD-së në Korçë, kanë dhënë dorëheqjen, duke shprehur kështu kundërshtimin e tyre, ndaj Lulzim Bashës dhe mënyrës sesi ai po drejton Partinë Demokratike.

Në deklaratën e tyre, anëtarët e kryesisë së PD, shprehen të revoltuar nga arroganca, shpërfillja, nepotizmi dhe papërgjegjshmëria e lidershipit të PD.

Sipas tyre, me këtë mënyrë drejtimi, mendojnë se Partia Demokratike po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij për të luftuar qeverisjen katastrofike të Edi Ramës.

Deklarata e plotë:

Të nderuar demokrate dhe demokratë! Nisur nga sa ka ndodhur dhe po ndodh me drejtimin e Partisë demokratike të shqipërisë, kemi dalë sot para jush dhe para opinionit publik, si anëtarë të kryesisë të Partisë Demokratike dega Korçë, për të dhënë dorëheqjen tonë nga funksionet drejtuese që mbajmë.

Gjykojmë që, lideri aktual i saj, po tenton me arrogancën e tij, ta kthejë partinë Demokratike në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave të tij personale.
Me veprimet apo mosveprimet e tij, mendojmë se Z.Basha ka hedhur poshtë të gjithë mundin dhe sakrificat tuaja dhe tonat në opozitën më të vështirë në historinë e Partisë Demokratike.

Gjithashtu, me këtë mënyrë drejtimi, mendojmë se Partia Demokratike po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij për të luftuar qeverisjen katastrofike të Edi Ramës.
Të ndodhur në këto kushte, e gjejmë të pamundur të ushtrojmë funksionet tona dhe të shohim me optimizëm drejt së ardhmes të kësaj partie.

Theksojmë me forcë, për ti mbyllur rrugën të gjitha hamendësimeve, se jemi dhe mbetemi anëtarë të Partisë Demokratike dhe mbështetës të ideve dhe vlerave që ajo mbart që nga dita e krijimit të saj./CNA.al

Lajmet e fundit nga