Connect with Us

 “Kishte një debat shumë të fortë”/ Klodiana Lala rrëfen incidentin: Çfarë thanë zyrtarët e lartë në telefon

Kronika

 “Kishte një debat shumë të fortë”/ Klodiana Lala rrëfen incidentin: Çfarë thanë zyrtarët e lartë në telefon

Publikuar

-

 “Kishte një debat shumë të fortë”/ Klodiana Lala rrëfen incidentin: Çfarë thanë zyrtarët e lartë në telefon

Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga aksioni i policisë pranë “Shkollës së Bashkuar” dhe incidenti që ndodhi me gazetarin e “News24″, Ergys Gjençaj, i cili u mbajt për një orë i shoqëruar nga uniformat blu, pasi po filmonte operacionin.

Gazetarja Lala tregoi në rubrikën “Opinion”, në News24, gjithë ngjarjen, ku tha se është takuar me gazetarin Gjençaj në makinën me logon e televizionit, për të ardhur në zyrë, por rrugës ka parë forca të shumta policie. Gazetarja Lala tha se i ka kërkuar vetë Gjeçajt të filmojë aksionin e policisë, pasi vetë ishte ulur para në makinë dhe e pengonte shoferi.

Më tej, gazetarja u shpreh se ata dolën nga makina për të parë më mirë se çfarë po ndodhte, duke shtuar se kishte kontaktuar edhe zyrtarë të lartë policie.

“Unë ndodhesha te SPAK, sapo kisha raportuar vendimin e GJKKO për Fatmir Mediun. Në moment që kemi përfunduar jam telefonuar nga Ergysi dhe duhet të vija me të njëjtin automjet për në punë. Unë isha ulur në vendin e parë të makinës, ku pashë forca policie. Ishte një numër shumë i konsiderueshëm policësh. E kisha të pamundur të filmoja, pasi kisha shoferin në krahun e majtë dhe i them Gysit të filmojë. Kur u afruam, pamë disa civilë, që thërrisnin me zë dhe i kërkonin drejtuesit të mjetit të hapte derën, ata po insistonin. Këtu ka filmuar Ergysi. Ai nuk e hapte derën, kishte ulur siguresën, kishte një debat shumë të fortë. Dolëm të shqetësuar, pasi pamë se jeta e qytetarëve po rrezikohej. Sapo dolëm, policët u sulën drejt nesh. Ergysi ishte duke filmuar, ndërsa unë telefonova një zyrtar policie dhe e pyeta se çfarë po ndodhte. Më tha që po bënin një operacion antidrogë, por nuk mund të jepte detaje. Në atë moment, policia mori gazetarin. Iu drejtova policit, që ishte i maskuar, dhe i thashë që jemi gazetarë dhe nuk po cënojmë punën e tyre, pasi po bëjmë punën edhe ne. Kam komunikuar në këto momente me zyrtarë të lartë të policisë, që më konfirmuan se po merreshin me procedurat për gazetarin. Ajo që më shqetësoi ishte se po e mbanin shumë Ergysin”, tha gazetarja Lala.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Klodiana Lala zbulon skandalin/ Çfarë po ndodh pranë burgut 313

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një foto, ku po hapen themele, për një ndërtesë pranë burgut 313.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se themelet janë hapur fare pranë ndërtesës së burgut, dhe sipas saj nuk do të ishte çudi që ndonjë i dënuar i rrezikshëm të hapë një tunel dhe të dalë në liri.

Por, gjithashtu ajo jep “alarmin” e zaptimit të çdo centimetër tokë në vendin tonë, duke mos lënë asnjë hapësirë për fëmijët.



LEXO EDHE:  “Jo dhunës ndaj grave”/ Policia e Shtetit nismë për ndërgjegjësim

Kjo gropa është hapur në themelet e burgut 313. Prisni ndonjë ditë kur të nxjerrë kokën ndonjë i dënuar. Një tunel dhe fap del në liri ndonjë vrasës apo grabitës i dhunshëm.

Babëzia këtu ska fund. Si mundet me u zaptu cdo cm tokë. Po si nuk latë një pëllembe vend për femijet që të kenë mundësinë të luajne në një park të gjelberuar? Na moret frymën nga betoni…

Foto bërë nga kati i 3 i gjykatës së Tiranës (dhoma penale)”-shkruan Klodiana Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Çmendet” 55-vjeçari/ Dhunon me sende të forta vajzën e tij

Publikuar

-

Nga

Gjermania dhe Sllovenia në ndihmë të vajzës që i mbijetoi dhunës seksuale në Shqipëri

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pas akuzohet se ka dhunuar vajzën e tij.

Ndërkohë është arrestuar edhe një person i shpallur në kërkim. I arrestuari është Sh.M., 43 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 13.09.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.



“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin D. Sh, 55 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.
Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Sh. M., 43 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 13.09.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin H. H., pasi në Daullas, Fier, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur një sipërfaqe me shegë.
Gjithashtu, filloi procedimi penal për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” për shtetasit A. H., 26 vjeç dhe L. Dh., 50 vjeç, banues në Drizë, Fier, pasi për motive të dobëta janë goditur me njëri-tjetrin me sende të forta.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Shpejtësi në kufijtë e çmendurisë/ Policia rrugore bën “kërdinë” në Elbasan-Tiranë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet në aksin Elbasan-Tiranë, duke ndëshkuar 28 shoferë, për shkak se udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara, ku 10 prej tyre u është pezulluar patenta.

Policia bën të ditur se kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat gjatë dy netëve të fundit janë evidentuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 8 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit.

Si dhe janë vendosur 17 masa administrative me vlerë 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

“Vijon kontrollin me radar , në rrugët interurbane me rrisk për aksidente rrugore si, Tiranë – Elbasan – Tiranë – Durrës – Tiranë, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit me alkooltestues, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrollit permanent, me lëvizje në shumë pika ku dhe rreziku është më i madh si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara janë evidentuar nga kontrolli me radar në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan, 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 134 km/h deri 181 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 1 deri në 9 muaj dhe masë administrative nga 7.000 deri në 20.000 lekë të rinj .

18 masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varionte nga 118 km/h deri në 127 km/h.



LEXO EDHE:  Terrorizoi banorët dhe qëlloi me armë drejt policisë/ Arrestohet 45-vjeçari, Josif Kavaja

LEXO EDHE:  Aksion në Elbasan/ Sekuestrohet pasuria 700 mijë euro e 33-vjeçarit

Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat gjatë dy netëve të fundit janë evidentuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 8 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit , në masën që varionte nga 0.33 mg/l deri në 0.46 mg/l.

Si dhe janë vendosur 17 masa administrative me vlerë 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.”-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE