LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kaç Islami shikon ëndrra dhe zgjohet me "makthe"

27 Korrik 2021, 13:29, Satire Politike CNA
Kaç Islami shikon ëndrra dhe zgjohet me "makthe"

Ish-deputetit të PS-së, Kastriot Islamit, i cili pasi u përjashtua nga socialistët shkoi tek PD, duket se ka filluar të shikojë ?ëndërra? dhe të zgjohet me ?makthe?.

Së fundi në një postim në rrjetet sociale, Katriot Islami ka bërë një postim, që të bën të dyshosh se vërtetë do ketë parë ?ëndërra? të frikshme, ose I lënë mënjëanë kërkon të bëjë protagonistin politik, duke publikuar palacollëqe.

Islami shkruan se qytetarët i janë ankuar se kafja e hidhur, po iu shkakton diabet, sepse detyrohen ta ëmbëlsojnë me sheqer.

?Te nderuar miq, shume qytetare me jane ankuar se kane dyshime qe ?kafja e hidhur?, sidomos ajo qe tregetohet me cmim te ulet ne oret e para te mengjesit, po ju shkakton Diabetin 2. Sepse sipas tyre jane te detyruar te perdorin shume sheqer per te neutralizuar hidhesine. Nuk kam dijeni per kete gje dhe sygjeroj qe fjalen e fundit te sakte ta thote nje mjek specialist?! Shpresoj qe kjo te mos jete e vertete sepse efektet/pasojat do te ishin te shumellojta? ndjese per shqetesimin per kete lajm jo te kendshem!?-shkruan Islami në postimin e tij.

Lajmet e fundit nga