Connect with Us

Interesim i jashtëzakonshëm, ja sa bileta janë shitur deri tani për ndeshjen Vllaznia-AEL Limasol

Sport

Interesim i jashtëzakonshëm, ja sa bileta janë shitur deri tani për ndeshjen Vllaznia-AEL Limasol

Publikuar

-

Kaos mes vapës, tifozë që ndihen të fyer, radhë të gjata dhe mbi të gjitha një interesim i jashtëzakonshëm në Shkodër për të blerë një biletë për ndeshjen që do të luhet të enjten mes Vllaznisë dhe AEL Limasolit në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 21:00.

Ditën e djeshme ka nisur shitja e biletave në sportelet pranë stadiumit, por edhe “online” në internet, mirëpo tifozët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre. Ka mjaftuar një problem teknik për pak minuta, që të krijohet radhë e gjatë në sportelin kryesor te stadiumi, por tifozët janë ankuar edhe për faktin se edhe “online” sistemi nuk ka funksionuar.

Megjithatë, kompania e kontraktuar për shitjen e biletave, ka zgjidhur problemin në kohë dhe nga ajo që mëson “Panorama Sport”, në vetëm 5 orë shitje në ditën e parë, kanë “avulluar” rreth dy mijë bileta. Vlen të theksohet se në “Loro Boriçi” nuk do të lejohen më shumë spektatorë se 30 % e kapacitetit të stadiumit, që do të thotë rreth 5 mijë të tillë.

Me një interes kaq të madh, me siguri do të jenë të shumtë ata që do të mbeten pa bileta, edhe pse jo për faj të tyre. Një biletë në tribunat C1, C2, C3, C4, E1, E2, E3 dhe E4 kushton vetëm 3 mijë lekë të vjetër. Në tribunat D1, D2, D3 dhe D4 nga 6 mijë lekë të vjetër, ndërsa në A dhe B, nga 10 mijë lekë të vjetër. Vetëm në sektorin VIP bileta është më e shtrenjtë, 50 mijë lekë të vjetër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Krahasimi me Maradonën, Ribery prezantohet te ekipi italian

Publikuar

-

Nga

Salernitana ka bërë një goditje të madhe në merkato, duke firmosur me Frenk Riberi. Sulmuesi francez është në përfundim të karrierës së tij, e cila është e mbushur plot me suksese dhe trofe. Ish-futbollisti i Bajernit ka firmosur një kontratë 1-vjeçare më Salernitanën me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit në rast se ekipi mbijeton në Serie A. Riberi ka mbajtur ditën e sotme edhe konferencën për shtyp, ku është prezantuar në radhët e skuadrës së tij të re. Francezi thekson se pavarësisht se e kanë pritur siç bënë më Maradonën te Napoli, ai ia ka lënë trofetë të shkuarës.



“Ndihem mirë dhe jam në dispozicion për të ndihmuar Salernitanën të arrijë shpëtimin. Është e rëndësishme të gjesh ritmin menjëherë, por jam i vetëdijshëm se stërvitja me ekipin është larg nga përgatitja e personalizuar. Zgjodha Salernon sepse pashë ngrohtësinë e njerëzve, sot përqafimi me publikun ishte vërtet i bukur dhe mezi pres të filloj. E di që drejtori e krahasoi ardhjen time me atë të Maradonës në Napoli, por unë nuk erdha këtu për të folur për titujt që kam fituar. Kur jam në fushë, kupat që kam ngritur nuk llogariten, mentaliteti im është krejtësisht i ndryshëm”, ka deklaruar Frenk Riberi.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

U përplas me Bekim Balajn, zbulohet gjendja shëndetësore e portierit hungarez

Publikuar

-

Nga

Portieri titullar i Hungarisë, Piter Gulashi, i cili mbajti dhe shiritin e kapitenit mbrëmjen e djeshme, luajti vetëm 45 minutat e para të ndeshjes ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena”, pasi pati një përplasje me Bekim Balajn në minutën e 27-të dhe stafi mjekësor mjekësor vendosi të mos e rrezikojë më gjatë.

Gjithsesi pas kontrollit të detajuar për ndonjë problem të mundshëm në kokë apo shpinë, tashmë është konfirmuar se për fat të mirë dëmtimi i Gulasgut ishte i lehtë dhe portieri do të fluturojë nesër drejt Gjermanisë, për t’u vënë në dispozicion të stafit mjekësor të Lajpcig, klubit ku është pjesë prej disa sezonesh.



Gardiani 31-vjeçar do të kryejë një tjetër ekzaminim mjekësor, para se të nisë përgatitjet për sfidën e fundjavës, ku Lajpcig do të përballet me Bajernin e Mynihut në “Red Bull Arena”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zëvendësoi Agnellin, Al Khelaifi thërret Asamblenë e ECA-s dhe ironizon me Superligën

Publikuar

-

Nga

Presidenti i ri i ECA-s, Nasser Al Khelaifi ka thirrur Asamblenë e 26 të shoqatës Europiane të Klubeve të Futbollit, që është edhe mbledhja e parë që prej përjashtimit të Realit të Madridit, Barcelonës e Juventusit.

Bosi i Paris Saint Germain mori vendin e kreut të ECA-s pak muaj më parë, duke zëvendësuar Andrea Angellin, pas përfshirjes së këtij të fundit në nismën për krijimin e Superligës Europiane, një projekt që dështoi që në nisje.



Pikërisht nga ky projekt i dështuar nisi fjalën e tij edhe Nasser Al Khelaifi, i cili e quajti Superligën një dështim dhe tha se në ECA do të mundohet të përfaqësojë interesat e të gjithë anëtarëve, për të përballuar sfidat që ofron e ardhmja në futboll.

“Nuk do të zgjatem duke folur për atë që “nuk ishte aq Super Ligë”, pasi nuk dua të merrem me ata që tregojnë përralla e dështojnë. Kush ka kërkuar të ndahet, ka dështuar. Ndjehem i nderuar që jam kryetar i ECA-s dhe jam këtu për të përfaqësuar interesat e çdo anëtari të vetëm e për të kontribuuar në përballimin e sfidave të futbollit sot”, deklaroi ndër të tjera Al Khelaifi.

LEXO TE PLOTE